LIVE UPDATES
Politike

Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave, rritja e kërkesave për azil irriton Gjermaninë, Francën dhe Italinë, DOKUMENTI: Ven

29 Shtator 2021, 14:23 Nga DOSJA
Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave, rritja e kërkesave për

BRUKSEL– Shqipëria rrezikon që t’i hiqet mundësia për të udhëtuar pa viza brenda vendeve të Bashkimit Evropian. EuObserver shkruan se ka parë një dokument konfidencial ku është hedhur në letër zhgënjimi i rritur i Framcës, Italisë dhe Gjermanisë pas rritjes së kërkesave për azil nga vendet e rajonit të Ballkanit që udhëtojnë pa viza, mes tyre dhe Shqipëria.

Në dokument thuhet se Gjermania është ndjerë e turpëria nga Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, pasi këto vende kanë rritur ndjeshëm kërkesat për azil, pas liberalizmit të vizave. Gjermania gjithashtu fajëson Shqipërinë dhe Serbinë si ndër 10 vendet kryesore me probleme. Hollanda ishte shteti i parë dhe i vetëm i BE-së që deri më tani ka kërkuar pezullim të vizave, por kërkesa e saj kundër Shqipërisë në vitin 2019, u refuzua nga Komisioni Evropian.

Artikulli i Plotë:

Qëndrimi i paligjshëm dhe kërkesat e pabazuara për azil nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor, bashkë me shtete Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, po shkaktojnë diskutime mbi pezullimin e udhëtimit pa viza në BE. Dokumenti i brendshëm i BE -së, i datuar më 27 shtator dhe i parë nga EUobserver, vjen një ditë përpara turneut të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, përpara një samiti të Ballkanit që pritet të mbahet më vonë këtë muaj.

Zhgënjimi duket se po rritet mes Francës, Gjermanisë dhe Italisë, vende që po diskutojmë mbi ndalimin e një abuzimi të supozuar. Njerëzit nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë lejuar të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë që nga dhjetori i vitit 2009. Kjo u pasua në vitin 2010 me Shqipërinë dhe Bosnjë -Hercegovinën, Moldavinë në 2014, dhe Gjeorgjinë e Ukrainën në 2017-n.

Udhëtimi pa viza shihet nga Komisioni Evropian si një “arritje e rëndësishme” në marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe ish-shteteve sovjetike nën ombrellën e politikës së saj të “Partneritetit Lindor”. Por jo të gjithë janë të kënaqur, pasi kërcënimi i të ashtuquajturit ‘Mekanizmi i Pezullimit të Vizave’ tani po diskutohet në mënyrë aktive. Një rritje më shumë se 50 përqind në qëndrimet e parregullta, ose aplikantët për azil me përqindje të ulëta njohjeje, janë të nevojshme që vizat të rivendosen. Vendet që refuzojnë të marrin shtetasit e tyre gjithashtu mund të rrezikojnë kthimin e vizave.

Në dokument thuhet se Gjermania u turpërua me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Ajo gjithashtu fajësoi Shqipërinë dhe Serbinë si ndër 10 vendet kryesore me probleme, pasi në atë vend janë rregjistruar rritje në “shkeljet e paautorizuara të qëndrimit” nga Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina.

dokumenti gjithashtu citon një rritje prej 51 përqind të kërkesave për azil nga Gjeorgjia gjatë tre muajve të fundit, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2019. Moldavia regjistroi një rritje prej 429 përqind midis qershorit dhe gushtit 2019 dhe qershorit dhe gushtit 2021.

“Në rast të një përmirësimi të vogël ose aspak nga vendet e treta, COM [Komisioni Evropian], sipas mendimit tonë, duhet të theksojë se fillimi i Mekanizmit të Pezullimit të Vizave është një opsion i vërtetë,”- tha delegacioni gjerman në dokument.

Italia bëri komente të ngjashme mbi Moldavinë, duke vënë në dukje se rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore që operonin përmes “vendeve fqinje” po abuzonin me udhëtimin pa viza. Roma atëherë hodhi idenë e heqjes së Moldavisë nga udhëtimi pa viza “në rast të përparimit të pamjaftueshëm”.

Franca ishte gjithashtu e pakënaqur me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë dhe mbetet e kujdesshme ndaj serbëve. Republika Çeke tha se ka parë një numër të lartë të kërkesave të pabazuara për azil nga shtetas gjeorgjianë, moldavë dhe ukrainas.

“Të gjithë shtetasit pa viza arrijnë në 47.4 përqind të të gjitha kërkesave për azil këtë vit (një rritje nga 38.5 përqind në 2016),”- thanë çekët, duke vënë në dukje gjithashtu një rritje të “qëndrimit të paligjshëm”.

Nga ana e saj, Belgjika e përshkroi numrin e kërkesave për azil nga Moldavia në vitin 2021 “si një rritje alarmante”.

Hollanda është shteti i parë dhe i vetëm i BE-së që deri më tani ka kërkuar pezullim pa viza. Por kërkesa e saj, kundër Shqipërisë në vitin 2019, u refuzua nga Komisioni Evropian. Komisioni ka kërkuar që Këshilli, që përfaqëson shtetet anëtare, të vendosë kufizime për vizat në Bangladesh, Irak dhe Gambia për dështimin e marrjes së shtetasve të tyre. Franca të martën njoftoi një ulje të mprehtë të numrit të vizave të dhëna për njerëzit nga Algjeria, Maroku dhe Tunizia.

“Është një vendim drastik, dhe i paparë, por që u bë i domosdoshëm nga fakti se këto vende refuzojnë të marrin shtetasit që ne nuk duam ose nuk mund t’i mbajmë në Francë,”- tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal për radion Europe 1.

Një ditë më parë, agjensia e lajmeve “Reuters” shkruante qartë se Bashkimi Evropian nuk mund ta garantojë me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Europë. Referuar diplomatëve, që thonë se gjashtë vendet e Ballkanit nuk e kanë të sigurt vendin e tyre në BE, ashtu siç edhe u është premtuar nëse plotësojnë kushtet e vendosura, Reuters shtonte se ka siguruar një dokument konfidencial ku thuhet se anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të rajonit në Bashkimin Europian nuk është i garantuar. Sipas agjencisë në fjalë, ajo që e pengon integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është frika nga reagimi i disa shteteve anëtare.  Në artikull paralajmërohet se edhe në Samitin që pritet të zhvillohet më 6 tetor mes liderëve të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor, pritet që të mos caktohet asnjë datë apo të mos jepet ‘drita jeshile’ për hapjen e negociatave.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rikthimi i vizave per shqiperine rikthimi i vizave per shqiperine


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet