LIVE UPDATES
Politike

“Për Zotin, me zor po presim”! Qytetarët e Kavajës i ankohen Bashës, kryedemokrati: Shtetin, administratën dhe instituc

11 Mars 2021, 14:35 Nga DOSJA
“Për Zotin, me zor po presim”! Qytetarët e Kavajës i

KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite takime me biznese dhe qytetarë, në qytetin e Kavajës, me të cilët ka diskutuar mbi problematikat kryesore të jetës së tyre të përditshme.

Mes të tjerash, Basha iu është drejtuar qytetarëve të Kavajës, duke iu thënë se “Ju përshëndes dhe ju falënderoj nga zemra. Zëri i Kavajës ka qenë zëri i ndryshimit, gjithmonë dhe kështu do të jetë edhe kësaj radhe.”- tha ai. 

Po ashtu Basha, u është drejtuar qytetarëve që të mbajnë distancës për shkak të koronavirusit.

Basha është takuar me disa biznese ku ka dëgjuar problematikat dhe shqetësimet e tyre, sakaq u ka premtuar se të gjithë institucionet në Shqipër do t’u rikthehen qytetarëve.

Diskutimet mes Bashës dhe qytetarëve:

 

Grida Duma: Lira flet shumë bukur kryetar, por ka sot emocione me sa po kuptoj.

Lulzim Basha: Çlirohu nga emocionet. Çlirohu nga emocionet. Sa dasma ka pas këtë verë?

Qytetarja: Asnjë dasmë! Dy vite pa dasma, dy vite jemi penalizuar prej virusit. Unë ju uroj me datën 25 prill fitore PD dhe demokracisë, ju si kryeministër!

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra!

Qytetari: Më bëhet qejfi shumë që erdhët këtu!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Lulzim Basha: Në 25 prill!

Qytetari: Në 25 prill!

Lulzim Basha: Fiton Kavaja, fiton e gjithë Shqipëria!

Qytetari: Gjithë Shqipëria!

Lulzim Basha: Jo thjeshtë demokracia dhe Partia Demokratike.

Qytetari: Po gjithë Shqipëria, Partia Demokratike!

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra.

Qytetari: Shumë faleminderit!

Lulzim Basha: Faleminderit! Faleminderit shumë! Punë të mbarë!

Lulzim Basha: Pandi si je? Si kalon?

Qytetari: Mirë po juve? Si po ja çoni ju?

Lulzim Basha: Ne bashkë me ju deri më 25 prill.

Qytetari: Inshalla!

Lulzim Basha: Ta largojmë këtë të keqe!

Qytetari: Aman mo, se me zor po presim!

Lulzim Basha: Edhe ta ndryshojmë!

Qytetari: Mezi presim!

Lulzim Basha: Këto dëgjoj kudo; “me zor po presim”, nuk durohet më!

Qytetari: Me zor po presim për Zotin! Pensionin tani 80 mijë lekë. Kam një jetë që punoj. Çuni pa punë tani! Asnjë lloj pune fare, janë prerë në të gjitha drejtimet! Ku do shkoj, ku do rri unë? Më tepër kam ilaçe, kam gjëra. Pse sa vjeç je ti? – më tha mua. Jam i madh fare, – i thashë. Ti dukesh i ri më tha. Pse ku më shikon ti mua? Te zëri? -i thashë. Po lëre moj zërin, po dëgjo këtu çfarë po të them unë ty – i thashë. Ne mezi po presim, jo vetëm unë, po e gjithë Kavaja.

Lulzim Basha: E gjithë Shqipëria. E gjithë Shqipëria me zor po pret. 8 vjet, tani s’durohet më. Asnjë ditë nuk ju durohet njerëzve.

Qytetari: Hiç fare për Zotin!

Lulzim Basha: Kështu që kemi planin, kemi ekipin, kemi vullnetin e njerëzve, kemi të gjithë argumentet. Të gjithë bashkë më 25 Prill ta ndryshojmë!

Qytetari: Ishalla!

Lulzim Basha: Ndryshim për çdo shqiptar. Gjithë padurimin që keni, derdheni me votë më 25 Prill.

Qytetari: Normal.

Lulzim Basha: Asnjë kavajas pa votuar. Të gjithë në kutitë e votimit edhe t’i japim një mësim të mirë jo vetëm këtij që në 8 vite e ka lënë Kavajën dhe gjithë Shqipërinë në këtë ditë por një mësim të mirë për demokracinë këtej e tutje, kush nuk mban premtimet, kush tallet me popullin, kush vjedh Shqipërinë, meriton të largohet në mënyrë plebishitare, me referendum! Kjo është!

Qytetari: Ore të bëjnë çfarë të duan këto.

Lulzim Basha: Asnjë gjë nuk bëjnë dot, fundi ju ka ardhur. Shqipëria është e shqiptarëve nuk është e një grushti horrash dhe kush guxon ti kërcënoj shqiptarët për votën, do ta pësojë më zi se ç’ja punon mendja sot!

Qytetari: Po normal, ngeli çuni 32 vjeç pa punë, për juridik dhe pa punë!

Lulzim Basha: Pa punë, si gjithë rinia?!

Qytetari: Pa punë!

Lulzim Basha: Vend i mrekullueshëm!

Qytetari: Pse kështu do ecim ne…?

Lulzim Basha: Me 100 mijë mundësi.

Qytetari: Po për zotin po!

Lulzim Basha: Ecin qytetarët e Maqedonisë së veriut, pa det, pa asgjë, s’kanë asgjë fare, as gjysmën e pasurive tona, ecën Serbia, 12 herë më shumë emigrantë më shumë nga Shqipëria se sa nga Serbia, vetëm për shkak të keqqeverisjes!

Qytetari: Po normal, i ka çdo gjë për vete!

Lulzim Basha: Është e domosdoshme ndryshimi, prandaj kemi bërë një plan serioz pune, me të cilin do të bëjmë të mundur edhe familjeve shqiptare edhe biznesit shqiptarë, në radhë të parë t’ju çlirojmë nga ky ankth.

Qytetari: Ishallah!

Lulzim Basha: Do keni një qeveri në lartësinë e duhur për të ju përgjigje shpresave dhe aspiratave tuaja. Ju falënderoj nga zemra! Të gjithë bashkë për ndryshim në 25 Prill. Fitoni ju! Fiton Kavaja! Fiton Shqipëria!

Lulzim Basha: Si të kam? A jeni mirë? Mirë se të gjej! A je mirë? Me shëndet? Si jeni?

Qytetari: Mjeshtër, shkëlqen! Unë dua të jesh ti mirë, po ne mirë jemi. Po të jeni ju mirë?

Lulzim Basha: Unë jam i fortë e gati për të qenë në shërbimin tuaj, në shërbimin tuaj.

Qytetari: Ku rri unë pa e vu.

Lulzim Basha: Ça bën këtu?!

Qytetari: Ma kanë hequr komplet bukën e familjes!

Lulzim Basha: E di! E di!

Qytetari: Komplet. 20 e sa vjet në punë më kanë heq.

Lulzim Basha: Tetë vite të tmerrshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, veç rri i fortë e bëhemi të gjithë bashkë, edhe pak me 25 Prill ta ndëshkojmë me votë.

Qytetari: Unë jam me ty! Unë jam me ty!

Lulzim Basha: Faleminderit! Edhe unë me ty e me familjen tënde, me Kavajën, me të gjithë Shqipërinë! Veç ruaje veten! Faleminderit!
Si të kam? Si jeni? A jeni mirë?

Qytetarja: Mirë. Si kalon?

Lulzim Basha: Me shëndet? Si kaloni? A jeni mirë?

Qytetarja: Mirë, faleminderit!

Qytetari: Nga Anglia! Nga Anglia!

Lulzim Basha: Si je? Ku je? Në Angli je? A jeni mirë? Ruani shëndetin! Ju përshëndes nga Kavaja juaj e dashur! Kavaja e demokracisë do t’i prijë ndryshimit!

Lulzim Basha: Si jeni? A jeni mirë?

Qytetarja: Mirë, mirë.

Lulzim Basha: Me shëndet? Mirë të gjitha?

Qytetarja: Mirë.

Lulzim Basha: Shndrin Kavaja, shndrin. Një pyetja kam, kush i ka bërë kaq trima burrat e Kavajës?

Qytetarët: Gratë

Lulzim Basha: Të gjithë jemi bij nënash. Kështu që sot nderimin më të madh jo vetëm për rininë dhe burrat e Kavajës, por në veçanti për gratë dhe vajzat e Kavajës

Lulzim Basha: Kohë të vështira ekonomike

Qytetari: Shumë të vështira. Dy gjëra duam prej jush. E para heqjen e fiskalizimit sepse është një kosto shumë e madhe për biznesin

Lulzim Basha: Jo vetëm kosto, por është aferë korruptive.

Qytetari: Dhe e dyta rikthimi i institucioneve në qytet. Janë mbyll të gjitha institucionet. Për çdo gjë që na duhet o do të ikim në Tiranë ose në Durrës

Lulzim Basha: Dy gjëra të garantoj. Jo vetëm institucionet e Kavajës, por në të gjithë Shqipërinë institucionet do ua rikthejmë njerëzve. Shteti do ua rikthejë njerëzve, administratën do ua kthejë njerëzve. Fiskalizimi nuk është thjesht një barrë e rëndë për ju që shkon nga 600 në 2000 mijë euro, por është një aferë e pastër korruptive dhe që është diçka të cilën ne ditën e parë do ta trajtojmë si të tillë. Jo thjesht do ta pezullojmë, por do ta çojmë për ndjekje penale. 40 ditë nga ngelur. E di që keni heq shumë këto 8 vite si biznes, e kam fjalën për të gjithë sipërmarrjen ekonomike. Bëhuni bashkë, me 25 prill të gjithë bashkë për ndryshimin që të fitojë biznesi shqiptar, të fitojë e gjithë Shqipëria

Qytetari: Faleminderit! Suksese!

Lulzim Basha: Faleminderit ty.
Ju falënderoj nga zemra!vijon…

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ne kavahe lulzim basha ne kavahe

Sondazh

Poll
Politike 11 Mars 2021, 12:55

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ironizoi nga Vlora presidentin e vendit, Ilir Meta duke e cilësuar si të lënduar. Gjatë fjalës së tij, ai prezantoi kandidati...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta