LIVE UPDATES
Politike

“Hajde ik tani, shko edhe matanë gjykatës po deshe”, zbulohet si i merret toka qytetarëve, Braçe i bën presion me biogr

11 Mars 2021, 12:43 Nga DOSJA
“Hajde ik tani, shko edhe matanë gjykatës po deshe”,

Zeni Olldashi, një banor i fshatit Adriatik të Lushnjes ka denoncuar përmes Fax Neës zv.kryeministrin e vendit Erion Braçe duke i publikuar edhe bisedat që janë zhvilluar mes tyre për çështjen e një prone. Olldashi shprehet se dëshiron t’i bëjë publike mesazhet, ndërsa nëse prokuroria gjen prova për tjetërsimin e pronave, mund të gjejë sipas tij materiale të tjera.

Në mesazhet mes Braçes dhe Olldashit kuptohet se bëhet fjalë për një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Adriatik ku pas 20 vitesh që e ka në përdorim, qytetarti i kërkohet personalisht nga numri dy i qeverisë ta lëshojë pasi do të përdoret për një investim strategjik.

Biseda e zbardhur nga Fax News

Zeni Olldashi: Nuk ka asnjë arsye që të mos ma jepni. Nuk ke justifikim që të ma marrësh.

Braçe: As më intereson hiç ça thua ti! Fakti vlen! Ndërkohë, jo në gjyq, por matanë gjyqit shko! Ka një ligj për investimet strategjike e në të është shumë e qartë për çfarë flet. Kështuqë atë që se ke përdorur kurrë, atë që në fakt e ke zënë padrejtësisht, do e lëshosh sa më parë.

Zeni Olldashi: Nuk e kam zënë, ma keni dhënë ju siç ia keni dhënë të gjithë Bashkisë Divjakë.

Braçe: Çfarë do sjellësh? Pa hë, çfarë takse paguan ti? Çfarë do sjellësh? Toka nuk është përdorim, pronësinë e ka shteti, jo ti, sidomos kur nuk e përdor fare por le bagëtinë të hajë barin që mezi mbin.

Zeni Olldashi: Ore ti sjell të gjitha ça kam paguar. Po unë pemë nuk mbjell dot as panele diellore nuk vë dot nuk jam milioner. Në përdorim ma keni dhënë, kështu që e kam unë në zotërim tani ju meqë do ma merrni, merreni por ma jepni diku tjetër jo të më lini mes rrugëve. Kam jetuar në shkretëtirë, në internim post-komunist dhe pa asnjë të drejtë, çfarë të them. T’ia tregoj varrit ato që kam hequr në atë fshat dhe tani po më shporrni si kulak. Shumë keq.

Braçe: Ore askush s’po të shporr, ke ikur dhe vetë dhe nek jeton as punon fare aty! Boll gënjeve!

Zeni Olldashi: Jam banor i qendrës Administrative Remas

Braçe: Ti je banor në Tiranë dhe i verifikuar madje.

Zeni Olldashi: Me një telefon i verifikon të gjithë ato që thashë bëje.

Braçe: Ore ti jeton në Tiranë, me shtëpi e katandi dhe dashke të pengojmë zhvillimin. Hajde ik tani.

Zeni Olldashi: Kam të drejtën të kem tokën time sipas ligjit përkatës si gjithë shqiptarët që e përfituan. Nuk kam ndërmend të bëj politikë, do ta vendosin gjykatat këtë punë zoti Braçe, përfaqësues i shtresës sociale.

Braçe: Po ç’shtresë sociale je ti me shtëpi në Tiranë. Matanë gjykatës të shkosh, boll bëre si i varfër me jetë në Tiranë.

Zeni Olldashi: Jam i dobët para izraelitëve dhe nuk kam 6 milionë euro të bëj investime. Kam një shtëpi modeste të babait.

Braçe: Ore edhe njëherë, ti jo vetëm që s’jeton në Adriatik, por ti as punon në Adriatik, madje ke kohë as që as sytë si ke hedhur Adriatikut! Zero!

Zeni Olldashi: Dje isha, kam shtëpinë aty, gjithmonë e kam pasur. Kam dhe bagëtitë bashkë me pronar Veiz Jaupin…

Braçe: S’ke fare tokë sipas ligjit. Ke tokë në përdorim të cilën se ke përdorur fare dhe ke ikur në Tiranë. S’të takon asgjë! Kaq! Po s’shtresë sociale je ti me? Kaq e thjeshtë do të jetë.

Zeni Olldashi: Unë stanin nuk e bëj në ajër e gjysmën e kam mbjellur me hasull ose tërshërë për bagëtitë, mos e anashkalo të lutem jemi dy bashkëpronarë, kemi 300 kokë dhen, nuk e di çfarë investimi duhet të bëj.

Braçe: Edhe njëherë, ti s’je fare ato E dyta, ti s’je pronar i tokës

Qytetari: Unë jam pronar i bagëtive të mia shkoj e vij të gjitha këto mund t’i vëertetoj ndryshe nuk do e zgjasja kaq

Braçe: Ore ti jeton në Tiranë dhe toka ka 25 vite djerr. Kaq. Boll tani.

Qytetari: Tregohu realist padrejtësi.

Braçe: E para ti nuk paguan asnjë taksë e boll gënjeve! E dyta rrogat janë 300 mijë lekë në muaj plus sigurime shoqërore e shëndetësore ndërkohë që një muaj më parë arriti edhe 459 mijë lekë në muaj. E treta ti si merr kurrë nga toka djerr 450 mijë lekë në muaj. E fundit, ti s’ke tokë, zero, ti e ke zaptuar dhe kaq. Toka është e shtetit. E fundit, kur të vij e të marr tokë në emrin tim, atëherë dil e bëj namin ti. Por kur toka përdoret për të zhvilluar zonën e hapur vende pune, rritur prodhimin, as që ke të drejtë e as do të japë kush të drejtë.

Zeni Olldashi: Ore do ti dërgoj të gjitha letrat, ti s’ke fakte që flet kështu do vij personalisht tek zyra… Në Elbasan janë gjithë fisi im që erdhën nga Greqia për të votuar Alfred Kokoneshin.

Braçe: Zero të punuar! Bari mbin vetë, s’ka nevojë për ty

Zeni Olldashi: E kam mbjellë grurë që nuk mbin vetë.Dhe kjo që thua ti nuk është justifikim politikani si ty për mos të të dhënë tokën. Tokën po ma merrni mua e po ia jepni dikujt tjetër e kjo është e paligjshme. Ne do të përballemi në gjyq nëse vazhdon kështu.

Braçe: Për çfarë tokash flet ti? PËr ato që ke zabtuar dhe si kultivon prej 20 vitesh? Çfarë do ti? Po ligjin e bëra për ata atje në Çermë e Grabian që e kanë marrë tokën me vendim komisionesh më 1991 dhe punojnë nga mëngjesi në mbrëmje! Kush ka zaptuar, për më tepër në territor të programuar për investime strategjike, të largohet vetë!

Zeni Olldashi: Ma ka dhënë shteti zoti Braçe, babai im ka qenë punëtor në Fermë dhe mund ta vërtetoj po ç’rëndësi ka tani, ju favorizoni “Agro Iliria” jo ne që vuajtëm për 25 vite kemi mbushur ujë me gomar nga fshatrat përreth për të mbijetuar. Kemi edhe ne të drejtë të kemi një tokë dhe pse ne tokë të vdekur na takon si gjithë të tjerëve….

Braçe: s’të takon! Ndërkohë në Tiranë, nuk kam tokë të të jap. Toka në përdorim është për t’u përdorur, nuk është në pronësi dhe për t’u lënë djerrë!

Qytetari: Është një padrejtësi e madhe nuk do ta lë me kaq, do ta bëj publike dhe do ndjek rrugë ligjore unë aty kam stanet nuk mund të ma marrësh. Pastaj nuk po të kërkoj tokë në Tiranë, pse flet kot?

Braçe: Po ta bësh publike ku të duash e si të duash, e para. E dyta, ti jo vetëm se ke punuar tokën por ti nuk jeton fare aty. E treta, zona do të zhvillohet e publikon apo se publikon ti…. Ore ti s’ke asgjë, zero! Ke 25 vite që se punon atë tokë, zero prapë. Ne s’po favorizojmë kërkënd! Të pritëm ty 25 vite të bëje gjë e s’bëre. Tani ne nuk mund të pengojmë zhvillimin e asaj zone se do ti!

Zeni Olldashi: Po jemi mbi 100 familje, mere tokën aty na jep diku tjetër jo të na lësh pa tokë.

Braçe: Ore ju s’jeni 100 familje e para. E dyta, s’po të marr asgjë sepse se ke pasur kurrë, as në letra as në punë. Zero!

Zeni Olldashi: E kam pasur në punë, e kam punuar çdo vit edhe e kam me letra në përdorim.

Në lidhje me këtë bisedë të zhvilluar mes tij dhe Erion Braçes, Olldashi tha se 15 pronarë ndodhen në proces gjyqësor, ndërsa për investitorin tha se ka bërë shantazhe dhe ka marrë pronat e disa familjeve.

Sipas tij që prej 2016 disa familje në fshat nuk janë lejuar të shkojnë tek tokat e tyre të cilat përbëjnë rreth 60 hektarë.

Në Adriatik prej më shumë se 30 vitesh, interesimi për familjet që jetojnë aty ka ndaluar, Një fshat me mrekulli natyre por që po e shkatërron dora e njeriut. Ai i përket i njësisë administrative Remas mirëpo vuan mungesën e investimeve dhe përkrahjes së banorëve sidomos atyre me mungesë të të ardhurave ekonomike, punësimin, shëndetësinë.

Familjet e mbetura aty janë të ardhura nga Gramshi, Pogradeci, Lushnja ndërsa jetojnë me shpresën se dikush do të kthejë sytë nga ata. Adriatiku ka qënë skaji më i vështirë i rrethit të Lushnjes ku sistemi komunist mbante në izolim persona të internuar. Pas viteve 1991 familjet e internuara e braktisën fshatin duke ja lënë ekzistencën e tij familjeve të ardhura. Në pallatet pas largimit të të internuerve u vendosën mbi 50 familje dhe si prespektivë ekonomike kishin bujqësinë dhe blektorinë, ndaj u regjistruan dhe morën në përdorim toka bujqesore me ligjin 7501, ku sot disa prej familjeve denoncojnë shtetin se po ua merr sërish pa i pyetur. Të prekur janë 63 fermerë ndërsa në proces gjyqësor janë 15 familje. Hektarët e zaptuar nga vetë shteti janë të rrethuara dhe ruhen me roje ku banorët nuk lejohen fare të shikojnë as nga larg pronën e tyre.

Fshati Adriatik ndodhet përgjatë Lagunës së Kravastasë, afër bregdetit Adriatik ku banorët hedhin edhe rrjetat për peshkim për pak të ardhura në familje. Këto familje shprehen se as me ndihmë sociale nuk trajtohen edhe pse kanë trokitur në dyert e intitucioneve.

Banorët shprehen se fëmijët e tyre sapo rriten largohen në në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, pasi nuk e shohin të ardhmen këtu. Hektarët e zëna dhe problemet fillojnë që prej vitit 2015 dhe toka që i mbante gjallë këto familje tashmë po i kthen në robër të vetes. Larg gjithçkaje dhe larg vëmendjes jeta e tyre vazhdon por shpresat për ndryshim janë të pakta, pasi izolimi për ta nuk është nga pandemia por nga harresa.

Marre nga Faxweb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon brace erjon brace

Sondazh

Poll
Politike 11 Mars 2021, 12:17

VLORË– Me tone të qeta, pa e përmendur drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë që do ...

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit