"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
‘Objektivi për Vlorën është të kapim 9 deputetë’/ Rama: Në përfundim të mandatit të tretë do jenë 4 aeroporte, p
11 Mars 2021, 12:30Nga DOSJA
VLORË- Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme në vilën qeveritare në Vlorë, kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se objektivi i tyre është që të marrin si bazë numrin që kanë mirëpo synojnë që të kapin dhe maksimalin që është 9.
Ndër të tjera, Rama pranoi se ende ka fshatra që kanë nevojë për rrugë rurale si dhe lagje që kanë nevojë për ndryshim. Duke vijuar më tej, Rama tha se në fund të mandatit të tretë, aeroportet që kanë premtuar se do të ndërtohen do të kenë mbaruar.
DEKLARATA:
Dua ta riktheksoj se objektivi ynë për Vlorën është të marrim si bazë numrin që kemi. 8 deputetë dhe të synojmë maksimizimin e forcave duke kapur maksimalin prej 9 deputetësh. Është sfidë që e kemi me veten. Kemi bërë shumë për Vlorën. Shumë për të gjithë qarkun, por nuk diskutohet që jo të gjithë e kanë prekur ndyrshimin para pragut të shtëpisë së tyre. Ka akoma lagje që kanë nevojë për ndryshim. Ka fshatra që kanë nevojë për rrugë rurale. Kanë nevojë për investime të tjera që të sjellin më shumë ekonomi dhe punësim. Ka nevojë për të pasur shkolla të ripërtërira plotësisht në disa pika ku progresi nuk ka mbërritur. Ka nevojë për rindërtimin e qendrave shëndetësore. Ajo që është e rëndësishme është që ka nevojë për kohë. Mandatin e tretë në Vlorë e kërkojmë si kohë. Vlora tanimë është në fazën kur hyjmë në një proces realizimi të projekteve të mëdha. Porti i ri tregëtar që do të sistemojë pas kaq shumë vitesh edhe peshkatarët e Vlorës. Porti i ri turistik do të jetë një port që do të sjellë në vlorë turizimin elitar. Dhe ndërkohë do të sjellë Vlorës të ardhura. Vazhdimi i investimeve në proces plotësohet me aeroportin e Vlorës, ka dalë kompania fituese. Po negociohet kontrata. Do fillojë puna, kam shumë besim. Dokumentet e kompanisë është e Behgjet Pacollit është bindëse. Aeroporti është një hall i zgjidhur, është garanci që ekonomia e Vlorës do të ndryshojë dhe do të shkojë në nivel tjetër. Dihet botërisht që një euro e investuar në aeroport kthehet në ekonomi ku fitohet si kontribut në shërbime dhe infrastrukturë 23 euro. Ndërkohë që impakti tejkalon Vlorën. Së shpejti do hapim garën për aeroportin e Sarandës. Ambicia është që të kemi 4 aeroporte. Ai i Kukësit është gati në pak javë.
VLORË– Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij në Vlorë, shprehu falenderimet për të gjithë personat që tashmë nuk janë më pjesë e skuadrës.Rama th...
Politike11 Mars 2021, 12:17
VLORË– Me tone të qeta, pa e përmendur drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë që do ...
TIRANË– Arben Ahmetaj, kompetent për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, do të ketë në “dorë” edhe vaksinat anti-COVID. Qeveria ka miratuar një Akt No...
TIRANË– Drejtuesi i Fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Kinostudio, në njësinë numër 4 në Tiranë, aty ku ...
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në qytetin e Vlorës ku edhe po zhvillon një mbledhje me kandidatët për deputetë dhe strukturat e Partisë Socia...
TIRANË– Deputeti socialist Eduart Shalsi i ka dërguar në qytetari një mesazh duke e falenderuar për mbështetjen që i ka dhënë dhe duke shpresuar që ky i fu...
TIRANË– Këngëtarja Eneida Tarifa i është bashkuar Partisë Socialiste. Ajo dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilluan një bashkëbised...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dënuar me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik që kryeministri Edi Rama i ka bërë Grida Dumës, ditën e djeshm...
TIRANË– Edi Rama i ka dërguar një letër Asamblesë së PS së Vlorës, duke shkruar që Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli të mos lejohet në fushatën ele...
TIRANË- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka përballë tashmë Edi Ramën. Vendimi për të mos hequr dorë nga drejtimi i bashkisë Vlorë për të ndihmuar në fu...