Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizituar ditën e sotme qytetin e Durrësit, ku dhe ka takuar anëtarët e shoqatës për mbrojtjen e qytetit me emrin “Durrësi”. Basha ka dëgjuar të gjitha problematikat e anëtarëve të kësaj shoqate, të cilët thanë se në qytetin e Durrësit është bërë një masakër urbane dhe se në vitet e fundit, Durrësi i ka humbur të gjitha vlerat e tij turistike dhe historike. Ata gjithashtu i kanë kërkuar Bashës, që Durrësi të rikthehet siç ka qënë me vlerat që ka pasur.
“Shoqata jonë është një shoqatë jo fitimprurëse e cila ka qëllimet e veta dhe qëllimi kryesor i saj është mbrojtja e vlerave të qytetit të Durrësit. Një qytet që po i ikën lavdia nga dita në ditë , një qytet 3 mijëvjeçar ka lavdinë e vet të padiskutueshme në gjithë Shqipërinë edhe në të gjithë rajonin por kjo lavdi është shkelur me këmbë dhe masakra urbane ka bërë atë që Durrësi sot nuk është më për mendimin tonë, të gjithë ne që jemi këtu. Nuk është më ai Durrës si qytet turistik, si qendra e Ballkanit madje mund të them. Dhe pikërisht për këto kjo shoqatë është shumë e shqetësuar në lidhje më këtë masakër urbane që është bërë këtu duke filluar që nga Veliera. Çfarë përfaqëson Veliera? Veliera përfaqëson hyrjen nga Durrësi që është nga porti. Jo nuk shihet më bulevardi dhe gjelbërimi i Durrësit por çfarë shihet? Shihet një palë hekura dhe sikur ne jemi brenda hekurave të burgosur. Me zbulimin arkeologjik që u bë atje, ne mbuluam historinë 600 vjeçare të armatimeve që ishin aty, të shtëpisë së princ Vidit. Pavarësisht se ishte një princ i huaj por ishte një udhëheqës i këtij shteti që formoi shtetin në 1914. E mbuluam dhe atë dhe shumë e shumë gjëra të tjera për Durrësin, mos të themi tani te zhdukja e të gjithë kondicioneve urbane, zhdukja e gjelbërimit në Durrës dhe betonizimi i plotë i qytetit, si në Durrës, si në plazh, duke humbur këtu të gjithë ngjyrat e veta që ka ky qytet. Në këtë kuptim, ne kërkojmë Partinë Demokratike dhe ju në pozicionin e kryeministrit të ardhshëm që të vendoset dorë mbi Durrësin dhe Durrësi të kthehet në identitet.” – u shpreh një nga përfaqësuesit të Shoqatës së Durrësit.
Një tjetër anëtar i kësaj shoqate tha se Durrësi komandohet nga hajdutë, të cilët po e vjedhin dhe po e shkatërrojnë të gjithë qytetin. Gjithashtu një tjëtër shqetësim që ka ngritur kjo shoqatë është edhe tjëtërsimi i pronave të tyre, të cilat sipas tyre qeveria po synon tua marrë.
“Tani, Durrësi ka shumë probleme se dimë që komandohet jo nga socialistët por nga hajdutët të cilët kanë vjedh ç’do gjë, kanë shpërdoruar ç’do gjë, kanë shkatërruar ç’do gjë dhe ne shpresojmë që me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, me ju kryeministër në krye shpresojmë që të kemi ndryshime. Pronarët e vjetër durrsak kanë një kërkesë. Të bëhet shteti i së drejtë jo shteti ligjor sepse ai domethënë sepse ai me ligj i ka të gjithë vjedhjet që i ka bërë me PPP i ka bërë me ligj në parlament. Domethënë ligji nuk është me të drejtën. Ne kërkojmë që shteti të kthehet në shteti i së drejtës. Nëpërmjet shtetit të së drejtës ne kërkojmë rikthimin e ligjit të pronave. Ligji i pronave është abuziv, nuk lejon pronarin me investuar, por duhen vijnë të investojnë jo nëpërmjet qeverisë por nëpërmjet kontratave me pronarët. Tjetër gjë përveç pronave, kërkojmë që të ndryshohet sepse vendimet e gjykatës marrin formën e prerë vetëm nëpërmjet Gjykatës së lartë, për proceset e pronave dhe të pronarëve. Kërkojmë sipas procedurës civile, ligji domethënë vendimi të marrë fuqi në gjykatën e apelit siç është në të gjithë vendimet e tjera siç ka qenë edhe për vendimet e këtij kthimit të pronave” tha ai.
Ndërkohë që Basha pas shqetësimeve të qytetarëve, tha se Durrësi është në listën e zezë të Departamentit të Shtetit Amerikan, për shkak se kontrollohet nga bandat dhe se me ardhjen e tij në pushtet do të vendos dorë mbi qytetin e Durrësit. Basha u shpreh se nëse vjen në pushtet do të ndalë shkatërrimin e qytetit dhe do të bëjë një plan për të nxjerrë në pah të gjitha pasuritë dhe vlerat artistike dhe kulturore që ka Durrësi. Basha gjithashtu u ndal te shqetësimi mbi pronën që i thanë qytetarët, ku tha se do të garantojë respektimine pronës dhe kthimin e tyre te pronarët e vërtetë
“Së pari ju falënderojë edhe një herë për këtë mundësi! Për mua personalisht është një nder dhe kënaqësi ta dëgjoj, qytetarinë e Durrësit, përfaqësuesit e qytetarisë së Durrësit, t’i shprehin shqetësimet e tyre, por po kështu të kërkojnë zgjidhje nga Partia Demokratike dhe nga unë. Sepse kjo tregon që Durrësi dhe durrsakët kanë pritshmëri legjitime nga qeverisja e ardhshme. Dhe as nuk mund të zgjidhen me premtime që bëhen në prag fushatash dhe pastaj braktisen. Në prag të fushatës së kaluar u premtuan kulla 40, 50 katëshe në Tiranë me investime nga Arabia. Asgjë nuk ndodhi!
Tani premtohet tjetërsimi i portit të Durrësit, pa pikë transparence, pa pikë konsultimi. Respekti për pronën, respekti për djersën, për krenarinë e gjeneratave të tëra të familjeve durrsake. Respekti për trashëgiminë kulturore dhe një plan i mirëmenduar urbanistik dhe turistik janë në themel të zhvillimit të Durrësit të ardhshëm, janë themel të angazhimeve tona karshi qytetarëve të Durrësit dhe ekonomisë së Durrësit. Ka një lajm të mirë gjithë këto lajme të këqija që me gjithë këtë kaos, me gjithë këtë mungesë totale konsiderate për trashëgiminë kulturore, me gjithë mbërthimin e vendimmarrjes nga një grusht bandash që gjithë Shqipëria e di siç e di Durrësi që për 10 vite çdo vendim nga vendimet më të mëdha deri tek vendimet më të vogla janë bërë, janë firmosur me dorën e bandave dhe simbolizohen nga ai që sot është në listën e zezë të Departamentit të Shtetit dhe pavarësisht prej kësaj Dako vazhdon të jetë nën hije bashkë me Çelën, vazhdon të jetë dora e djathtë e Edi Ramës në Durrës. A janë këta njerëzit që pas tetë vitesh shkatërrim të ekonomisë së Durrësit, trashëgimisë kulturore të Durrësit, të pronave të durrsakëve. A janë këta që meritojnë edhe katër vite të tjera? A kanë këta zgjedhje për qytetarët e Durrësit? Sigurisht që jo.
Ajo që duhet të bëjmë është që të mos të lëmë asnjë durrsake dhe durrsak pa votuar. Të dalim masivisht sepse ndryshimi vjen përmes votës dhe përmes kutisë së votimit dhe ky ndryshim për ne do të thotë së pari të korrigjojmë këtë gabime të tmerrshme që në bazë faktikisht kanë afera korruptive dhe të vëmë një moratorium dhe më pas një plan të qartë për të mbrojtur dhe për të nxjerrë në pah pasuritë, thesaret e trashëgimisë kulturore të Durrësit. Së dyti, të zbatojmë ligjin dhe të garantojmë nderimin dhe respektimin dhe shenjtërimin e pronës dhe përdorimin apo zhvillimin e saj vetëm në dobi dhe në funksion të pronarëve të ligjshëm, duke e zhbërë si fillim ligjin e shpronësimit të dytë që është një angazhim që ne e kemi marrë edhe para shoqatave të pronarëve. Së treti të çlirojmë nga vargonjtë me të cilat është lidhur çdo potencial zhvillimi në Durrës, nga universiteti i cili me planin tonë dhe në bashkëpunim me universitetet europiane dhe Komisionin Europian do të kthehet në një qendër mesdhetare të kualifikimit të rinisë durrsake dhe të rinisë së Shqipërisë në profesione të cilat përshtaten me kërkesën e madhe të një tregu dinamik pune në Europë por që këto profesione t’i ushtrojnë këtu, qofshin këto në fushën e inxhinierive apo ën fushën e turizmit apo në fushën e informatikës. Në raport me shtresat në nevojë angazhimet tona janë të qarta. Ato probleme që ju shtruat unë i kam diskutuar me përfaqësuesit që ju përmendët dhe kemi rënë dakord në parim edhe për një marrëveshje kuadër që do të përbëjë bazën e marrëdhënies me respekt të ndërsjelltë, me dialog dhe me një vendimmarrje transparente që do të burojë gjithmonë përmes konsultimit me personat me aftësi të kufizuar, po të njëjtën gjë do të bëjmë për ndihmën ekonomike, dyfishimi i të cilës është një nga angazhimet e menjëhershme të cilat do të vëmë në zbatim, sepse Durrësi dhe gjithë Shqipëria, për fat të keq gjatë këtyre 8 viteve ka njohur një rritje të numrit të familjeve që janë në nevojë ekonomike, por mbi të gjitha për ne është e rëndësishme të vëmë në lëvizje zinxhirin e ekonomisë, ingranazhet ekonomike dhe këtu Durrësi ka nevojë për vëmendje të menjëhershme, ka nevojë për fonde, jo thjeshtë për të sprapsur pasojat e tërmetit, për ta bërë rindërtimin realitet duke vënë interesat e të dëmtuarve dhe të ekonomisë së durrsakëve të parat dhe jo të mbushim xhepat e disa kontraktorëve, e disa kompanive fantazmë që në fakt janë pushtetarët që fshihen pas tyre”, tha Basha.
(I.A;F.M/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar ankimimit të Partisë Demokratike për fletën e votimit. Mësohet se LSI-ja ka bërë kërkesë pranë Kol...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe njëherë tjetër kreun e Opozitës, Lulzim Basha. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama ka pub...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorë të dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Në bisedën që patën me Bashën, ban...
TIRANË– Agjencitë janë vënë në shërbim të luksit të Edi Ramës! E tillë është Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, e cila ka urdhëruar me shpejtësi që të bë...
TIRANË– Ministri dhe kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Tiranë, Pandeli Majko, i cili është pozicionuar në vendin e 19 e konsideruar si “vija e ...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali, duke dashur që ‘ti mësojë’ Monika Kryemadhit vargjet e Fan Nolit, është ngatërruar në një pjesë të tekstit. Teksa ndodhe...
FIER– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se LSI-ja nuk mban përgjegjësi për reformat. Rama i krahasoi me qelizat e kancerit duke thënë se rritja e tyre bëh...
FIER-Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Fieri, se ka qënë SHBA-ja ajo e cila ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO.DEKLARATA:Një punë të më tregojnë, kemi ...
FIER– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Fieri, se procesi i rindërtimit dhe vaksinimit do të ishte një zvarritje nëse do ishte në dorën e Partis...
FIER– Nga qyteti i Fierit, Rama tha se Lulzim Basha është vetëm një kukull, e se sillet sikur takimet e tij elektorale janë si dasma. Për presidentin Meta...