LIVE UPDATES
Politike

Basha takon të rinjtë në Belsh: Do anulojmë ligjin për Arsimin e Lartë. Gjoba 110 mln euroshe e Becchettit do paguhet me p

7 Prill 2021, 14:00 Nga DOSJA
Basha takon të rinjtë në Belsh: Do anulojmë ligjin për

BELSH-Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme qytetin e Belshit, kreu i Partisë ku dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë të këtij qyteti. Të rinjtë i shprehën Bashës shqetësimët dhe problematikat që hasin në jetën e përditshme. Shqetësimet që ngritën më shumë të rinjtë ishin papunësia pas përfundimit të studimeve, emigrimi masiv, dështimi i mësimit online dhe ligji për arsimin e lartë.

“Jam student në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe doja të bëja një pyetje në lidhje me auditorët sepse siç e dini peripecitë e tepërta që kanë kaluar studentët bashkë dhe me problemet e tjera që sjell mësimi online. Ndërkohë që ne shohim ditë për ditë dhe ambientet e tjera që janë lokalet, bizneset apo dhe vet shkollat, shkollat 9 vjeçare, gjimnazet e hapura. Si do të ndodhi, çfarë do të ndodh pas 25 prillit në universitete a do të hapen?”  u shpreh Bjori Ruçi.

“Unë jam student në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Kisha një pyetje në një nga shqetësimet më të mëdha që kanë hasur studentët, atë të ligji të arsimit të lartë ku me këtë ligji supozohej që të mbështeteshin të gjithë studentët por në fakt nuk është bërë asgjë dhe pas protestës së studentëve që iu premtua që do ndryshohej por asgjë nuk është ndryshuar. Me ardhjen tuaj si kryeministër a do ndryshojë ky ligj dhe nëse do të ketë një fond për të rinjtë e sapo diplomuar pasi shumica e të rinjve që janë larguar janë të sapo diplomuar dhe jashtë nuk shkojnë për të punuar punë në profesionin e tyre përkundrazi një punë të rëndomtë thjeshtë sa për të mbijetuar.” u shpreh Julian Bali.

Basha në fjalën e tij u shpreh se qeveria ka dështuar në çdo fushë për 8 vite me radhë dhe se ata që e kanë pësuar më shumë nga keq qeverisja janë studentët. Sipas tij, qeveria nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për universitetet gjatë pandemisë, si dhe mori shembull auditoret e Universiteteve, të cilët janë boshë, ndërkohë që urbanët apo kafenetë janë plotë me njerëz . Ai tha se PD ka ndërtuar një plan që parashikon kthimin e mësimit në auditorë dhe digjitalizimin me tableta në dispozicion të studentëve. Basha gjithashtu përsëriti marrëveshjen e bashkëpunimit me Aleancën e Universiteteve Europiane si dhe kursin falas për gjashtë gjuhë të huaja, kuu tha se  do t’u mundësoj studentëve praktika profesionale dhe mundësi punësimi me paga dinjitoze.

“Jo vetëm në auditorë por në çdo aspekt tjetër të jetës kjo qeveri ka dështuar në menaxhimin e pandemisë. Kjo nuk habit më askënd, sepse dështimi me pandeminë, është dështimi i fundit. Ka 8 vjet që dyshtohet në çdo fushë. Siç e the dhe vet klubet e kafet janë plot, urbanët janë plot e auditorët janë bosh. Gjëja e parë që dua t’iu them është se shëndetit është mbi gjithçka. Ne nuk do të bëjmë kompromis me shëndetin, por ka përvoja të cilat do të mundësojnë që duke ruajtur masat anti Covid të rikthejmë mësimin fizikisht në auditorë. Dhe ne do t’i marrim këto përvoja që po i studiojmë nga vendet e perëndimit dhe do të mundësojmë që auditorët të rivihen në punë aq më shumë në kushtet kur qeveria dështoj të ndërtonte platformën digjitale dhe të bënte të mundur mësimin efektiv online.

Se ne e dimë që 90% e studentëve nuk kanë as tabletë, mësimin e bëjnë me celular, që programet janë të lloj-llojshme që faktikisht ai vetëm mësim nuk është. Të rralla janë rastet, prandaj grupi ynë do të mundësojë që duke ruajtur plotësisht shëndetin e mësuesve, të pedagogëve dhe të studentëve ne të fillojmë të ripërdorim hapësirat universitare me masa anti-Covid dhe të bëjmë të mundur digjitalizimin sa më shpejtë dhe tabletat në dispozicion të studentëve. Dhe konkretisht po ju them prej 1 Shtatorit pesë gjuhë të huaja do të jenë disponibël për të gjithë studentët shqiptar.

Në fakt, për të gjithë shqiptarët nën moshën 35 vjeç pa pagesë, online Anglishtja, Frëngjishtja, Gjermanishtja, Italishtja dhe Spanjishtja. Pra, edhe në opozitë ne nuk jemi mjaftuar me hartimin e planit por kemi gjetur dhe partnerët me të cilët do t’i bëjmë këto plane realitet dhe në fushën e digjitalizimit partnerët tanë janë europianë, janë amerikanë, është vetë Bashkimi Europian. 5 kurse pa pagesë, sigurisht do të kontribuojë shteti, qeveria për të gjithë të rinjtë që të mësojnë gjuhën e huaj dhe 20 trajnime profesionale online.

Duke marrë këto 20 trajnime, duke iu mundësuar ju të tjerëve që të keni sa më shumë praktikë brenda orarit mësimor që është shumë e rëndësishme për të përftuar vetitë e profesionit nga farmacia, tek mjekësia, tek avokatët, tek inxhinierët, ne shumë shpejtë do të jemi të gatshëm ti ofrojmë tregut europian të punës rini të kualifikuar dhe të marrim investitorët e huaj që vendet e punës ti hapin këtu. Dhe kështu do të luftojmë edhe plagën tjetër që është emigracioni. Kështu do të mundësojmë që në vend që ju të merrni rrugën për në kurbet me pasiguri totale për atë që do ju ndodhi nesër të punësoheni në vendin tuaj, madje në komunitetin tuaj nga investitorë europianë të cilët do të gjejnë në Shqipëri përmes këtij programi rini shqiptare të kualifikuar që njeh gjuhën e huaj, që njeh profesionin përkatës dhe që padiskutim ka dhe mbështetjen e qeverisë se edhe qeveria duhet të bëjë punën e vet.

Taksa do të ulet, do jetë taksa 9% jo 15% sa është sot. Më 25 Prill kjo merr fund. Ne kemi tashmë lidhjet, kemi kontaktin, kemi planet dhe jemi gati për ti vënë ato në zbatim. Ajo që na duhet është që më 25 Prill ti japim fund 8 viteve stanjacion, tetë vite të premtimeve të pa mbajtura, tetë viteve dështime. Të bëhemi pjesë, të bëheni ju në veçanti rinia, pjesë e ndryshimi të madh që ka ardhur në zemrat e shqiptarëve dhe që do bëhet realitet me votë me 25 prill.” – tha Basha.

Basha gjithashtu tha se ligji për arsimin e lartë do të anulohet dhe se do të vendoset një ligi i ri, me të cilin universitetet do të kenë autonominë e vetë dhe do të lehtësohet kërkimet shkencore. Basha në fund të fjalës së tij tha se tarifat e universiteteve për studentët me të ardhura familjare nën 640 mijë lëkë, do të paguhen nga shteti. 

“Ky ligj do të anulohet dhe puna ka nisur për një ligj të ri. Ligji i ri do ti japi universiteteve autonomi në vendimmarrje. Ligji i ri do ta bëj shumë më të thjeshtë për pedagogët që të angazhohen në kërkim shkencor dhe që të angazhojnë studentët po kështu në mënyrë aktive në atë që sapo e shpjegova më parë është trajnimi dual. Pra gjysma të jetë teori gjysma praktikë. Ligji i ri do të bëjë të mundur po kështu që asnjë i ri apo e re të mos mbetet pa studiuar për faktin e dhimbshëm se familja s’paguan dot tarifat.

Si do ta arrijmë këtë? Sepse në buxhetin e ardhshëm të qeverisë tonë ne do të kemi mjaftueshëm para që për çdo fëmijë, fëmijë jo se jeni të ri po për çdo 18 vjeçarë, për çdo maturant që kërkon të shkojë të studiojë dhe që vjen nga një familje që nuk e përballon dot tarifën sepse ka të ardhura nën minimumin jetik, të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Tarifa do të merret përsipër 100% nga shteti dhe e dini se sa prek kjo, prek 90% të studentëve shqiptarë. Dhe një nga gjërat kryesore që ne do të bëjmë është që mos të lëmë boshllëk nga momenti i studimeve në momentin e gjetjes së punës.

Por të sigurojmë një periudhë stazhi të paguar nga shteti me një pagesë simbolike, por jo të vogël për një shtet si Shqipëria. 300 mijë lekë të vjetra në muaj, një stazh 1 vjeçar në sektorin privat, apo në sektorin publik, apo në profesionin e lirë, në mënyrë që ju të filloni të ambientoheni me atë specialitet, apo me atë profesion që keni marrë apo për të cilin jeni trajnuar. Të filloni ta mësoni në praktikë, të krijoni lidhjet me tregun, të njihni nga afër se si funksionojnë gjërat dhe në këtë mënyrë të keni garancitë maksimale që pas përfundimit të stazhit të keni një vend pune.” tha Basha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet