LIVE UPDATES
Politike

Basha THIRRJE në Lezhë: Gjithë punonjësit e administratës mos kini frikë! Dilni masivisht të votoni për ndryshimin

23 Prill 2021, 12:59 Nga DOSJA
Basha THIRRJE në Lezhë: Gjithë punonjësit e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës të turit përmbyllës të fushatës, e pati në qytetin e Lezhës. Në fjalën e tij para lezhjanëve, Basha bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të dalin të votojnë numrin 9 ditën e diel që të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

Kreu i opozitës gjithashtu ju drejtua dhe punonjësve të administratës i cili u kërkoi të mos kenë frikë dhe të dalin të votojnë për ndryshimin, pasi ka ardhur ora që t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.


Sot, kam një thirrje për çdo punonjës të administratës që paguhet me taksat tona dhe që kërkon t’i shërbejë ligjit dhe qytetarëve por është skllavëruar nga padronët e tyre që pasurohen çmendurisht duke vjedhur taksat e shqiptarëve. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj të administratës publike. Harrojini tamtamet e atij që e di që me 25 prill ditën e diel e pret humbja më e thellë dhe Shqipërinë fitorja më e madhe. Asnjë frikë për ju. Me 25 prill ne do të largojmë vargonjtë që ju kanë skllavëruar, padronët që ju shfrytëzojnë deri në palcë për bukën e gojës së fëmijëve tuaj. Ata që mbahen me taksat e shqiptarëve dhe ju që do të keni mundësinë të shërbeni me nder, ligjit dhe qytetarëve. Policia e shtetit, forcat e armatosura, mësuesit, mjekët, infermierët, të gjithë ata që duan të shërbejnë dhe të gjithë ata që do të shërbejnë qytetarëve dhe ligjit, masivisht drejtë kutive të votimit, krah për krah. Marshojmë krah për krah për fitoren më të thellë, për fitoren më të thellë, për fitoren më të bukur, fitoren e çdo shqiptari,”– tha Basha.

FJALA E PLOTË E BASHËS:

Mirë se ju gjej vëllezër e motra lezhjane e lezhjan! Mirë se ju gjej rini e Lezhës, nëna dhe baballarë. Mirë se ju gjej në qytetin e besëlidhjes së Kastriotit ku princat shqiptarë u bashkuan e përmes bashkimit i dha në fuqi, lavdi dhe fitore Arbërisë e nuk e lan të fikët vatrën e shqiptarisë. Ja ku jemi prapë sot stërnipa të këtyre princave, bashkë për ndryshim. Të vendosur me zemrat plot besim se fitorja që po vjen do të jetë fitorja më e thellë, më e bukur, më e madhe, fitorja e çdo lezhjani e çdo lezhjaneje, fitorja e çdo shqiptari. 8 vite nëpërkëmbje, vuajtje dhe mjerim. 8 vite padrejtësi, varfëri. 8 vite shpunësim dhe emigracion. Këto janë veprat e atij që për 8 vite nuk mbajti një fjalë, nuk mbajti një premtim, që nuk dha asgjë por vetëm mori nga Lezha dhe nga mbarë Shqipëria. Orët e së keqes po numërohen mbrapsht. Ora për t’ia kthyer Lezhën lezhjanëve po vjen. Ora për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve po afron dhe kjo do të ndodhë me votën tuaj masive ditën e Diel, 25 Prillin e ndryshimit duke votuar numrin 9. Për Lezhën, për prindërit tanë, për fëmijët e Lezhës, për zhvillimin, për fermerët, sipërmarrjen, peshkatarët, për ti dhënë fund monopoleve të cilat kanë pasuruar një grusht njerëzish ndërkohë që kanë zhytur në mjerim një popull të tërë, për ti dhënë fund masave si moratoriumi korruptiv për gjuetinë i cili ishte licenca për kanabizimin e Shqipërisë dhe sot është monopol i pushtetarëve. Do ta anulojmë dhe do t’ia kthejmë shqiptarëve të drejtat që ju takojnë në mbrojtje dhe në përputhje të plotë me parimet perëndimore, europiane të rruajtjes së faunës dhe florës. Do t’i kthejmë lezhjanëve, kurbinasve dhe mirditorëve krenarinë dhe dinjitetin që ju takon. Njerëz fisnikë, njerëz punëtorë, që kanë të gjitha mundësitë të jetojnë me nder dhe dinjitet në këtë trevë të lashtë të pasurisë kombëtare që sot i ka të gjithë mundësitë të jetë Lezha e Shqipërisë, Lezha e Kosovës, Lezha e Ballkanit, Lezha e Europës. Sepse nga Lezha ka nisur një histori e madhe, një histori e pathyeshme, e cila shndrin edhe sot 6 shekuj më vonë. Ne jemi stërnipërit e Kastriotit, ne jemi shqiptarët, ne jemi populli të cilit i takon ky vend nga Shëngjini në Velipojë, nga Shkodra në Sarandë, nga Durrësi në alpe nuk është i Edi Ramës, nuk është i oligarkëve, ky është vendi ynë, kjo është Shqipëria jonë, kjo është Lezha e juaj dhe e juaja do të kthehet me 25 prill. Dy ditë, dy ditë e 10 orë, e keni në dorë ju vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja të mrekullueshëm, votues për herë të parë, është në dorën tuaj, votoni për prindërit tuaj, ju o prindër është në dorën tuaj, votoni për të ardhme e fëmijëve tuaj dhe ne zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet e përbashkëta. Të gjithë bashkë në kutitë e votimit duke votuar të dielën numrin 9. Cilin numër? 9 për të çliruar Lezhën nga korrupsioni dhe bandit, 9 për t’i kthyer edhe administratën shtetërore, dinjitetin e munguar. Sot, kam një thirrje për çdo punonjës të administratës që paguhet me taksat tona dhe që kërkon t’i shërbejë ligjit dhe qytetarëve por është skllavëruar nga padronët e tyre që pasurohen çmendurisht duke vjedhur taksat e shqiptarëve. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj të administratës publike. Harrojini tamtamet e atij që e di që me 25 prill ditën e diel e pret humbja më e thellë dhe Shqipërinë fitorja më e madhe. Asnjë frikë për ju. Me 25 prill ne do të largojmë vargonjtë që ju kanë skllavëruar, padronët që ju shfrytëzojnë deri në palcë për bukën e gojës së fëmijëve tuaj. Ata që mbahen me taksat e shqiptarëve dhe ju që do të keni mundësinë të shërbeni me nder, ligjit dhe qytetarëve. Policia e shtetit, forcat e armatosura, mësuesit, mjekët, infermierët, të gjithë ata që duan të shërbejnë dhe të gjithë ata që do të shërbejnë qytetarëve dhe ligjit, masivisht drejtë kutive të votimit, krah për krah. Marshojmë krah për krah për fitoren më të thellë, për fitoren më të thellë, për fitoren më të bukur, fitoren e çdo shqiptari. Për 11 orë, për 11 orë do të mbyllet zyrtarisht fushata. Ky turë i mrekullueshëm shprese dhe besimi që i ka mbushur zemrat e nënave tona, të motrave tona, të vëllezërve dhe të baballarëve tanë me shpresën dhe besimin për fitoren e sigurt, të madhe dhe të thellë që po vjen. Por puna do të vazhdojë, puna do të vazhdojë orë e minutë që ky gëzim i brendshëm i zemrave të kombit tonë, i zemrave të baballarëve dhe nënave tona të kthehet në oqeanin e votave për ndryshim në kutitë e votimit, në kutitë e votimit, masivisht në kutitë e votimit me Lezhën në zemër për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për familjet tuaja, për mirëqenien, për të rihapur bashkë pas 8 vitesh dështime portën e bashkimit europian, festimit tonë, misionit tonë hyjnor dhe për t’i kthyer Lezhës gëzimin, buzëqeshjen e rinisë, të asaj që është sot këtu dhe nuk do ta lëmë të largohet në dëshpërim por do ta arsimojmë e punësojmë e t’i bëjmë të mundur të themelojë këtu pranë prindërve të tyre, familjet e tyre, fëmijët e tyre. Ta mbushim Lezhën, ta mbushim gjithë këtë trevë fisnikë dhe gjithë Shqipërinë edhe njëherë me zërin e foshnjave të porsalindura, mbesa dhe nipër për gjyshërit tanë, punësim për të rinjtë tanë, pensione dinjitoze për prindërit tanë, Shqipëri të ligjit, të sigurisë, të drejtësisë, të ekonomisë. Kjo n a ka bërë bashkë, bashkë si asnjëherë tjetër, bashkë si princat e Kastriotit, në besëlidhjen e Lezhës. Bashkë për ndryshim. Votoni numrin 9-të masivisht! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Lezhën! Fitore!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne lezhe zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha lulzim basha ne lezhe zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër