LIVE UPDATES
Editorial

Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e tij për Ballkanin

29 Maj 2019, 10:02 Nga DOSJA
Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e tij për Ballkanin

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian e kanë hapur perspektivën e anëtarësimit për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor që në vitin 2003. Këtë premtim e përsëritën në vitin 2018.  Komisioni i BE-së do të publikojë këtë të mërkurë raportet vjetore për të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe do të rekomandojë  çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai çertifikon për të dy këto vende, se i kanë bërë „detyrat e shtëpisë“  dhe se i kanë plotësuar kushtet që iu vendosën prej Këshillit vitin e shkuar. Tani e ka radhën BE të bëjë detyrën e vet. Ne i qëndrojmë fjalës dhe duhet të mbajmë premtimin. Sepse për Ballkanin Perëndimor është shumëçka në lojë. Dhe për Bashkimin Evropian bëhet fjalë për interesa jetësore në aspektin e sigurisë, por edhe për besueshmërinë e tij.

Te shumë të rinj në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut Evropa e bashkuar e vlerave të përbashkëta nuk ka humbur asgjë prej rrezatimit të saj. Brezi i ri, në pjesën dërrmuese të tij,  kërkon demokraci, shtet të së drejtës, mirëqenie, siguri dhe liri. Bashkimi Evropian ka nxjerrë mësimet e veta nga anëtarësimet e shkuara dhe kërkon prej vendeve kandidate të kenë plotësuar disa kushte që përpara nisjes së bisedimeve.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut  janë duke punuar për një progra ambicioz reformash dhe kanë arritur progres të prekshëm në këtë drejtim. Në të dy këto vende populli dhe qeveria tregojnë se janë të gatshëm të bëjnë kompromise të dhimbshme në funksion të  afrimit me Bashkimin Evropian.

Me zgjidhjen e konfliktit për emrin – përkundër të gjithë rezistencës – Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë shkruar një pjesë të historisë evropiane.  Kësisoj bëhet i mundur fillimi i bisedimeve të anëtarësimit, rekomanduar prej Komisionit Evropian në mënyrë të herëpashershme që prej vitit 2009, pasi Greqia nuk e bllokon më këtë proces.

Përpos kësaj qeveria ka hedhur piketat në reformat prioritare të përcaktuara nga BE, sikurse janë sektori i administratës publike, kontrolli i shërbimeve sekrete dhe lufta kundër korrupsionit. Thënë shkurt:  Maqedonia e Veriut gjendet në një kurs të vendosur reformash.

Në Shqipëri gjendja, në pamje të parë, duket më e komplikuar. Kjo lidhet para së gjithash me faktin që opozita ia del gjithnjë të prodhojë pamje dramatike – në vend që  të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në kontekstin e një konkurrimi politik idesh në parlament, të cilin aktualisht e ka bojkotuar.

Por kjo politikë e papërgjegjshme obstruksioniste nuk duhet të errësojë gjithë sa vendi ka arritur.  Në kuadër të reformës në drejtësi, përmes një procesi deri më tani unik në mbarë botën – shoqëruar nga ekspertë evropianë – është duke u verifikuar integriteti i të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve. Rreth dy të tretat e subjekteve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese të verifikuar deri më tani nuk e kanë kaluar me sukses këtë test. Ata janë larguar në mënyrë konsekuente nga postet e tyre, të cilat janë duke u plotësuar hap pas hapi.

Organet shqiptare të sigurisë – policia dhe strukturat e mbrojtjes së kufirit – bashkëpunojnë shumë ngushtë dhe mirë me autoritetet  gjermane, austriake dhe italiane, e që prej pak kohësh edhe me Agjencinë e BE-së për Mbrojtjen e Kufirit FRONTEX. Shqipëria ka bërë një pjesë të mirë të rrugës në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian; veç të tjerash ajo është  anëtare e NATO-s që prej vitit 2009.

Stabilizimi dhe përfshirja e rajonit është në interesin evropian, e para së gjithash në atë gjerman. Në fund të ditës Ballkani Perëndimor është atriumi i shtëpisë evropiane. Situata e këtyre vendeve, që shtrihen në mes të Evropës, rrethuar plotësisht nga shtete të BE-së, na prek drejt për së drejti. Nëse BE i kthen shpinën këtij rajoni, do të vinte në rrezik zhvillimet pozitive dhe do t’ua linte fushën aktorëve të tjerë si Rusia, Kina apo Turqia.

Dhe që Bashkimi evropian të humbë ndikim në mënyrë të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, kjo nuk mund të jetë në interesin tonë.  Suksesi në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian përcaktohet para së gjithash prej faktit, nëse ne do të mund të paqëstojmë, stabilizojmë dhe demokratizojmë Evropën në mënyrë të qëndrueshme. Për këtë qëllim duhet të veprojmë duke vështruar para, me urtësi dhe kurajo.

E qartë mbetet një gjë: rruga drejt BE-së është e gjatë dhe e lidhur me kushte të qarta. Pra nuk bëhet fjalë aspak për një automatizëm anëtarësimi, përkundrazi  kemi të bëjmë vetëm me etapën e parë të një procesi që – referuar përvojës – zgjat për vite të tëra. Në fund të fundit perspektiva e anëtarësimit për vendet e Balllkanit Perëndimor është një mundësi e shkëlqyer – po kështu edhe për BE-në. Në këtë mënyrë dërgojmë një sinjal të rëndësishëm në mbarë rajonin:  përpjekjet për pajtim dhe reforma të vështira ia vlejnë. 

Dhe se tek Bashkimi Evropian mund të besosh. Përpjekjet e suksesshme në vendet aspirante duhet të ndiqen nga një progres konkret në procesin e anëtarësimit. Vetëm fjalët e ngrohta nuk mjaftojnë, sepse përndryshe premtimi për anëtarësim shndërrohet në një frazë boshe. Ballkani Perëndimor mbetet guri i provës për suksesin e qëndrueshëm të modelit evropian, atij të demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës në siguri dhe mirëqenie. Vlerat tona mund të jenë vënë nën trysni, por ato vazhdojnë të mbeten produkti më i rëndësishëm i eksporteve tona.

Michael Roth është deputet i SPD-së në Bundestag që prej vitit 1998 dhe që prej vitit 2013 mban postin e Ministrit të Shtetit për Evropën pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial balkani bashkimi europian maqedonia e veriut mchael roth shqiperia balkani bashkimi europian maqedonia e veriut mchael roth shqiperia

Sondazh

Poll
Editorial 29 Maj 2019, 05:28

Gjuetia e Froneve të BE-së

Zgjedhjet e Parlamentit Europian që u mbyllën më 26 maj rezultuan të ishin një përsëritje e Gjuetisë së Froneve – një histori e gjatë dhe komplekse me një final...

Editorial 26 Maj 2019, 05:40

Nexhmije Hoxhën shpalleni akademike honorifike

Akademia e Shkencave e Republikes së Shqiperisë lindi si një instrument ideologjik i regjimit komunist për t’u shndërruar në fosil të atyre nostalgjive në vitet...

Editorial 23 Maj 2019, 07:04

Beteja e jetës Meta-Berisha

TIRANË- Presidenti nuk përbën lajm kur flet kundër reformës në drejtësi. E ka votuar nën presion me zemër të thyer dhe e ka mallkuar që ditën e dytë, duke ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen