LIVE UPDATES
Ekonomi

BB mbështetje për gratë në Shqipëri, qasje më të madhe për punësimin online në tregun global

15 Shtator 2021, 05:41 Nga DOSJA
BB mbështetje për gratë në Shqipëri, qasje më

“Digital Jobs Albania” është një nismë e re e Bankës Botërore që synon të ndihmojë gratë në Shqipëri të zgjerojnë aksesin ndaj mundësive për punësimi online dhe të vendosin lidhje me ekonominë globale.

Nisma do të ofrojë një kurs trajnimi intensiv 3-mujor për aftësitë digjitale për vajzat dhe gratë e moshës 16-35 vjeç, duke i pajisur ato me njohuritë e duhura që u mundëson akses në punësimin online si profesioniste të lira për dizajn grafik, krijim faqesh në internet dhe marketing digjital.

Zhvillimi i tregjeve të punës online për profesione të lira po ofron mundësi të reja për shqiptarët që të lidhen me ekonominë globale. Faqet e internetit si Upwork, Fiverr dhe People Per Hour u japin mundësi shqiptarëve që zotërojnë aftësitë e duhura, të punojnë online për projekte të porositura nga kompani dhe individë kudo në botë, pra qenë nevoja të lëvizin nga vendbanimi i tyre.

Veçanërisht gratë pritet që të përfitojnë nga këto mundësi të reja punësimi. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës së grave në Shqipëri është ende 14.6 pikë përqindje më e ulët se sa ajo e burrave. Sipas të dhënave të vitit 2020 të Institutit Kombëtar të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), hendeku gjinor i pagave mbetet 6.6 përqind. Zhvillimi i modelit të punës së pavarur në internet mund të luajë një rol të rëndësishëm në ngushtimin e këtyre hendeqeve. Oraret fleksibël të punës dhe aftësia për të punuar nga shtëpia mund të ndihmojnë më shumë gra e vajza me aftësitë e duhura të qëndrojnë në tregun e punës dhe të fitojnë pavarësi financiare.

Nisma Digital Jobs Albania, e zbatuar në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë, Coderstrust (një kompani ndërkombëtare që ofron trajnim mbi aftësitë digjitale) dhe EuroPartners Development (një kompani konsulente vendase), do të ofrojë një program trajnimi online për të pajisur pjesëmarrësit e përzgjedhur me aftësi teknike të kërkuara nga tregu i punës. Nisma gjithashtu do të sigurojë mentorim për pjesëmarrësit dhe do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e duhura për të konkurruar me sukses për projekte pune në faqet e internetit të profesioneve të lira.

“Kjo nismë ofron një mundësi shumë të mirë për gratë shqiptare për të përfituar njohuri digjitale dhe për t’u bërë pjesë e ekonomisë online – një model për të nxitur projekte të ardhshme në këtë fushë,” thotë Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë. “Askush nuk duhet të mbetet mbrapa në transformimin e vazhdueshëm digjital.”

Nisma është pjesë e angazhimit më të gjerë të Bankës Botërore në Shqipëri për të ndihmuar vendin të shfrytëzojë mundësitë ekonomike që lidhen me tregtinë digjitale të mallrave dhe shërbimeve.

“Shqipëria e ka njohur rëndësinë e tregjeve digjitale si një mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kemi mobilizuar një ekip përfaqësues nga Banka Botërore për të mbështur këtë përpjekje përmes kësaj nisme të re dhe të tjerave në të ardhmen,” u shpreh Christoph Ungerer, drejtues i ekipit të Bankës Botërore për Projektin e Tregtisë Digjitale në Shqipëri./MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi punesim per grate punesim per grate

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri