6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së diskutojnë në Berlin (27.-28.08) për sanksionet e planifikuara kundër Bjellorusisë dhe reagimet e mundshme ndaj zhvillimeve në konfliktin për gazin natyror me Turqinë.
Sipas zyrtarëve të BE-së sanksionet e planifikuara kundër Bjellorusisë fillimisht mund të prekin rreth 15-20 persona të përfshirë në mashtrimet zgjedhore dhe në dhunën dhe shtypjen e protestave. Qëllimi i takimit është të arrihet në parim një marrëveshje politike për persona të caktuar si dhe për parimet e sanksioneve.
Si do të veprojë BE-ja kundrejt Turqisë?
Edhe ndaj Turqisë mund të merren gjithashtu masa të reja ndëshkuese, sepse Turqia vazhdon të kryejë kërkime për gaz në pjesë të Detit Mesdhe që pretendohen nga Greqia dhe Qiproja, pavarësisht paralajmërimeve nga BE-ja.
I ngarkuari i BE-së për çështjet e jashtme, Joseph Borrell, do të paraqesë mundësi të ndryshme se si mund të veprojë BE-ja kundrejt Turqisë. BE-ja ka vendosur që nga viti i kaluar një sërë sanksionesh ndaj Ankarasë, sepse i konsideron shpimet për gaz si të paligjshme.
Gjithësesi sanksionet ndaj Turqisë pritet të vendosen vetëm nëse përpjekjet e fundit të Gjermanisë për të ndërmjetësuar në konflikt dështojnë. Sikurse u tha në kuadrin e një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së në Berlin kancelarja Angela Merkel (CDU) dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mund të zhvillojnë një telefonatë tjetër të premten.
Megjithë thirrjet e shumta që konflikti të mos acarohet, ai vazhdon të përshkallëzohet. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën (26.08.) se vendi i tij nuk do të bëjë lëshime në Mesdheun Lindor dhe i bëri thirrje Greqisë që të mos bëjë “gabime” që mund ta “shkatërrojnë”.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Komisioneri i tregtisë në Bashkimin Evropian, Phil Hogan ka dhënë dorëheqjen menjëherë, pasi qeveria irlandeze e akuzoi atë për shkelje të rregullve të Covid-19...
GJERMANI– Qeveria gjermane e zgjati edhe me dy javë paralajmërimin për të mos udhëtuar në rreth 160 vende. Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, tani ai duhet ...
RUSI-Rusia ka publikuar pamjet e shpërthimit më të madh bërthamor që është realizuar ndonjëherë. Bëhet fjalë për bombën “Car”, e cila u testua në detin Barent n...
BJELLORUSI– Më shumë se 50 qytetarë janë arrestuar në Minsk pasi kishin dalë për të protestuar kundër regjimit të Aleksandër Lukashenko. Mijëra qytetarë k...
HAGË -Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, iu adresua të mërkurën Gjykatës në Hagë, ku u zhvillua dita e dytë dhe e fundit e...
BRUKSEL– Kryediplomati europian Josep Borrell dhe ministri i Jashtëm i Kanadasë, François-Philippe Champagne kanë dalë në një deklaratë të përbashk...
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, është shprehur se Serbia është në një situatë të vështirë në dialogut me Kosovën. Pas një takimi me udhë...
GREQI-Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi sonte një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas mediave greke në qendër të diskutim...
BRITANI-Harry Maguire është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, një 27-vjeçar i talentuar i zgjedhur për të luajtur për vendin e tij, i cili merr 85 milion...