LIVE UPDATES
Bota

BE do t’u japë fund gradualisht importeve ruse të energjisë

9 Mars 2022, 08:01 Nga DOSJA
BE do t’u japë fund gradualisht importeve ruse të energjisë

BE-ja do të çlirohet prej varësisë së importeve ruse të energjisë. Komisioni po i përshpejton planet për më shumë energji të rigjenerueshme dhe vende të tjera furnizuese. Vendet anëtare paralajmërojnë nga një embargo.

Ndërsa SHBA vendos për ndalimin e importeve të naftës ruse, BE-ja bën plane afatmesme. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen theksoi: “Ne duhet të çlirohemi nga varësia prej gazit, naftës dhe qymyrit nga Rusia”. Por është e qartë, që këto masa nuk kanë efekt të menjëhershëm dhe as nuk janë të realizueshme afatshkurtër. Një plan i ri për të ardhmen e energjisë në Europë ka qenë prej kohësh duke u përgatitur në Bruksel – tani për shkak të luftës në Ukrainë plani po përshpejtohet.

“REPoëer EU” (vendoja e furnizimit të Europës me energji mbi një bazë të re) është titulli i programit, lidhur me të cilin do të konsultohen në samitin në fundjavë krerët e BE-së. “Dukshëm përpara 2030-s.” BE-ja duhet të bëhet e pavarur prej lëndëve djegëse fosile nga Rusiadhe bashkarisht të zhvillojë burime energjie të sigurta, me kosto të favorshme dhe të qendrueshme, deklarohet. Njëkohësisht duhen gjetur zgjidhje për rritjen e çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe duhen mbushur rezervat e gazit për dimrin e ardhshëm.

Të gjitha këto duhet të vihen në lëvizje për të arritur objektivin për klimën për vitin 2050. Tani duhet të veprohet shumë më shpejt – dhe ky është problemi më i madh: Sepse është e qartë, që sanksionet e menjëhershme të energjisë ndaj Rusisë, tani për tani europianët i konsiderojnë si mjeti i fundit. Kaq shumë varen ekonomitë europiane nga lëndët ruse: Kryeministri bullgar Kiril Petkov paralajmëroi, se vendi i tij të gjithë energjinë e merr nga Rusia dhe nuk mund ta përballojë ndërprerjen e furnizimeve.

Kancelari Olaf Scholz beson, se edhe vendi më i pasur i BE-së nuk ia del: Ndërkohë ne nuk mund ta sigurojmë ndryshe furnizimin, ndaj energjia „me vetëdije” është përjashtuar prej sanksioneve kundër Rusisë, tha Scholz në një video-konferencë me presidentin e SHBA-së Joe Biden. Ministri i Jashtëm Anthony Blinken deklaroi: „Eshtë e nevojshme dhe një shans që vendet europiane të çlirohen nga energjia ruse.”

Çfarë përmban plani?

Zëvendëspresidenti i Komisionit Frans Timmermans shpreh optimizëm: Deri në fund të vitit ai do të zëvendësojë dy të tretat e importeve ruse të gazit me lloje të tjera gazi. “Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, por e bëshme”, përbetohet ai. Komisioni propozon për këtë qëllim një paketë masash.

Më shumë energji të pastër: Bujqësia duhet të prodhojë më shumë biogaz, do të rritet ndjeshëm importi i gazit të lëngshëm (LNG) dhe duhet të krijohen impiante të reja për prodhimin e hidrogjenit. Përveç kësaj BE-ja duhet „”të përshpejtojë revolucionin për energji të pastër”, thotë Timmermans. Këtu bëjnë pjesë lëshimi më shpejt i licencave për impiantet e energjisë së erës dhe panelet diellore si dhe gjeneratorëve ngrohës dhe financimi me më pak burokraci i tyre. Duhet të avancojë restaurimi i shumëpërfolur i godinave si dhe sjellja e konsumatorit që duhet të luajë një rol në këtë drejtim: Nëse qytetarët do ta përdorin më me kujdes ngrohjen mund të kursehen çdo vit dhjetë miliard metër kub gaz. „Ne duhet të çlirohemi më shpejt prej Rusisë dhe mund t’ia dalim edhe më shpejt”, thotë zëvendëspresidenti i Komisionit.

Interkonjeksioni më i mirë i rrjeteve: ndër planet bën pjesë edhe përmirësimi i lidhjes mes vendeve anëtare të BE-së dhe sinkronizimi i rrjeteve të energjisë. Deri tani planet kanë dështuar për qarkullimin e gazit mes këtyre vendeve për shkak të sistemeve të ndryshme të tubacioneve dhe problemeve komplekse teknike, sepse rrjetet nuk janë të harmonizuara mes tyre ose nuk janë të përshtatshme për lloje të caktuara gazi.

Siguria e furnizimit: Një plan emergjence i BE-së duhet të garantojë sigurinë e furnizimit. Vende, që nuk kanë depozita të vetat për gazin, duhet të furnizohen prej depozitave qendrore, në rast se krijohen mungesa ndërkombëtare furnizimi. Do të propozohen rregulla të reja të BE-së, që synojnë një kompensim të drejtë të burimeve dhe të çmimeve si dhe mundësi për blerje qendrore.

Kompensimi i luhatjeve të çmimeve: Njëkohësisht Komisioni thekson, se konsumatorët duhet të mbrohen prej luhatjeve ekstreme të çmimeve nga furnizuesit e energjisë. Kjo vlen si për qytetarët në nevojë, ashtu edhe për sipërmarrjet e vogla. Në këtë mënyrë vendeve anëtare u jepet mundësia për rregullimin e çmimeve dhe nxit që shtetet p.sh. të rrisin taksën ndaj fitimeve të treg të sipërmarrjeve të energjisë për të kompensuar konsumatorët. Në përgjithësi tani rregullat ekzistuese të tregut për furnizimin me energji në BE janë jashtë loje.

Përgatitja për dimrin: Të gjithë ekspertët janë të një mendimi, se ndërkohë BE-ja me rezervat e veta mund të përballojë nevojat e energjisë deri në verë. Problemi qëndron tek përgatitjet për dimrin e ardhshëm, kur konsumi rritet sërish ndjeshëm. Komisioni propozon një rregull, që depozitat e gazit në Europë në verë të mbushen deri në 90 përqind të kapaciteteve të tyre. Impiantet e depozitimit të gazit duhet të shpallen si „infrastrukturë kritike” dhe mekanizmat e solidaritetit të ndihmojnë, derisa një paketë e re ligjore të vendosë rregullat e qarta.

Mbeten shumë probleme teknike dhe politike

Ekspertët  shohin rreziqe për situatat ekstreme në treg, kur në verë duhet të mbushen depozitat e gazit. “700 Terraëatt Gaz për BE-në do të kushtonin aktualisht 70 miliardë euro, krahasuar me 12 miliardë që kanë kushtuar një vit më parë” ka përllogaritur Instituti i Studimeve Bruegel. Dhe pa gazin rus kjo gjithësesi nuk do të jetë e mundur. Edhe në planifikimin për rritjen e importit të gazit të lëngshëm studiuesit vërejnë probleme: Spanja ka shumë terminalë që nevojiten për gazin e lëngshëm, LNG, por një tubacion i planifikuar dikur për në Francë ende nuk  është ndërtuar. Situata në vendet anëtare është jashtëzakonisht e ndryshme, sepse furnizimi me energji menaxhohet në nivel kombëtar.

Që në fillim të dimrit të kaluar planet për blerje të përbashkëta të energjisë u mbyllën sërish nëpër sirtarë, sepse vendet anëtare kanë partnerë të ndryshëm kontratueks, pjesërisht me afate të gjata furnizimi dhe deri tani tani kanë operuar individualisht në treg duke kërkuar kushte të favorshme. Vetëm një koordinim më i fortë në këtë sektor mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë.

BE-ja merr gjithsej 60 përqind të energjisë nga Rusia dhe është e varur fort prej këtyre importeve. “Kam paralajmëruar prej shumë kohësh për këtë”, thotë zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Frans Timmermans, por për fat të keq historia nuk mund të kthehet pas dhe tani BE-ja duhet të luajë kartat që ka në dorë. Gjermania prej vitesh ka qenë frenuese në këtë drejtim. Tani qeveria gjermane duhet të ndihmojë në kërkimin për zgjidhje të reja.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be do t’u japë fund importeve ruse lufta ukraine-rusi be do t’u japë fund importeve ruse lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 9 Mars 2022, 07:51

Japonia qartëson marrëdhënien me Moskën

JAPONI- Japonia njoftoi të martën një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, duke sinjalizuar kështu një ndryshim nga përgjigja ...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës