LIVE UPDATES
Bota

BE: Plane për një institucion për pandemitë

12 Nëntor 2020, 07:44 Nga DOSJA
BE: Plane për një institucion për pandemitë

Kur shpërtheu pandemia e koronës në pranverë të këtij viti dhe COVID u përhap në gjithë Europën, një nga pyetjet e shtruara më shumë ishte: Çfarë po bën Bashkimi Evropian? Përgjigja ishte se BE nuk ka kompetenca për çështjet e shëndetësisë dhe vendet anëtare i morën vetë, në nivel kombëtar vendimet për të luftuar infeksionin e Coronës. Kjo shkaktoi kaos lidhur me rregullat si dhe fillimin e një gare për të vënë në dispozicion pajisjet mbrojtëse, medikamentet dhe shtretërit e spitaleve, garë që u kritikua si josolidare.

Kush do ta marrë vaksikën dhe kur?

Pyetja më e rëndësishme aktualisht është lidhur me shpërndarjen e vaksinës të bërë të njohur, BioNTech-Pfizer. Ajo do t’u jepet vendeve anëtare të BE, sipas numrit të popullsisë, tha Komisarja që merret me këtë çështje, Stella Kyriakides. Vendet vetë do të marrin vendimin cilat do të jenë prioritetet gjatë vaksinimit të popullsisë.

Afati kohor nuk është përcaktuar ende, aktualisht vaksina ndodhet në procesin e marrjes së lejes nga autoritetet e medikamenteve mjekësore, EMA. Kjo do të përshpejtojë procesin sapo të marrë të dhënat e nevojshme. Vlerësimi optimist thotë se kjo do të ndodhë në fund të muajit dhjetor. Në fillim të vitit tjetër, do të shpërndahen dozat e para, bënë të ditur autoritetet e Brukselit.

BE dëshiron t’i ketë vetë kompetencat për emergjencat

Kontrata që Komisioni i BE nënshkroi ditën e martë me BioNTech- Pfizer, për prodhimin e 300 milionë dozave vaksina, është vetëm hapi i parë. Mbas kritikave të marra në pranverë, Komisioni i BE-së, po mundohet të zgjerojë sa më shpejt dhe sa më shumë aktivitetet e veta për luftimin e pandemisë. Kështu, krah sigurimit të transhit të parë të vaksinës janë blerë edhe materiale mjekësore mbrojtëse, për të penguar garën e ashpër për tregje botërore.

Tani Komisioni kërkon që të krijojë zyrën e vet, një agjenci të re për çështjet e shëndetit Health Emergency Response Agency – shkurtimisht HERA –që do të merret me vëzhgimin e zhvillimit të sëmundjeve infektive dhe thirrjen e gjendjes së emergjencës. Komisarja Stella Kyriakides pranon se „bëhet fjalë për pavarësimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”. Ky është momenti i rrezikut në rritje të pandemisë, dhe Europa duhet të jetë e përgatitur më mirë.

Brukseli dëshiron po ashtu të zgjerojë kompetencat e agjencive ekzistuese të shëndetit: Agjencia qëndrore e Bashkimit Europian, EMA me qendër në Amsterdam nuk do të jetë vetëm për dhënien e lejeve për vaksinat dhe medikamentet mjekësore, por do të vëzhgojë edhe mungesën e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore dhe do të drejtojë marrjen e masave për sigurimin e tyre. Pranverën e kaluar BE reagoi ad hoc duke improvizuar me marjen përsipër të furnizimit dhe shpërndarjes, por kjo punë duhet rregulluar në bazë ligjore.

Edhe Enti për vëzhgimin, parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC), me qendër në Stockholm duhet fuqizuar, duke vlerësuar në të ardhmen të gjitha të dhënat e vendeve anëtare dhe duke dhënë udhëzimet përkatëse. Një shembull është vlerësimi i përdorimit të maskave mbrojtëse. Muaj të tërë pati diskutime kontradiktore se sa e rëndësishme është mbajtja e maskës në publik.

Stella Kyriakides përmendi një shembull tjetër atë të vlerësimit të rrezikut, që krijohet nga mutacionet e COVID-it tek nervat. Infeksione të tilla nuk janë vëzhguar vetëm në Danimarkë. Shkencëtarët e Stokholmit do të japin ditët e ardhshme vlerësimet e tyre për këtë problem të ri.

Mirëkuptim nga Parlamenti Europian

Vendet anëtare të BE kanë nguruar shumë deri tani që t’i japin kompetenca të tjera Brukselit. Komisioni është duke u munduar t’i qetësojë, duke thënë se nuk është duke kërkuar ndryshimin e Pakteve të BE. Megjithatë kaosi i fazës së parë të Coronës tregoi se për këtë çështje nevojiten rregullime në nivel europian. Komisioni ka ndeshur mirëkuptim tek Parlamenti Europian kur ka paraqitur planet e veta.

Zëdhënësi për çështjet e shëndetit të Partisë Kristiandemokratike në Parlamentin e BE-së, i ka përshëndetur planet duke thënë: „Gjatë pandemisë së COVID-19 ne u mbështetëm shumë tek Organizata Botërore e Shëndetësisë, WHO. Megjithëse unë e vlerësoj shumë punën e saj, duhet pranuar po ashtu se për fat të keq, WHO ka bërë edhe gabime. Sipas mendimit tim, për shkak të presionit të ushtruar nga Kina, gjendja e emergjencës shëndetësore u shpall me shumë vonesë,” shpjegon mjeku Peter Liese. Prandaj është e rëndësishme që në të ardhmen Europa të veprojë në mënyrë të pavarur. Ai është në favor të forcimit të autoriteteve aktuale të BE që merren me çështjen e shëndetit. Gjatë valës së parë të pandemisë, në muajt mars dhe prill, kur ka qenë duke punuar si mjek, tregon Liese, atij i pati dhimbur shumë kur ka parë mungesën e maskave dhe rrobave mbrojtëse. „Për shumë mjekë në Itali kjo do të thotë se atyre iu desh të vdisnin prej COVID-19.” Kjo gjë nuk duhet të përsëritet më.

Edhe socialdemokratët e Parlamentit Europian tregojnë për planet e tyre: „BE duhet pengojë veprimtaritë e pakoordinuara të vendeve, si përshembull mbyllja e kufijve dhe ndalimi i eksportit të medikamenteve të rëndësishme mjekësore dhe teknikës mjekësore. Bashkimi Europian ka nevojë për më shumë kompetenca në fushën e shëndetit, për të qenë në gjendje që të reagojë në mënyrë harmonike dhe të koordinuar,” thotë zëdhënësi për çështjet e shëndetit të socialdemokratëve, Timo Wölken. Rrumpalla i çorientoi qytetarët dhe „ia mori rëndësinë ndjekjes të domosdoshme të gjetjeve shkencore, si përdorimi i maskës, rregullat e distancës sociale, strategjitë për testimet apo rregullat e karantinës”. “Qytetarët europianë presin prej nesh që të veprojmë,” thotë Komisarja Kyriakides, por vendimet i marrin vendet anëtare, dhe do ishte mirë që ato të mësojnë prej gabimeve të muajve të fundit dhe të veprojnë në të ardhmen në mënyrë „më europiane”.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid pandemia vaksina covid pandemia vaksina

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet