LIVE UPDATES
Aktualitet

Berberët hapen të fundit, si po qethen njerëzit ‘kontrabandë’. Rrëfimi: Që nga prilli kam me dhjetëra telefonata nga

28 Prill 2020, 14:22 Nga DOSJA
Berberët hapen të fundit, si po qethen njerëzit

TIRANË– Dje rindezën motorët e fikur automjetet që ofrojnë shërbimin taksi, po ashtu ngritën qepenat dyqanet me pakicë të rrobave, këpucëve dhe të tekstileve.

Rritja e kategorisë së bizneseve që do të lejohen të punojnë, krijuan në kryeqytet panoramën e një dite normale para se të mbërrinte virusi i ri Covid-19. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në taksi mund të udhëtojë vetëm një person, përveç shoferit.

Pasagjeri duhet të ulet në sendiljen pas në pozicionin diagonal me shoferin dhe gjatë gjithë kohës duhet të mbajë maskën dhe dorezat. Po ashtu, me masa shtesë për të shmangur përhapjen e virusit nisën dje punën edhe dyqanet e këpucëve dhe të veshjeve. Në dyqanet me sipërfaqe deri në 30 m2 lejohet vetëm një klient brenda dhe punonjësi.

Të dy duhet të mbajnë vazhdimisht maskat dhe dorezat dhe të ruajnë distancën sociale. Sakaq, Kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook”, ditën e djeshme lajmëroi se në e-Albania janë gati edhe lejet e posaçme për bizneset.

“Tri seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për: Transport për stafin me autobusë ose furgona. Lejedalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30. Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24”, shkroi Kryeministri Rama.

Ndërkohë, duke filluar nga dje, qytetarët do të kenë 30 min më shumë kohë për të bërë pazar, nga 90 min që ishte javën e kaluar, në 120 minuta. Në listën e bizneseve që hapen edhe këtë të hënë nuk ishin berberët, një shërbim utilitar ky për jetën e përditshme të qytetarëve.

Përpos nevojës për t’u kujdesur për pamjen, ky vendim prek ekonominë e një numri të konsiderueshëm personash, të cilët ushtrojnë këtë aktivitet. Klemend Rama, është pronari i sallonit “Mans Room”, në kryeqytet, i cili është mbyllur që në datën 9 mars.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, berberi Rama thotë se kjo situatë e ka dëmtuar ekonomikisht, ndërkohë tregon edhe përshtatjen me pandeminë për të dhënë shërbimin.

INTERVISTA

Prej sa kohësh e keni mbyllur sallonin?

Klemend Rama (pronari i Mansroom_barber_shop): E kam mbyllur punën që në datën 9 mars kur edhe doli urdhri nga shteti pasi rezultuan dy personat pozitivë në Tiranë. Që prej 9 marsit, nuk kam asnjë të ardhur, ndërkohë që shpenzimet i kam të shumta.

Sa persona punoni në sallonin tuaj?

Klemend Rama: Për momentin jam vetëm unë. Është një biznes familjar, që më shërbente për të siguruar një jetë normale.

Po mbushen rreth dy muaj që nga momenti që ju keni mbyllur sallonin, sa i përllogarisni humbjet?

Klemend Rama: Atëherë, unë po mundohem të bëj një përmbledhje të detyrimeve që kam në një muaj. Siguracioni, kredia, uji, dritat të gjitha këto shkojnë 70 mijë lekë të rinj në muaj. Për dy muaj, janë 140 mijë lekë. Por këtu nuk kam llogaritur fitimin e munguar me të cilat unë mbaj familjen time. Po ashtu, nuk kam përfshirë edhe shpenzimet familjare të detyrueshme për të përballuar muajin. Nuk di ç’të them, gjendja është e vështirë dhe nuk mund të vazhdohet kështu.

Në kohën që po qëndroni të mbyllur, keni pasur kërkesa për të ofruar shërbimin në mënyrë individuale te klientët, p.sh., në shtëpitë e tyre?

Klemend Rama: Po, patjetër. Kërkesat filluan që disa ditë pasi u mbyllën dhe gjithnjë po vinin në rritje. Sigurisht muajin mars dhe deri tani vonë nuk kam pranuar, sepse edhe unë kisha frikë, pasi kemi familje dhe nuk doja të rrezikoja jetën e tyre dhe timen. Por po bëhen shumë kohë që e kam mbyllur dhe normalisht rezervat po mbarojnë, kështu që duhet të punojmë për të. Kështu, kohët e fundit po mundohem të gjej mënyra alternative për të punuar sadopak, duke qethur kryesish në ambiente të hapura dhe duke marrë të gjitha masat. Para se të qeth dikë, dezinfektoj mjetet e punës që më duhen, mbaj gjithë kohës doreza dhe maskë dhe kështu po punoj, në vështirësi. Megjithatë, sado që të përpiqem me mënyra alternative, nuk është e njëjta me punën që mund të bëj kur salloni është hapur dhe funksionon normalisht. Nuk e kuptoj se përse nuk lejohemi edhe ne të vazhdojmë punën, duke respektuar masat e rekomanduara, si për bizneset e tjera për të mos pasur më shumë se një klient në sallon, me doreza, me maskë dhe duke përdorur dezinfektues.

Keni aplikuar për të përfituar nga paketat financiare të qeverisë?

Klemend Rama: Sigurisht që po, ne jemi kategoria e bizneseve që jemi prekur që në fillim të pandemisë. Por akoma s’kam marrë një përgjigje.

Nëse situata vijon kështu, rrezikoni të falimentoni? Klemend Rama: Nuk e di ç’të them për këtë pjesë. Sigurisht, kjo situatë më ka vendosur shumë në vështirësi, por do të mundohem të rezistojë sa më shumë, pasi kam punuar fortë për të krijuar një klientelë që më beson. Nuk do t’ia uroja asnjërit falimentin.

Marrë nga PANORAMA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klemend rama koronavirusi ne shqiperi klemend rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet