Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Një nga personat që kanë dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Partia Demokratike është edhe Sali Lushaj. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se Lushaj, babai i reperit Arkimed Lushaj, të njohur ndryshe si Stresi, është vendsour në rreshtin e parë të mbështetësve të Berishës.
Me dy gishtat lart, Sali Lushaj brohoret emrin e Berishës dhe tregon se është në anën e tij e jo të Bashës. Vetë Berisha i ka shpallur luftë Bashës të cilin e akuzoi se ka shitur Partinë Demokratike tek kryeministri Edi Rama. Të dy u futën dhe dolën sot nga Kuvendi i Shqipërisë pa shkëmbyer asnjë fjalë.
Madje Basha, për ta shmangur, ndërroi edhe rrugën që e çonte drejt selisë blu. Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Princi Faisal Farhan Al Saud, Ministër i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, do të vizitojë Shqipërinë paraditen e nesërme.‘Top Channel’ raporton...
TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme ka sjellë përgjigje për kandidatin për deputet në listën e Bindjes Demokratike, Arsen Belaj. Në shkresën e dërguar në Kom...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur mesditën e sotme, në orën 13:00, për të përfunduar procedurën e kalimit të katër mandateve që u dorëz...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha me a...
TIRANË- Një foto e publikuar nga Dosja.al tregon djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha teksa del nga zyra e të atit, ish-kryeministrit ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Në mbledhjen e zhvi...
TIRANE- Një rikthim i vështirë ka qenë ky i deputetëve të opozitës 30 muaj pas djegies së mandateve, ku përveç humbjes së pushtetit nuk ruajtën dot as pa...
TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka “justifikuar” vendimin e tij për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha s...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur aksionin opozitar që në seancën e parë plenare. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Basha ka mbledhur grupin parlam...