LIVE UPDATES
Politike

Rama prezanton bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, s’e lë të qetë Berish

10 Shtator 2021, 11:10 Nga DOSJA
Rama prezanton bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Në mbledhjen e zhvilluar sot, Rama tha se 11 anëtarët e rinj të bordit do të jenë ekspertë të nivelit më të lartë ndërkombëtarë, shqiptarë që shkëlqejnë në botën akademike jashtë vendit si edhe të huaj që mishërojnë kriteret më të larta të botës akademike. Kreu i Qeverisë tha se qëllimi i tij është që arsimi i lartë në vend të çohet në një tjetër nivel dhe se të rinjtë që mbarojnë shkollën e mesme me rezultate të mira të gjejnë mundësinë e duhur për të studiuar në Shqipëri, pa u detyruar që të largohen nga vendi. Rama shtoi nga mbledhja me Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, se situata nuk është aspak e kënaqshme dhe se problematikat janë serioze në universitetet shqiptare.

Një nga faktet që e bëjnë kokulur është se të rinjtë preferojnë të largohen nga Shqipëria dhe këtë ai kërkon ta ndryshojë. Rama siguroi se anëtarët e bordit të Akreditimit do të kenë pavarësi në vendimmarrjet e tyre, pavarësisht se kë cënojnë në sistemin akademik shqiptar. Referuar periudhës kur qeveriste ish-kryeministri Sali Berisha, Rama tha se në atë kohë jepeshin diploma për larje, punime hidraulike e zdrukthtarie në funksion të pronarëve të universiteteve qoftë për infrastrukturën e uiniversitetit, qoftë për shtëpinë e parë apo të dytë të pronarit. Sipas Ramës, studentë që nuk hynin dot në universitete publike, që vinin nga familje relativisht të varfra e që nuk kishim mundësi të paguanin tarifat e ofronin për pronarët çfarë të kishin mundësi si lëndë të pare, qoftë dele apo lopë.  Sipas Ramës, ka pasur regjistra ku përshkruhej se X diploma janë tërhequr nga shefi, e nuk dihet se kush i kishte marrë, por që kjo kohë ka mbaruar.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në bordin e Akreditimit. Dua të falënderoj anëtarët e parë për përkushtimin dhe kontributin e pakursyer. Bordi është i përbërë nga një numër harmonik ekspertësh shqiptarë dhe të huaj që shkëlqejnë në karrierën e tyre akademike në vende të ndryshme. I jam mirënjohës sinqerisht të gjithëve për gatishmërinë dhe patjetër dhe dispononim e pakursyer që të na japë një dorë në këtë proces. S’e vë në diskutim që të paktën pjesa shqiptare e bordit të ri e njeh mirë problematikën e arsimit tonë të lartë. Është e familjarizuar me problemet, shqetësimet dhe kritikat. Duhet ta çojmë në nivel tjetër, arsimin tonë të lartë. Ne vijmë nga një rrugë e përpjetë dhe pak vite më parë ne na u desh të përballeshim me një situatë ku rrjeti i universiteteve tona ishte rrjet i shthurur dhe i thurur sipas orekseve.

Ne nuk jemi aspak të lumtur dhe të kënaqur dhe situata sot në universitete s’është situatë që na jep mundësinë të flemë të qetë. Problematikat sot janë shumë serioze dhe sfida më e madhe për ne si qeveri është si mund të arrijmë t’i japim vajzave dhe djemve që studiojnë këtu në shkollë të mesme e mbarojnë me rezultate të shkëlqyera një zgjedhje alternative me zgjedhjen për të ikur jashtë. S’kemi arsye të mendojmë se duhet të frenojmë shkuarjen e të rinjve në universitetet më prestigjioze por fakti që midis tyre janë plot ata që largohen drejt universiteteve të huaja jo domososhmërisht më prestigjjioze në shumë raste për shkak se këtu aleternativa është larg së qeni tërheqëse është një fakt që ne na bën kokëulur sot për atë ku duhet të jemi. Krenaria për atë që kemi bërë për të vendosur një bazë nuk është një ngushëllim për të mos parë në sy situatën e vështirë me të cilën ne duhet të përballemi me sukses. Për të gjithë ju këtu angazhimi në këtë bord është një sens misioni për të ndimuar që arsimi i lartë në Shqipëri të shkojë më përpara.

Unë s’kam marrë pjesë e s’do marr pjesë në asnjë mbledhje të bordit të akreditimit, duhet të jetë vendimmarrje e pavarur, kemi këtu për të garantuar me mosndërhyrjen tonë integritetin e punës suaj. Të jeni të sigurt që ajo që ne presim nga bordi është integritet maksimal në vendimmarrje pavarësisht kush cënohet në interesat e veta në sistemin tonë akademik se përndryshe cdo vendimmarrje pa integritet cënon mijëra të rinj e prindër dhe të ardhmen e vendit. Vijmë nga një rrugë shumë e përpjetë, pak vite më parë u përballëm me një situate që ishte një rrjet universitetesh i shthurur dhe thurur sipas orekseve politike dhe jashtë standarteve.

Jepeshin diploma për larje, punime hidraulike, zdrukthtarie e punime të tjera në funksion të pronarëve të universiteteve qoftë për infrastrukturën e uiniversitetit qoftë për shpinë e parë apo të dytë të pronarit, dhe pjesë e pagesës, e këto janë gjëra të regjistrutra, për të hyrë në universitet e marrjen e diplomës ishte dhe dhënia e lopëve, deleve, fasuleve, orizit, zhavorrit e druve të zjarrit. Studentë që nuk hynin dot në universitete publike, që vinin nga familje relativisht të varfra, që nuk kishim mundësi të paguanin tarifat e ofronin për pronarët cfarë të ksihin mundësi si lëndë të parë. Ka pasur regjistra, dhe këtu flasim për vitin 2013 jo 1913, themeltarë universitetesh ku përshkruhej se X diploma janë tërhequr nga shefi, e nuk dihet se kush i kishte marrë, pra ishin indurgjenca që u jepeshin personave që nuk kishin ardhur asnjë ditë në universitet.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bordi i arsimit te larte edi rama bordi i arsimit te larte edi rama

Sondazh

Poll
Politike 10 Shtator 2021, 10:56

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja e shikon si një vetëposhtërim të opozitës që forcon pozitat e kryeministrit Edi Rama, vendimin e Lulzim Bashës për të përjas...

Politike 10 Shtator 2021, 09:49

TIRANË– Dita e sotme mund të cilësohet shumë lehtë si dita e Opozitës (PD-LSI) që u rikthye në Parlament pas 30 muajve mungesë. Kjo, jo përsa i përket zhvi...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë