“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
VD-Berisha: Yuri Kim shëtit nëpër livadhe me gazetaren e Ertv-së
29 Tetor 2021, 16:49Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.al publikoi 6 ditë më parë lajmin se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim po kalonte fundjavën në Përmet nën prezencën e gazetares Mira Kazhani e Anjeza Majën, moderatoren që tashmë është pjesë e “ERTV”,( televizionit të kryeministrit Edi Rama). Ky udhëtim i përbashkët u komentua nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ që u mbajt ditën e djeshme në qytetin e Lezhës.
Me ironi, Berisha tha se zonja e nderuar (ambasadorja Yuri Kim) kullot në livadhet e qeverisë, duke përmendur dhe Anjeza Majën. Këtë të fundit ai e quajti ‘Majezën e qeverisë’, duke thënë se ambasadorja së bashku me Majën udhëtojnë fundjavave së bashku.
“Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, s’ia pranojnë barin askujt dhe mos mendojë njeri se mund t’u shesë gënjeshtrat për të vërteta. Thelbi i “Foltores”, nuk është kundër miqve tanë. Prandaj u them që mos dëgjoni ata, pasi Sali Berisha bashkë me ju vetëm që do të ngremë PD-në do ta çojmë në pushtet, por do të vendosim marrëdhëniet më të mira me BE-në dhe SHBA. Pengkryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran i tij që duhet të na etiketojë ne si antiamerikanë janë më qesharak se çdo personazh.. Amerika është e vlerave të mëdha, e votës së lirë, e sovranitetit. Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër vikende, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qoftë,”- u shpreh Berisha ndër të tjera.
KRUJË– Situata në spitalin e Krujës ditën e sotme është kthyer në normalizim. Në spital janë paraqitur vetëm gjashtë raste ndërsa të shtruar nuk ka a...
TIRANË– Bujar Sefa (Xaka) i cili është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, në kuadër të operacionit ‘Noja’ në Krujë, është një emër i njohur pë...
TIRANË– Dhjetë persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Disa persona janë ndaluar nga policia pasi kanë kryer vjedh...
TIRANË– Bashkia e Tiranës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm që prek të gjithë qytetarët që blejnë abone të përgjithshme apo të linjës. Bashkia nj...
LEZHË– Mhill Gega është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 10 vite e 9 muaj burg, pasi ka përplasur për vdekje Mark Gjetën.Ngjarja tragjike ka ndodhur në...