“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Makinë me drogë te kthesa e Fushë-Prezës, arrestohet 32-vjeçari
30 Tetor 2021, 08:08Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi kishte me vete lëndë narkotike kanabi. I riu u ndalua nga policia në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës”. Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, së bashku me automjetin dhe dy aparat celular. 32-vjeçari me incialet A.S, i cili banon në Kamëz akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. S. Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, sëbashku me automjetin dhe dy aparat celular.
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Kamzë, dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Dhjetë persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Disa persona janë ndaluar nga policia pasi kanë kryer vjedh...
TIRANË– Bashkia e Tiranës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm që prek të gjithë qytetarët që blejnë abone të përgjithshme apo të linjës. Bashkia nj...
LEZHË– Mhill Gega është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 10 vite e 9 muaj burg, pasi ka përplasur për vdekje Mark Gjetën.Ngjarja tragjike ka ndodhur në...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë ndryshimin e orës, që do të ndodhë ditën e nesë...
TIRANË– Ditën e nesërme në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën e sotme 30 dhe të dielës 31 tetor, kur ...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme makina inteligjente ka ndëshkuar 334 shoferë, të cilët janë kapur në shkelje. Gjatë orëve të mbrëmjes në disa rrugë të kry...
LONDËR– Gruaja kineze, Fen Chen pastronte para për një bandë shqiptare që merrej me trafikun e drogës në Londër. Për këtë shkak, familja e saj është ...
TIRANË– Në fundjavë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.Ditën e sotme sipas “MeteoAlb” zhvillimi i një ...