LIVE UPDATES
Aktualitet

Berisha nxorri të dhënat e të miturit që aksidentoi, Kazhani: Të kam lënë Zotin, unë jam përfshirë pa faj fare

15 Prill 2019, 15:55 Nga DOSJA
Berisha nxorri të dhënat e të miturit që aksidentoi,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi disa orë më parë foton, emrin dhe të dhëna rreth gjendjes se rëndë shëndetesore, në të cilën ndodhet, i riu 17-vjecar që u aksidentua nga gazetarja Mira Kazhani, një javë më parë. (Lexo këtu)

Pas statusit të ish-kryeministri një reagim ka ardhur edhe nga vetë gazetarja, e cila ka rrëfyer se i mituri i kishte dalë para në tentativë për të kapërcyer rrugën.

Këtë javë kam menduar gjatë, por mbi të gjitha jam lutur që ai djalë të bëhet mirë. Aq sa kur më pyesnin nëse isha lënduar vetë, më dukej sikur s’më kuptonin. Unë jam lënduar, edhe pse pa faj. Nuk ka njeri normal në timon që dëshiron të përfshihet në aksident. Askujt nuk i bëhet qejfi, veç në e paç emrin Sali Berisha, që nuk heq dorë duke nxirë e vrarë edhe të pafajshmit, vetëm për t’i dhënë një orë më shumë jetëgjatësi politikës tënde, që do veç kufoma ndër të shëndoshë e të lënduar. Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.

Më tej Kazhani ka treguar edhe arsyen se përse i mituri nuk mund të identifikohej nga Policia.

“Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.”

Kazhani gjithashtu ka adresuar edhe akzuat për shkak të profesionit nga ish-kryeministri Berisha ndaj saj.

“E kuptoj që ti gazetarët i ndan në miq dhe armiq. Ata të shërbejnë ty ua mbulon të vërtetat sa herë do ti e siç di ti. Armiqtë i lufton me çdo sajesë! Kundër teje kam qenë politikisht që në ’97-ën, kur im vëlla u plagos nga një plumb qorr i bandave në mes të Burrelit. Nga ato armë që ti i nxore sheshit për të ruajtur veten, pa pyetur se kush po vritej, qoftë edhe aksidentalisht.”

Reagimi i plotë:

Sali Berisha, unë jam Mira Kazhani. Jam fëmijë i dy prindërve që kanë punuar me nder dhe s’kanë asgjë për të fshehur për fëmijën e tyre, flenë të qetë në darkë për mua.

Para një jave jam përfshirë, edhe pse pa faj, në një ngjarje tronditëse, ku një i ri u hodh me vrap në autostradë, para makinës time, në tentativë për të kapërcyer rrugën.

Nëse nuk u beson policëve, pyet Zenin që ka makinë, dhe do të të thotë se në autostradë përparësi ka makina e jo këmbësori, që rrezikon jetën e tij e të të tjerëve dhe vetëm Zoti mund ta shpëtojë. Ose lexo Kodin Rrugor dhe gjej aktekspertizën time, nëse Zeni është me pushime.

E ke dhe me video nga momenti i aksidentit në komisariat, ku jam ndaluar e kam dhënë dëshminë. Unë nuk pi alkool. Nuk vë as gjoba me lekë a tekste. Kundër teje kam qenë politikisht që në ’97-ën, kur im vëlla u plagos nga një plumb qorr i bandave në mes të Burrelit. Nga ato armë që ti i nxore sheshit për të ruajtur veten, pa pyetur se kush po vritej, qoftë edhe aksidentalisht. Këtë javë kam menduar gjatë, por mbi të gjitha jam lutur që ai djalë të bëhet mirë. Aq sa kur më pyesnin nëse isha lënduar vetë, më dukej sikur s’më kuptonin. Unë jam lënduar, edhe pse pa faj. Nuk ka njeri normal në timon që dëshiron të përfshihet në aksident. Askujt nuk i bëhet qejfi, veç në e paç emrin Sali Berisha, që nuk heq dorë duke nxirë e vrarë edhe të pafajshmit, vetëm për t’i dhënë një orë më shumë jetëgjatësi politikës tënde, që do veç kufoma ndër të shëndoshë e të lënduar.

Unë jam përfshirë pa faj fare, po fare, në një aksident automobilistik, por nuk kam vrarë si ti, 27 vetë në Gërdec, mes tyre fëmijë, dhe ta quaj këtë aksident teknologjik!

Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.

Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.

E kuptoj që ty asgje s’të bën përshtypje. Por unë kam veç veten e familjarët e mi për të kaluar këtë shqetësim që s’e shkaktova, por ndodhi.

Ti mos u ndal. Përfshirja jote në sulm publik me gënjeshtra ndaj meje flet më shumë se çdo sulm politik. Mos i përzje gjërat kot. Ti po më sulmon si njeri, jo si gazetare. Unë nuk u bëra gazetare me këtë qeveri. Kam qenë kur ti u ktheve në 2005-ën, edhe kur ike në 2013-ën, jam edhe sot. Unë bëj profesionin tim, pavarësisht se kush është në qeveri. Dhe sipas logjikës tënde, i bie që kam qenë gazetare edhe e oborrit tënd, kur të mbuloja mbledhjet e qeverisë.

E kuptoj që ti gazetarët i ndan në miq dhe armiq. Ata të shërbejnë ty ua mbulon të vërtetat sa herë do ti e siç di ti. Armiqtë i lufton me çdo sajesë!

Gënjeshtra jote nuk është e vërteta e kësaj historie.

Si njeri, të kam lënë Zotin, edhe pse e shoh çdo ditë dorën e tij, teksa ti, lideri i pluralizmit, përfundove në një lolo.

Do jetoj më gjatë se ty dhe do shkruaj gjithmonë sa i mjerë ishe.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksideti i mira kazhanit kazhani reagon ndaj berishes mira kazhani sali berisha aksideti i mira kazhanit kazhani reagon ndaj berishes mira kazhani sali berisha

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë