Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Berisha: Pas kullave në PD është ‘Fusha sh.p.k’, kam dëgjuar 8 ditë para protestës
17 Janar 2022, 21:23Nga DOSJA
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha foli për lajmin se në territorin e godinës së Partisë Demokratike do të ndërtohet një kompleks luksoz me 4 kulla. Në emisionin “Quo Vadis”, lideri historik demokrat tha se për këtë çështje i ka treguar një gazetar 8 ditë para protestës së 8 janarit në selinë blu. Më pas, ai shtoi se 2-3 vite më parë një person i familjes Toptani i kishte kërkuar ndihmë për të zgjidhur çështjen e pronësisë së tij lidhur me ndërtesën e PD. Berisha thotë se i kërkoi personit në fjalë që të drejtohej në institucione të tjera. Ky individ, siç beson ish-kryeministri ka arritur marrëveshjen me Lulzim Bashën për shembjen e ndërtesës së PD dhe të ndërtimit të një kompleksi kullash në vend të saj.
Në vazhdim të emisionit, ish-kryeministri demokrat tha se pas këtij projekti është kompania “Fusha sh.p.k.”, e cila ka bërë projektin zhvillimor të 4 kullave.
“Kullat i kam dëgjuar 8 ditë para protesës. Më thotë një gazetar se kam të dhëna se ky (Basha) e ka shitur selinë për kulla. 2-3 vjet para më merrte në telefon një pjellë e familjes Toptani. Donte takim. Më shkonte mendja se mund të kishte punë me territorin. I bëra një mesazh që t’u drejtohej institucioneve. Ai nuk kërkoi më ndihmë. I ka zgjidhur me Lulzim Bashën dhe ka bërë parkun e 4 hajdutëve. E maskojnë vjedhjen me ‘Parkun e 4 kullave të Lirisë. Fusha, Rama, Basha dhe Veliaj nga një kullë secili. Projektin zhvillimor e ka ‘Fusha sh.p.k.’ sepse është institucion. Është kompleks që fillon nga Kisha dhe përfundon te xhamia. 4 kulla na çojnë në qiellin e shtatë. Janë 4 hajdutë”, deklaroi Berisha në “Quo Vadis”.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se e vetmja mënyrë për të negociuar me pasardhësin e tij Lulzim Basha është ballafa...
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka as pasaportë dhe as vizë amerikane. Në emisioni...
TIRANË– Partia Demokratike ka mohuar zyrtarisht akuzat e ngritura nga ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me zyrtarë të kampit opozitar. Ndërkohë që...
TIRANË– Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të dekretohen nga presidenti Ilir Meta. I ftuar në ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se pas përfundimit të mandatit si Presidenti më 24 korrik 2022 do të flasë me popullin e 2 marsit. Meta i ftuar ...
TIRANË- Deputeti Vangjel Dule, ka kritikuar fjalimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Kuvend. I ftuar në emisionin Open në Top Channel, Dule tha ...