Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
‘Foltorja’/ Berisha: Basha të shkarkohet me votat e anëtarësisë! Do ta heqim
7 Nëntor 2021, 08:10Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon që shkarkimi i Kryetarit të Partisë Demokratike të bëhet me vota të anëtarësisë. Gjatë ‘Foltores’ së zhvilluar ditën e sotme në Tiranë me të rinjtë demokratë dhe të rinjtë e FRPD-së në ambientet e amfiteatrit në Akademinë e Arteve, Berisha u shpreh se votimi duhet të kryhet në këtë mënyrë, pasi me votat e anëtarësisë është zgjedhur.
Berisha u shpreh se Belind Këlliçit iu mohua e drejta për të shkuar në parlament në 2017 dhe për të përfaqësuar të rinjtë demokratë nga Basha pasi e shihte atë si rrezik potencial për t’i zënën vendin. Të rinjtë e FRPD-së kërkuan shkarkimin e Bashës, madje e kanë hedhur me votim live ku të rinjtë të ngrënin dorën kush ishte pro.
Berisha reagoi ashpër ndaj vendimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për nisjen e procesit zgjedhor për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në forumin e gruas dhe FRPD, duke iu drejtuar të rinjve të përkrahin këtë ‘Foltore’ për t’i rikthyer vlerta e vërteta të PD. Berisha akuzoi Bashën se po trembet nga rinia demokrate e se kërkon t’u mbyll gojën përmes uzurpimit të FRDP dhe Forumit të Gruas. Këtë vendim, Berisha e quan hakmarrje mizore. Ai tha se Basha po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe se duhet të mësojë ABC e demokracisë nga të rinjtë demokratë.
Ky takim me të rinjtë, vjen në një kohë kur Kryetari Lulzim Basha ka kërkuar zgjedhje të reja për kryetar të FRPD. Në shkresën e lëshuar, Basha argumenton se mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.
DURRËS- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Mësohet se një motor i ka rënë nga pas një mjeti tip Benz.Nga aksidenti...
DURRËS– Tre të rinj janë vënë në pranga në Durrës pasi kanë kundërshtuar urdhërin e policisë për të ndaluar. Teksa ishin në ndjekje nga patrulla e po...
TIRANË– Biznesmeni Rruzhdi Hoxha dyshohet se mund të jetë dhunuar e më pas vrarë me dy plumba nga miku i tij, Ferdinant Rrushi, një në qafë dhe tjetr...
TIRANË– Policia e shtetit ka vënë në pranga vëllain e autorit të vrasjes së biznesmenit Rruzhi Hoxhës. Pajtim Rrushi, vëllai i autorit të dyshuar Fer...
Synimi i institucioneve është vaksinimi i 70% të popullatës deri në mesin e vitit 2022. Në interpelancën e fundit ministrja e Shëndetësisë tha, se po shqyrtohet...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se rreth orës 11:50 në rrugës Hoxha Tahsim një makinë me drejtuese 26-vjeçaren me i...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi me anë të një mesazhi publik, ka reaguar pas ngjarjes së ngacmimit seksual që u bë publik ditën e djeshme në ...
TIRANË- 13 kilogram kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se në flagrancë është arrestuar 45-vjeçari me iniciale A.B, pasi gjatë ...
GREQI- Një video e kapur nga burgu i Kordhalos në Greqi është publikuar në rrjetin social TikTok. Videoja është kapur me telefon nga një shqiptar i burgosur në ...