“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Ngacmimi seksual nga drejtori i shkollës, Kushi: Do marrë dënimin e merituar
7 Nëntor 2021, 11:30Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi me anë të një mesazhi publik, ka reaguar pas ngjarjes së ngacmimit seksual që u bë publik ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit. Ajo shprehet se në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe. Veprimet e bëra nga drejtori i shkollës, sipas Kushit do të dënohen dhe ai do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzat e ngritura.
“Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe sigurisht do të marrë dënimin e merituar, sepse në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe. Por kjo ngjarje thekson rëndësinë dhe përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat tona, i cili ndihmoi që rasti të identifikohet, trajtohet dhe referohet në institucionet kompetente, duke parandaluar degradimin e mëtejshëm apo ndonjë rrezik të mundshëm abuzimi e dhune ndaj të miturve. Detyrë e jona emergjente është forcimi dhe përmirësimi i këtij shërbimi, në bashkëpunim të ngushtë me prindërit, komunitetin, institucionet dhe shoqërinë, për të parandaluar fenomene të tilla të rënda dhe krijuar një mjedis sa më të sigurt e miqësor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit”, shkruan Kushi.
Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës në Pogradec akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura duke u shkuar mesazhe në celular dhe duke u bërë gjeste.
TIRANË- 13 kilogram kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se në flagrancë është arrestuar 45-vjeçari me iniciale A.B, pasi gjatë ...
GREQI- Një video e kapur nga burgu i Kordhalos në Greqi është publikuar në rrjetin social TikTok. Videoja është kapur me telefon nga një shqiptar i burgosur në ...
TIRANË– Telefoni i biznesmenit Ruzhdi Hoxha ishte ai që dërgoi në gjetjen e trupit të tij në Dajt. Telefoni i viktimës ishte gjetur përtokë në zonën ...
TIRANË– Renis Selimaj është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për moskallëzim krimi në lidhje me plagosjen e Ilir Shkurtit në zonën...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i akordon Certifikatë për Shërbime të Dalluara Drejtorit të Drejtorisë Hetimore në Depa...