LIVE UPDATES
Aktualitet

Rikthim në krye të PD-së? Berisha: Pres çdo rival! Ramën e rrëzojmë me protesta

15 Tetor 2021, 14:24 Nga DOSJA
Rikthim në krye të PD-së? Berisha: Pres çdo rival!

KORÇË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë të kuptohet se mund të rikthehet sërish në krye të Partisë Demokratike. Lideri historik i PD-së zgjidhi Korçën, qytetin ku mbajti takimin e tij të nëntë në kuadër të lëvizjes që ka nisur për të deklaruar se pozicionin e tij në këtë parti, do ta vendosë vetëm anëtarësia e Partisë Demokratike. Berisha u shpreh se mirëpret çdo rival me vlerësimin më maksimal për ta. Ai madje akuzoi kreun e PD-së, Lulzim Basha se ishte ai personi që zmbrapste rivalët dhe se në këtë mënyrë ka vepruar me Agron Shehajn, ish-kadidatin për kryetar partie. Shehaj, sipas Berishës, meritonte të ishte në Kryesinë e PD-së, pasi është votuar nga 20% e të gjithë votuesve, pavarësisht se nuk ishte kryetar.  

Në takimin ku ishin të pranishëm edhe Gent Strazimiri, Edmond Spaho, Klevis Balliu, Tritan Shehu si dhe deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti që është edhe nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Berisha u bëri thirrje demokratëve që të firmosnin formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Për të disatën herë, lideri historik i kësaj partie shtoi se kryeministri Edi Rama mund të largohet vetëm me protesta masive dhe jo me aksionet e ‘Opozitës-pupël’, siç e konsideroi ai kryedemokratin Lulzim Basha.

Për këtë të fundit, Berisha tha edhe se ai nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti (2021), pavarësisht se i ka konsideruar masakër zgjedhore. Sipas ish-kryeministrit, Basha nuk u bë dot as lideri i partisë pasi mori vetëm 19% të votave në rang vendi. Basha, sipas liderit historik të PD-së e ka çuar këtë parti në rezultatet më të dobëta që kanë parë ndonjëherë dhe se 74 mandatet e marra nga Partia Socialiste më 25 prill u ‘bënë’ dhuratë’ pasi Basha nuk dinre ta mbronte votën e demokratëve.

I pranishëm në këtë takim, një koleksionist, Gjergji Thimio i bëri thirrje ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim dhe kryeprokurorit Olsian Çela që të hapnin hetimet për kryeministrin Edi Rama. Thimio tha  Rama ka qenë dënuar për trafik veprash arti në Francë e Gjermani dhe se kjo gjë mund të vërtetohet vetëm duke i marrë shenjat e gishtërinjve, pasi ka ndërruar identitet. Vetë Berisha, pas fjalës të demokratit tha se këto akuza janë bërë edhe nga ish-kryeministri Fatos Nano, por vetë Rama nuk është përgjigjur kurrë.

Deputetja Kota kërkoi që të ishte Berisha ai që t’i jepte drejtim dhe forcë kësaj partie, siç e ka pasur dikur. Pritja në këtë qytet, Berishës iu bë me lule, ovacione dhe këngën e ditëlindjes, duke qenë se sot mbushi 77 vjeç. Prej këtyre surprizave, Berisha e konsideroi këtë ditëlindje, si më të bukurën që kishte pasur në jetën e tij.

(F.m/Dosja.al)

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

20:28

“S’e ndihmojmë PD-në me ‘marrsh nga ditët tona’”, Berisha përballet me demokratin

ORA 20:13

Shpall kandidaturën? Berisha: Mirëpres çdo rival, pozicionin tim e përcakton vota

ORA 20:07

Berisha: Rama ikën nga pushteti vetëm me protesta dhe jo me Opozitë-pupël

ORA 19:58

Akuzat e demokratit, Berisha: Rama s’është përgjigjur kurrë, çmendet pas ikonave!

ORA 19:50

Demokrati në Korçë: Rama është dënuar në Francë e Gjermani me identitet tjetër

ORA 19:38

FOTOJA/ Nipi i kampionit të Korçës surprizon Berishën: Të dua shumë!

ORA 19:29

Burri nga Korça kritikon Berishën: Erdhët vonë në qytetin tonë

ORA 19:11

Berisha: Jemi në gjendje kritike, qeveria e bëri Shqipërinë ‘dele të zezë’

ORA 18:38

Berisha: Jemi në gjendje kritike, qeveria e bëri Shqipërinë ‘dele të zezë’

ORA 18:22

“O hero!”/ Berisha sikletoset nga demokratët e Korçës, ua bën me dorë: Lëre tani…

ORA 18:20

Berisha nga Korça: Sot unë pata ditëlindjen më të bukur të jetës time!

ORA 18:13 

“Shumë urime për ty!”, Berisha pritet me lule e ovacione në Korçë

ORA 18:11

VD- Surprizë për ditëlindje! Stresi i shkon Berishës në Korçë

Disa ditë më parë, Berisha ishte në Kukës, në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne korce aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne korce

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës