LIVE UPDATES
Bota

Berlin: Hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët nën një çati

28 Maj 2021, 06:56 Nga DOSJA
Berlin: Hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët nën

Në Berlin u hodh guri i themelit për ndërtimin e shtëpisë të përbashkët të tre besimeve: Kompleksi përmban një sinagogë, një kishë dhe një xhami. Prishtshmëritë janë të mëdha: „Ideja është më e madhe se sa ndërtesa.“

Vendosja e gurit themeltar është po aq festive sa edhe një ngjarje zyrtare e nivelit të lartë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një ndërtesë që ka të bëjë me besimin. Në të ka rituale, lutje e fjalime, edhe politikanët thonë fjalën e tyre. Në vendosjen e gurit të themelit të„House of One, një ndërtesë e përbashkët reprezentative për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët në Berlin, kuadri muzikor e bën të qartë rëndësinë e këtij eventi të pazakontë dhe unikal. Një grup i vogël i korit të katedrales së Berlinit këndon fillimisht në arabisht „Odën e gëzimit” të Beethoven-it, më pas kjo vepër këndohet edhe në versionin gjermanisht. Pak minuta më pas këndohet në hebraisht “Schalom Alechem”, “Paqe me Ju”.

Pritshmëritë e politikës

Që prej më shumë se dhjetë vjetësh punohet për këtë projekt nga përfaqësues të tre religjoneve monoteiste. Qëllimi është që në zemër të Berlinit të vendosen nën një çati një sinagogë, një kishë dhe një xhami si dhe mjedise, që do të shërbejnë si pikëtakimi për shkëmbime dhe aktivitete të përbashkëta mes pjesëtarëve të të tri besimeve. Ky projekt është krejt i veçantë jo vetëm në kryeqytetin gjerman, që i kushton rëndësi karakterit të vet sekularist. Kryebashkiaku që qeveris landin e Berlinit, Michael Müller e quan këtë një „projekt të jashtëzakonshëm” dhe një „shtëpi unikale”, me të cilën përfaqësuesit e religjoneve në Berlin „po krijojnë modelin e një bashkëjetese paqësore në botë”.

Edhe presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble, i cili në kohën kur ka qenë ministër i Punëve të Brendëshme vjeshtën e vitit 2006 konsolidoi Konferencën Gjermane për Islamin dhe me këtë çoi përpara debatin shoqëror mbi këtë temë. Schäuble e quan këtë një „vend i tolerancës dhe i të qenit i hapur”, një „projekt i jashtëzakonshëm dhe një ide teologjike mjaft ambicioze”. Ai theksoi, se për të ka rëndësi të veçantë fakti, që „qysh në krye të herës” përfaqësuesit e tre religjoneve në Berlin e kanë planifikuar dhe konceptuar bashkarisht këtë projekt.

Donacione nga e gjithë bota  

Fillimet e këtij projekti datojnë rreth dymbëdhjetë vjet më parë, kur prifti evangjelist Gregor Hohberg filloi të promovojë në bashkësinë e kishës evangjeliste të Pjetrit për projektin. Që prej dhjetë vjetësh është krijuar një shoqatë dhe janë zhvilluar strukturat e nevojshme. Që prej pesë vjetësh është përcaktuar arkitektura e ndërtesës 46 metra s lartë me gurë masiv. Eshtë sqaruar edhe mënyra e financimit. Qeveria gjermane mbështet projektin me 20 milionë euro, landi i Berlinit me 10 milionë. Mungojnë aktualisht edhe shtatë milionë euro. Por iniciatorët janë plot besim, që me fillimin e ndërtimit do të rritet edhe gatishmëria për investim e personave privatë. Premtime për mbështetje financiare ndërkohë ka jo vetëm nga Gjermania por edhe nga 60 vende të tjera. Kush ka dëshirë jep donacione duke nisur nga shuma simbolike e fare modeste, por edhe shuma të konsiderueshme.

Projekti, i vetmi në botë në këtë formë, është vendosur në zemër të qytetit. Aty ku prej vitesh kalon rruga “Leipziger Straße” me gjashtë korsi ndërmjet sheshit Alexanderplatz dhe sheshit të Potsdamit. Sepse dikur aty ndodhej qendra e Berlinit të vjetër, ku për më shumë se 700 vjet qëndroi aty kisha e Pjetrit, e rëndësishme për historinë e Berlinit të hershëm.

Mbi mbetjet arkeologjike të kësaj kishe do të ngrihet brenda pesë vitesh një vendbanim i përbashkët për të krishterët, hebrejtë dhe myslimanët me një kishë, sinagogë dhe xhami. Tri hapësira rreth një salle qendrore takimesh.

Në fakt ceremonia e vendosjes së gurit të themelit e planifikuar me shumë pjesëmarrë për vitin 2020 u anulua për shkak të pandemisë. Ndërsa sivjet ajo u organizua në një kuadër të larmishëm, por fizikisht numri i pjesëmarrësve ishte i kufizuar. Pati përshëndetje nga projektet partnere në Tbilisi të Gjeorgjisë, në Bangui të Afrikës Qendrore, Haifa në Izrael dhe qyteti verior i Gjermanisë, Wilhelmshaven. Në të gjitha këto qytete janë planifikuar projekte të ngjashme. Ndërkohë nëntë vende mbajnë kontakte me „House of One” përmes të ashtuquajturve „ambasadorë të projektit”. Kryetari i kuratoriumit të projektit, Roland Stolte nënvizoi, se „ideja është më e madhe se ndërtesa”.

Iluminim në vend të urrejtjes

Aq më shumë fiton rëndësi afrimi mes religjioneve në kohët e urrejtjes dhe agresionit. „Eshtë i nevojshëm më shumë iluminim”, thekson presidenti i Bundestagut Schäuble duke paralajmëruar nga rreziku i fanatizmit dhe dhunës. Trazirat e ditëve të fundit me motive antisemitizmin në Gjermani tregojnë, se ku mund të çojë abuzimi i politikës me fenë. Tre protagonistët shpirtëror të këtij eventi rabini Nachama, prifti Hohberg dhe imami Kadir Sanci, ishin të pranishëm. Lutja digjitale e mëngjesit erdhi nga xhamia e Berlinit, lutja e mesditës nga një kishë dhe në mbrëmje pasoi lutja nga një sinagogë. Pas pak vitesh kur të jetë inaguruar „House of One” këto lutje do të zhvillohen nën një çati nga porta në portë.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota berlin shtepia e perbashket e tre besimeve ne berlin tre besimet ne berlin berlin shtepia e perbashket e tre besimeve ne berlin tre besimet ne berlin

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët