LIVE UPDATES
Bota

Beteja pro e kundër të drejtës së abortit

14 Korrik 2021, 20:48 Nga DOSJA
Beteja pro e kundër të drejtës së abortit

Presioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia si dhe ligjet e reja që kufizojnë abortin kanë detyruar shumë gra, sidomos nga shtresat e varfra, të shkojnë në kryeqytetin e vendit, Uashington për aborte. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias shpjegon arsyet: Që nga muaji janar, të paktën 83 kufizime janë miratuar mbi të drejtën e abortit në 16 shtete amerikane, sipas Institutit Guttmacher Institute, një organizatë që lobon për të drejtat e riprodhimit.

Më të ndikuara janë gratë me ngjyrë, sidomos ato që mbetën pa punë si rezultat i pandemisë. Si rezultat, kërkesa për aborte është rritur ndjshëm në shtete si Kolorado, apo në kryeqytetin Uashington, ku qasja është më e lehtë.

Në klinikën e lagjes DuPont ka pasur një rritje prej 10% të pacienteve nga shtete të tjera që nga marsi i vitit të kaluar. Gjysma e tyre nuk kanë sigurime shëndetësore dhe nuk mund të paguajnë koston deri në 12,000 dollarësh të kësaj procedure në spital. Në këto raste nevojat përmbushen nga klinika jofitimprurëse.

“Ne bashkarisht, përmes fondeve të mbledhura ofrojmë ndihmën që u nevojitet këtyre grave. Jo thjesht mbulojmë koston, por i ndihmojmë edhe me transportin, akomodimin në hotel, etj,”-thotë bashkëthemeluesja e klinikës, Maritza Arias Basemore.

Fondi i Uashingtonit për Abortin, që operon plotësisht me vullnetarë, është një ndër organizatat që grumbullon fonde për të mbështetur gratë, sidomos ato me të ardhura të ulëta, që duan të bëjnë abort.

“Në pesë muajt e parë të këtij viti, jemi zotuar të grumbullojmë 100,000 dollarë në muaj nga donacionet. Kjo shumë është dy herë më e lartë se donacionet që marrim zakonisht. Po bëjmë sa mundemi por nuk është e lehtë”, thotë Deborah Swerdlow e Fondit të Uashingtonit për Abortin.

Grupet kundër abortit duan që kjo praktikë të shpallet e paligjshme dhe po përgatiten t’i kundërvihen propozimit që do t’i dërgojë administrata Biden Kongresit për të eliminuar Amendamentin Hyde, i cili nuk lejon përdorimin e fondeve qeveritare për të mbështetur klinikat e abortit.

“Administrata Biden është administrata më e tërbuar ekstreme pro-abortit. Kërkojmë nga të gjithë që të thërrasin përfaqësuesit e tyre në Kongres e t’u bëjnë presion,” thotë Carol Tobias, Presidente e Organizatës “E drejta Kombëtare për Jetën”.

Ndërkaq, anëtarët e Kongresit që kundërshtojnë abortin po përpiqen të pengojnë miratimin e një ligji që do të shpallte të paligjshme kufizimet ndaj abortit të miratuara në shtete individuale.

“Ky ligj do të eliminonte masat për mbrojtjen e shëndetit dhe për informimin e duhur para procedurës, do të eliminonte kufizimet e aborteve në muaj të avancuar të shtatzanisë. Këto ligje i gjen thuajse në çdo shtet”, thotë Catherine Glenn Foster e Shoqatës “Amerikanët e Bashkuar Pro-Jetës”.

Në shtete ku janë miratuar kufizime të reja kundër abortit, aktivistët pro-abortit shqetësohen se mund të ndiqet shembulli i Teksasit me “ligjin e rrahjeve të zemrës” i cili ndalon abortet pas javës së gjashtë të shtatzanisë.

Persona që nuk kanë lidhje fizike me shtatzaninë mund të hedhin në gjyq klinikën. Brittany House bëri abort në 2012. Ajo tani punon si vullnetare për grupin pro-abortit, Planned Parenthood dhe shton se duhet kapërcyer stigma që ekziston ndaj grave që kërkojnë të abortojnë.

“Për ata që nuk duan që gratë të bëjnë abort, çfarë programesh kanë miratuar në këto shtete për t’i ndihmuar gratë? I keni zgjeruar programet për ndihma me ushqime, me kopshte e çerdhe falas apo për mbështetjen e fëmijëve? Po u ofrojnë transport falas? Si do t’ua lehtësojnë jetën grave që të mos bëjnë aborte?” pyet Brittany.

Në bazë të ligjit federal të vitit 1973 Roe v. Wade, aborti është i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Por mbetet i hapur debati mbi autoritetin e shteteve individuale për të kufizuar këtë të drejtë.

“Duhet të jemi të hapur dhe të dëgjojmë argumentet e të dyja palëve dhe të shpresojmë se mund të gjejmë një të mesme të pranueshme që të mbështesim gratë dhe familjet e tyre”, thotë Ana Langer, pedagoge në Universitetin e Harvardit.

Në maj, Gjykata e Lartë pranoi të dëgjojë argumentet e ngritura nga një grup kundër shtetit të Misisipit për të mos lejuar aborte pas 15 javë shtatzani. Gjykata e Lartë me një shumicë të fortë konservatore mund të rrëzojë ligjin federal që legalizoi abortin 48 vjet më parë.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota presioni ekonomik veronica balderas iglesias presioni ekonomik veronica balderas iglesias

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen