LIVE UPDATES
Bota

Biden e quajti Putin vrasës, Rusia thërret ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara

22 Mars 2021, 08:18 Nga DOSJA
Biden e quajti Putin vrasës, Rusia thërret ambasadorin e saj nga

RUSI– Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara u kthye në Moskë të dielën pasi u thirr për konsultime emergjente pas tensioneve në rritje me Uashingtonin pas komenteve të Presidentit Joe Biden, kur tha se besonte se, homologu i tij rus Vladimir Putin ishte një vrasës.

Deklarata e Biden gjatë një interviste televizive disa ditë më parë shkaktoi një reagim të vrazhdë nga udhëheqësi Putin i cili i uroi presidentit amerikan “shëndet të mirë” dhe tha se njerëzit kanë tendencë t’u referohen të tjerëve ashtu siç e shohin veten e tyre.

Intervista Biden erdhi pas publikimit të një raporti nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar amerikan që arrinte në përfundimin se, Putini kishte “autorizuar, dhe një zinxhir organizatash të qeverisë ruse kishin zbatuar, operacione që synonin denigrimin e kandidaturës së Presidentit Biden dhe Partisë Demokrate, duke mbështetur ish-Presidentin Donad Trump, dhe duke minuar besimin e publikut amerikannë procesin elektoral si dhe duke përkeqësuar ndasitë social-politike në Shtetet e Bashkuara.”

Kremlini menjëherë hodhi poshtë përfundimet e raportit, duke thënë se ishin “tërësisht të pabazuara”.

Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se Ambasadori Anatoly Antonov mbërriti në aeroportin Sheremteyevo të Moskës në orët e para të 21 marsit pasi ai ishte thirrur javën e kaluar lidhur me përplasjen mes Moskës dhe Uashingtonit.

Para se të nisej drejt Rusisë nga Nju Jorku, ai u tha agjencive të lajmeve se do të qëndronte në Moskë “për aq kohë sa ishte e nevojshme” dhe se ishin caktuar të merrte pjesë në disa takime pas kthimit në vendin e tij.

“Pala ruse gjithmonë ka theksuar se është e interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane në të njëjtën masë sa ç’janë kolegët tanë amerikanë”, citohet të ketë thënë ambasadori për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Moska, e cila rrallë tërheq ambasadorët e saj, për herë të fundit e thirri të dërguarin e saj në Shtetet e Bashkuara në vitin 1998 lidhur me fushatën perëndimore të bombardimeve në Irak.

Në vitin 2014, pasi Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia do të përballej me pasoja lidhur me aneksimin e Krimesë, Putini u përmbajt të tërhiqte ambasadorin rus, duke e përshkruar masën si “mjetin e fundit”.

Presidenti amerikan Joe Biden, i cili ka më shumë se katër dekada në politikë, gjatë një interviste në kalanlin televiziv ABC me 17 mars, kur u pyet nëse besonte se presidenti rus ishte një vrasës, u përgjigj thjesht “po”.

Kremlini reagoi menjëherë duke thënë se deklarata e zotit Biden ishte “shumë e keqe” dhe “e pashembullt”.

Por pas këtyre shkëmbimeve, udhëheqësi Putin propozoi mbajtjen e një debati publik në internet me Presidentin Biden, për të folur rreth pandemisë dhe konflikteve rajonale, mes temave të tjera, dhe tha se ai duhet të ishte një debat i hapur për publikun.

Kremilini ka lënë të kuptohet se oferta kishte si qëllim menjanimin e dëmtimit të përheshëm të marrëdhënieve ruso-amerikane pas citimeve të zotit Biden mbi udhëheqësin rus.

Qeverisja prej dy dekadash e udhëheqësit Putin është karakterizuar me akuza nga Perëndimi për përpjekje për atentate ndaj kundërshtarëve politikë të sponsorizuara nga shteti, si brenda vendit ashtu edhe jashtë Rusisë. Por asnjë president amerikan nuk ishte shprehur më parë publikisht se besonte se udhëheqësi rus ishte përgjegjës direkt për vrasje.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden tensionet shba-rusi vladimir putin joe biden tensionet shba-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri