LIVE UPDATES
Bota

Biden: Kemi porositur 200 milionë doza të tjera vaksine

12 Shkurt 2021, 07:10 Nga DOSJA
Biden: Kemi porositur 200 milionë doza të tjera vaksine

SHBA- Presidenti Biden të enjten kritikoi programin e vaksinimit kundër koronavirusit që ai e trashëgoi nga paraardhësi i tij, Donald Trump, dhe u bëri thirrje amerikanëve që të kenë durim ndërsa ai përpiqet ta përmirësojë atë.

Ai tha se programi ishte në një “gjendje shumë më të keqe” se sa e kishte menduar.

“Ne nuk do të rregullojmë të gjitha gjërat menjëherë, por do t’i rregullojmë ato”, tha ai në komentet që bëri në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Bethesda të Merilendit.

“Ndërsa shkencëtarët bënë punën e tyre në zbulimin e vaksinës në një kohë rekord, paraardhësi im nuk e bëri punën e tij për t’u përgatitur për sfidën masive të vaksinimit të qindra miliona amerikanëve”, tha Presidenti Biden.

Zoti Biden tha se qeveria amerikane ka nënshkruar një kontratë për 100 milionë doza të tjera vaksinash kundër Covid-19 me kompaninë Moderna dhe një tjetër për 100 milionë doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

“Ne kemi blerë vaksina të mjaftueshme për të injektuar të gjithë amerikanët”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara, që kanë rreth 330 milionë banorë, janë në rrugë të mirë për të realizuar 300 milionë vaksinime deri në fund të korrikut.

Presidenti Biden vizitoi Laboratorin e Patogjenezës Virale në kompleksin e gjerë të Institutit Kombëtar të Shëndetit, në periferi të Uashingtonit që krijoi vaksinën kundër Covid-19 të prodhuar tani nga Moderna dhe që po shpërndahet në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Ai pritet të vizitojë edhe ekipin e studiuesve dhe shkencëtarëve të agjencisë, të cilët po studiojnë ilaçet për trajtimin e koronavirusit dhe sëmundjeve të tjera të rrezikshme.

Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për të tejkaluar objektivin e Preisdentit Biden për të administruar 100 milionë doza vaksine në 100 ditët e tij të para në detyrë, me më shumë se 26 milionë tashmë të realizuara në tre javët e tij të para në detyrë. Ndërkohë, Presidenti Biden po ndërmerr masa për të hequr pengesat në procesin e furnizimit dhe për t’u siguruar që vendi ka mjaft vaksina aktuale me dy doza për të mbrojtur 300 milionë amerikanë deri në fund të verës.

Presidenti Biden tha se para se të fillonte punën administrata e tij nuk e dinte se kishte probleme të mëdha logjistike në shpërndarjen e vaksinës.

“Në mësuam se kishte një problem logjistik gjigand për ne. Ne nuk kemi patur qasje në të dhënat për këtë problem gjatë periudhës së tranzicionit. Ne kishim përshtypjen se kishte më shumë vaksina në dispozicion”, tha Presidenti Biden.

Ritmi i vaksinimit mund të rritet më tej nëse një vaksinë e tretë e koronavirusit nga prodhuesi i ilaçeve Johnson & Johnson merr miratimin për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

Laboratori i Patogjenezës Virale drejtohet nga Dr. Barney Graham, ekipi i të cilit bëri zbulime kritike vite më parë që hodhën bazat për zhvillimin e shpejtë të vaksinës kundër Covid-19 dhe vaksinave të tjera. Para se të shpërthente pandemia, një nga kolegët e zotit Graham, Dr. Kizzmekia Corbett, kishte përdorur zbulimet e mëparshme për të zhvilluar një vaksinë për virusin MERS, që ka ngjashmëri me Covid-19.

Me ndihmën e zbulimeve të tyre të mëparshme, Corbett dhe Graham kishin një fillim të mirë kur shkencëtarët kinezë ndanë hartën gjenetike të koronavirusit të ri në janar të vitit 2020. Ata tashmë dinin se si të prodhonin proteina thumbuese, të cilat mbështjellin sipërfaqen e koronavirusit të ri dhe atë të virusit MERS, që kishin qëndrueshmëri të mjaftueshme për t’u përdorur si përbërës kryesor të vaksinës.

Brenda disa ditësh, Instituti Kombëtar i Shëndetit i kishte dhënë udhëzime kompanisë Moderna për të krijuar doza të vaksinës, dhe Corbett dhe kolegët e saj filluan të krijonin laboratorin kryesor dhe të bënin testimin e vaksinës tek kafshët që në fund i hapën rrugën zhvillimit dhe prodhimit të vaksinës kundër Covid-19.

MARRË NGA VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid donald trump joe biden covid donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën