LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në Atlanta, Biden: Amerikanët duhet të ngrihen kundër urrejtjes

20 Mars 2021, 07:37 Nga DOSJA
Sulmi në Atlanta, Biden: Amerikanët duhet të ngrihen kundër

SHBA- Presidenti Joe Biden tha se “urrejtja nuk mund të gjejë strehë në Amerikë”, pasi u takua me udhëheqës aziatiko-amerikanë për të diskutuar vrasjet e gjashtë grave aziatiko-amerikane dhe dy të tjerëve në qytetin Atlanta këtë javë.

“Ekzistojnë thjesht disa vlera bazë që duhet të na bashkojnë në Amerikë. Një prej tyre është qëndrimi kundër urrejtjes”, tha Presidenti Biden në fjalën në Universitetin Emory, në Atlanta, Georgia.

Presidenti Biden udhëtoi të premten drejt shtetit juglindor Xhorxhia së bashku me Nënpresidenten Kamala Harris, për të trajtuar vrasjet me armë dhe incidentet e tjera në të cilat njerëz me origjinë aziatike në Shtetet e Bashkuara janë shndërruar në objekt sulmesh që duket se bazohen tek urrejtja.

Zyrtarët e Xhorxhias ende nuk i kanë klasifikuar si krime të urrejtjes të shtënat, të cilat goditën sallonet e masazhit, sepse i dyshuari tha se të shtënat me armë ishin rezultat i problemeve të tij seksuale.

“Cilido qoftë motivi, ne dimë këtë: shumë aziatiko-amerikanë ecin me frikë nëpër rrugë”, tha Presidenti Biden.

Ai tha se ishte “pikëlluar së tepërmi” kur dëgjoi udhëheqësit e komunitetit aziatiko-amerikan duke diskutuar se si jetojnë me frikë nga dhuna, gjatë takimit me ta të premten, ku mori pjesë edhe Nënpresidentja Harris.

Nënpresidentja Harris, e cila është afrikano-amerikane dhe me origjinë nga Azia Jugore, tha pas takimit: “Racizmi është i vërtetë në Amerikë. Dhe ka qenë gjithmonë. Ksenofobia është e vërtetë në Amerikë dhe ka qenë gjithmonë. Seksizmi gjithashtu”.

Presidenti Biden tha se përveç ngritjes kundër urrejtjes, një temë tjetër që duhet të bashkojë të gjithë amerikanët është besimi tek shkenca. Ai vuri në dukje se vendi ka arritur objektivin për t’u bërrë amerikanëve 100 milionë doza të vaksinave të koronavirusit, mbi një muaj para datës së tij të synuar për 100 ditët e para në detyrë.

Presidenti paralajmëroi amerikanët se pandemia ende mund të përkeqësohej për shkak të varianteve të reja të koronavirusit, por tha se vendi do ta mundte virusin përmes zgjidhjeve të ofruara nga shkenca.

Më herët të premten, presidenti dhe nënpresidentja u takuan me zyrtarë në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të marrë një përditësim sesi Shtetet e Bashkuara po përballen me pandeminë COVID-19.

Presidenti Biden i tha stafit të CDC-së se ata ishin ushtarët dhe marinsat në atë që ai e përshkroi si një luftë kundër pandemisë.

Ajo që po bëni ju, vërtet, vërtet ka rëndësi”, tha ai, duke vënë në dukje se punonjësit e CDC-së nuk po shpëtojnë vetëm jetë, por gjithashtu po ndryshojnë mentalitetin e vendit.

“Këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asgjë që nuk mund të arrijmë kur e bëjmë së bashku”, tha ai. Zonja Harris tha se stafi i CDC-së është “një model për pjesën tjetër të botës”.

Presidenti Biden dhe Nënpresidentja Harris fillimisht planifikuan të merrnin pjesë në një tubim të quajtur “Ndihma është këtu”, për të promovuar paketën e ndihmës prej 1.9 trilionë dollarësh ndaj COVID-19, megjithatë tubimi u shty pas të shtënave që vranë tetë njerëz, gjashtë me origjinë aziatike.

Ndërsa ishte në Xhorxhia, Presidenti Biden pati mundësinë të takohej me ish-kandidaten për guvernatore Stacey Abrams, aftësive organizative të së cilës i atribuohet gjerësisht fitorja e Partisë Demokrate gjatë zgjedhjeve presidenciale në Xhorxhia në nëntor, fitorja e parë e demokratëve në shtetin jugor që nga viti 1992.

Para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Xhorxhia, Presidenti Biden bëri një deklaratë ku i kërkoi Kongresit të miratojë legjislacionin në lidhje me koronavirusin dhe krimet e urrejtjes.

I kërkoj Kongresit që të miratojë me shpejtësi Aktin e Krimeve të Urrejtjes të COVID-19, i cili do të përshpejtojë reagimin e qeverisë federale ndaj rritjes së krimeve të urrejtjes të përkeqësuar gjatë pandemisë; do të mbështesë qeveritë e shteteve dhe ato lokale për të përmirësuar raportimin e krimeve të urrejtjes dhe do të sigurojë që informacioni për krimet e urrejtjes të jetë më i arritshëm për komunitetet aziatiko-amerikane”, tha Presidenti Biden në deklaratë.

Ndërsa ngjitej shkallëve për të hipur në Air Force One për të udhëtuar drejt Xhorxhias, Presidenti Biden u pengua disa herë para se të rifitonte ekuilibrin dhe të vazhdonte të ngjiste shkallët e aeroplanit.

Zëvendës sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Katrine Jean-Pierre, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha: “Ai po bën 100%. Ai është mirë. … Po përgatitet për udhëtimin sot. Dhe po ia del shumë mirë”.

Marre nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll
Bota 19 Mars 2021, 21:44

SHBA: Zhvilluam bisedime serioze me Kinën

SHBA- Shtetet e Bashkuara thonë se kanë zhvilluar “diskutime serioze” me Kinën, pavarësisht “teatrove” që bëri pala tjetër dhe se diplomatët amerikanë nuk do të...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet