LIVE UPDATES
Bota

Imazhet raciste dhe librat për fëmijë të të famshmit Dr. Seuss

19 Mars 2021, 21:56 Nga DOSJA
Imazhet raciste dhe librat për fëmijë të të famshmit

Mbi 650 milionë libra të Dr. Seuss janë shitur në mbarë botën, që kur autori Theodor Seuss Geisel publikoi vëllimin e parë në vitet 1930. Krijuesi i librave si “Macja në Kapele” (The Cat in the Hat) ndihmoi miliona fëmijë të mësojnë të lexojnë. Por këtë muaj, kompania Dr. Seuss Enterprises njoftoi se nuk do të publikojë më gjashtë nga librat e autorit të mirënjohur, për shkak të imazheve raciste dhe të pakëndshme.

Imazhet ofenduese në gjashtë librat e anulluar të Dr. Seus përmbajnë paragjykime për afrikano-amerikanët, aziatikët dhe arabët.

Autori Theodor Seuss Geisel vdiq në vitin 1991. Por këtë vit, në ditëlindjen e tij, kompania e themeluar nga familja e tij vendosi të ndalë publikimin e gjashtë librave të tij, pasi “i paraqesin njerëzit në mënyra lënduese dhe të gabuara”.

“Ai shpesh i shikon diferencat kombëtare apo etnike si ekzotike dhe me humor. Kur ti thekson anën ekzotike të dikujt, apo anën e veçantë, si një pikë argëtimi, atëherë po u thua njerëzve që diferencat kombëtare, etnike, apo racore mund të bëhen objekt shakaje. Kjo është e dhimbshme kur je pjesë e grupit që bëhet objekt”, thotë Philip Nel, profesor i anglishtes në Universitetin Shtetëror të Kansasit.

Pretendimet për paragjykime raciste në punën e autorit nuk janë diçka e re. Muzeumi i Dr. Seuss në qytetin e tij Springfield, Masaçusets, hoqi rishtazi një afresk pas disa ankesave. Afresku pasqyronte një personazh kinez me sy të tërhequr, shkopa për të ngrënë dhe një kapele me majë.

“Bibliotekarët e kanë ditur prej kohësh dhe e kanë diskutuar prej dekadash”, thotë Jason Homer, drejtor ekzekutiv i Bibliotekës Publike në Uster.

Zoti Homer drejton një rrjet bibliotekash jo larg Muzeut të Dr. Seuss. Ai thotë se librat e këtij autori nuk janë veçanërisht popullore në bibliotekat e tij. Por, do të vazhdojnë të jenë në rafte.

“Ndër 100 librat më të lexuar për fëmijë vitin e kaluar, radhitet vetëm një prej librave të Dr. Seuss, libri ‘Cat in the Hat’ (Macja në kapele). Heqja e këtyre librave pasi njerëzit mund të kenë kundërshtime, është kundër asaj çfarë ne përfaqësojmë si bibliotekë publike. Puna jonë është të ndriçojmë, të pasurojmë dhe të informojmë komunitetin”, thotë zoti Homer.

“Ofenduese, në rastin më të mirë, dhe tmerrësisht raciste në rastin më të keq”, thotë Richard Minear, autor i librit “Dr. Seuss Shkon në Luftë”.

Imazhet raciste të autorit ekzistojnë edhe jashtë librave të tij popullorë për fëmijë. Ai botoi karikatura politike gjatë Luftës së Dytë Botërore që përmbanin stereotipe të dëmshme të japonezo-amerikanëve, duke vënë në pikëpyetje patriotizmin e tyre.

“Figura japonezësh me fytyra të njëjta. Të gjithë njësoj. Të gjithë meshkuj. Marshojnë nga shteti Uashington, në Oregon, dhe pastaj në Kaliforni për të marrë blloqe me eksploziv. Titulli i karikaturës është “Duke pritur sinjalin nga atdheu”, dhe njëri që qëndron në çati, ka një teleskop të drejtuar nga Japonia”, thotë zoti Minear.

Ekzistojnë prova se autori u pendua për paraqitjen që u bënte njerëzve jo të bardhë. Disa nga librat e tij më të vonë përmbajnë leksione për tolerancën dhe gjithëpërfshirjen.

“Njerëzit shpesh e perceptojnë racizmin si një ekip pjesë e të cilit je, ose që nuk je. Por nuk funksionon kështu në realitet. Seuss është në të dyja kampet”, thotë profesor Nel.

Profesor Nel drejton programin për Literaturën për Fëmijë në Universitetin e Shtetit të Kansasit. Ai e shikon tërheqjen e gjashtë librave të Dr. Seuss si një veprim i duhur.

“Kur je fëmijë, përthith gjëra që nuk e di që po i përthith. Mëson gjëra pa miratimin tënd. Këto ide, këto imazhe, fillojnë të popullojnë trurin tënd, ndërkohë që nuk ke rënë dakort se është e pranueshme të tallësh njerëzit që janë ndryshe, ose të nënvizosh ekzotikën e tyre për t’u argëtuar”, thotë profesor Nel.

Ky është fundi për këta gjashtë libra. Por, dhjetëra libra të mirëpëlqyer të Dr. Seuss do të vazhdojnë të publikohen për brezat e ardhshëm të fëmijëve.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dr. seus shba dr. seus shba

Sondazh

Poll
Bota 19 Mars 2021, 21:44

SHBA: Zhvilluam bisedime serioze me Kinën

SHBA- Shtetet e Bashkuara thonë se kanë zhvilluar “diskutime serioze” me Kinën, pavarësisht “teatrove” që bëri pala tjetër dhe se diplomatët amerikanë nuk do të...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen