“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Banka Zhvillimore e Këshillit të Europës do të financojë blerjen e vaksinave COVID-19 për Kosovën
19 Mars 2021, 21:32Nga DOSJA
KOSOVË– Banka Zhvillimore e Këshillit të Europës (CEB) miratoi financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat COVID-19 për rreth 50% të popullsisë. Kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore, njofton Ministria e Financave.
Sipas Gazetës Express, financimi i CEB vjen me një grant të subvencionimit të normës së interesit dhe është mbështetje kyçe së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Kredia e re bazohet në një marrëveshje financimi prej 35 milionë euro të nënshkruar në gusht të vitit 2020, e cila ka mbuluar një pjesë të kostove të kujdesit shëndetësor emergjent të Kosovës, me një fokus në përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe barnatoreve, si dhe blerjen e pajisjeve mjekësore, furnizimeve dhe materialeve shpenzuese.
“Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të vazhdojmë të mbështesim përgjigjen e Kosovës ndaj pandemisë COVID-19, së bashku me BE-në, FMN-në dhe Bankën Botërore. Në përputhje me mandatin e saj ekskluzivisht shoqëror, Banka do të luajë rolin e saj në adresimin e qasjes së pabarabartë të vaksinave COVID-19 në të gjithë vendet e saj anëtare. Kjo është kryesore jo vetëm për kapërcimin e krizës aktuale shëndetësore, por edhe për zbutjen rritjes së pabarazive sociale dhe ekonomike të krijuara nga pandemia”,– deklaroi guvernatori i CEB, Rolf Wenzel.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
IRLANDË-Irlanda do të rifillojë përdorimin e vaksinave AstraZeneca për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Sipas TheGuaridan, lajmi është konfirmuar nga...
SHBA- Studiuesit kanë filluar të studiojnë dhe kuptojnë zemrën e Marsit. Makina InSight e NASA-s ka përdorur valë sizmike që kërcejnë në brendësi të planetit pë...
MEKSIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë. Mediat e huaja, bëjnë me dije se është sulmuar një karvan i forcave të rendit, ku për pasojë kanë humbu...
GREQI-Një ngjarje e tragjike ka ndodhur në Greqi. Sipas CNN, një 25-vjeçar nga Qipro është kafshuar nga një gjarpër i llojit kobre, të cilin e mbante në ...
FRANCË- Ditën e sotme Franca vendosi të hyjë në një bllokim 1 mujor për të evituar valën e tretë të pandemisë së koronavirusit pas shtimit të rasteve pozit...
SARAJEVË– Kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, po përballet me një numër rekord të rasteve të infektive gjatë muajit mars. Sipas Reuters, spitalet janë ...
SHBA– Zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe Kinës kanë vendosur të përfundojnë bisedimet e tyre në Alaska ditën e sotme, pasi një raund dramatik hapjeje zbuloi ...
GREQI-Një skulpturë prej bronzi e një demi që besohet të jetë së paku 2,500-vjeçare është zbuluar pas një shiu të madh pran vendit antik të Olimpisë.Sipa...
GREQI-Një variant i kombinuar i ri i koronavirusit është zbuluar në Greqi ndërsa autoritetet shëndetësore kanë ngritur shqetësimin pas një rasti alarmant të ver...