LIVE UPDATES
Bota

Biden takohet me zyrtarët e tij të tranzicionit

11 Nëntor 2020, 19:31 Nga DOSJA
Biden takohet me zyrtarët e tij të tranzicionit

SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden po takohet me këshilltarët e tij të tranzicionit ndërsa vazhdon planifikimet për të marrë kontrollin e qeverisë kur ai të inaugurohet më 20 Janar.

Zoti Biden ka emëruar një varg këshilltarësh për të shqyrtuar operacionet e agjencive në të gjithë qeverinë. Ai tha të martën se mund të njoftonte disa emërime kryesore përpara festës vjetore të Falënderimeve më 26 nëntor.

Lista e këshilltarëve të tij të tranzicionit është e gjatë, me emra ekspertësh të njohur për çështjet me të cilat ai do të përballet qysh herët në administratën e tij.

Kathleen Hicks, nënpresidente në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, po drejton punën për shqyrtimin e operacioneve të Departamentit të Mbrojtjes.

Në Departamentin e Shtetit, Linda Thomas-Greenfield, ish ndihmës sekretare e shtetit për çështjet afrikane, po drejton shqyrtimin e operacioneve. Don Graves, ekzekutiv në KeyBank, po shqyrton operacionet e Departamentit të Thesarit, ndërsa Martha Gimbel, menaxherja e lartë e kërkimit ekonomik në Schmidt Futures, po studion Grupin e Këshilltarëve Ekonomikë.

BIDEN: ASGJË NUK E NDAL TRANZICIONIN

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha të martën se nuk është i shqetësuar për refuzimin e Presidentit Donald Trump për të pranuar humbjen pas zgjedhjeve të javës së kaluar, por se ai mendon se kjo e vë në pozitë të vështirë si Presidentin Trump ashtu edhe vendin.

“Unë mendoj se nuk do ta ndihmojë trashëgiminë e presidentit,” u tha zoti Biden gazetarëve në Uilmington të shtetit Delauer, ku ai po punon për tranzicionin e tij në pushtet dhe po planifikon hapat e parë pas inaugurimit të tij të pritshëm më 20 Janar.

Ai tha se asgjë nuk e ndal transferimin e pushtetit.

Presidenti Trump, pa ofruar prova të rëndësishme për parregullsi në votim ose në numërimin e votave, ka ngritur më shumë se 10 procese gjyqësore në disa shtete, duke u përpjekur të përmbysë fitoren e shpallur nga organizatat kryesore mediatike të zotit Biden në zgjedhje.

Por Presidenti i zgjedhur Biden tha, “Ne tashmë e kemi filluar tranzicionin” dhe se refuzimi i zotit Trump për të pranuar humbjen “nuk e ndryshon dinamikën”. Zoti Biden po përqendrohet së pari në çështjen e pandemisë së koronavirusit, e cila ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 238,000 amerikanëve, më tepër se në çdo vend tjetër.

Zoti Biden tha se ai mund të bënte disa emërime me rëndësi në administratën e tij përpara festës vjetore të Falenderimeve, që është 26 nëntori i këtij viti.

“Fakti që ata nuk janë të gatshëm të pranojnë fitoren tonë nuk ka shumë pasoja,” tha ai.

Presidenti Trump, në përpjekje për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve, i ka ndaluar zyrtarët e administratës së tij të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e zotit Biden për të ndihmuar në kalimin e pushtetit.

Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, një agjenci qeveritare e SHBA, ka refuzuar të njohë zotin Biden si president i zgjedhur. Kjo nuk po i lejon zyrtarët e zotit Biden të marrin hapësira për zyra në agjencitë federale dhe fonde federale për të financuar tranzicionin.

Por zoti Biden nuk shprehu ndonjë shqetësim.

“Ne mund të bëjmë edhe pa financim,” tha ai, ndërsa pranoi gjithashtu se ende nuk kishte filluar të merrte Informimin e Përditshëm Presidencial nga inteligjenca amerikane.

“Informimi i Inteligjencës do të ishte i dobishëm,” tha ai, “por unë nuk jam presidenti aktual.”

Zoti Biden tha se nuk ishte nevoja që ekipi i tij të ngrinte proces gjyqësor për të detyruar administratën aktuale të pranonte fitoren e tij.

“Unë mendoj se gjithçka do të realizohet në 20 Janar,” tha ai.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte Presidentit Trump nëse ai po shikonte në TV konferencën për shtyp, zoti Biden buzëqeshi dhe tha: “Zoti President, mezi po pres të flas me ju.”

Marrë nga: VOA

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë