LIVE UPDATES
Bota

Biden: Vitin tjetër do të kërkojmë miratimin e një tjetër pakete ndihme

23 Dhjetor 2020, 06:20 Nga DOSJA
Biden: Vitin tjetër do të kërkojmë miratimin e një

SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha se administrata e tij do të paraqesë vitin e ardhshëm për miratim një tjetër paketë ndihme për të lehtësimin e pasojave të pandemisë, duke përfshirë edhe një raund të ri pagesash stimuluese.

Në një konferencë shtypi të martën, zoti Biden tha se paketa prej 900 miliardë dollarësh e miratuar nga Kongresi të hënën ishte vetëm “hapi i parë” dhe se qeveria siç tha ai do të duhet të bëjë më shumë.

“E vërteta është se përpara nesh do të ketë ditë më të zymta në betejën kundër COVID-it”, tha zoti Biden.

Kongresi miraton një paketë ndihme prej 900 miliardë dollarësh

Të hënën Kongresi amerikan miratoi një projektligj që përfshin një paketë ndihme prej 900 miliardë dollarësh për të përballuar efektet e koronavirusit si dhe një buxhet prej 1.4 trilionë dollarësh për këtë vit financiar.

Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati e miratuan projekligjin me shumicë dërrmuese të hënën në mbrëmje. Ligjvënësit, të cilët kishin vetëm disa orë në dispozicion për të shqyrtuar projektligjin prej 5 mijë faqesh, përballeshin me një afat që skandonte në mesnatë, pas të cilit fondet për qeverinë mbaronin.

Presidenti Donald Trump pritet ta nënshkruajë projektligjin në ditët në vijim.

Kjo masë legjislative vjen pas disa javë negociatash gjatë të cilave udhëheqësit demokratë e republikanë u përfshinë në debate rreth sasisë se ndihmës qeveritare për koronavirusin si dhe nëse vëmendja duhej përqëndruar në çështje të tilla si asistenca në rast papunësie, apo mbajtja e ekonomisë hapur.

Ky zhvillim vjen ndërsa numri i infeksioneve me COVID-19 është rritur. Sipas universitetit Johns Hopkins, që nga fillimi i pandemisë Shtetet e Bashkuara regjistrojnë më shumë se 18 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, duke shtuar më shumë se 200 mijë raste të reja në ditë ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në më shumë se 319 mijë.

Një nga pikat kryesore të ligjit është një pagesë direkte prej 600 dollarësh për amerikanët që marrin më pak se 75 mijë dollarë në vit. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se miliona vetë do t’i marrin çeqet duke nisur nga java e ardhshme. Në një projektligj më masiv që synonte përballimin e pasojave të koronavirusit të miratuar në muajin mars pagesat direkte për amerikanët ishin në nivelin e 1,200 dollarëve për person.

Projektligji i ri përfshin gjithashtu 284 miliardë dollarë për Programin e Garantimit të Rrogës, një iniciativë që synon të ndihmojë bizneset të mbajnë punonjësit në punë gjatë kësaj periudhe të vështirë ekonomike për shkak të pandemisë.

Paketa parashikon një pagesë prej 300 dollarësh në javë për ata që marrin asistencë në rast papunësie. Ndihma do të zgjasë 11 javë. Po kështu parashikohen 82 miliardë dollarë për shkollat dhe universitetet lokale, 25 miliardë dollarë ndihmë për qiratë, 15 miliardë dollarë për qendra e argëtimit sikurse kinematë dhe 10 miliardë dollarë për kujdesin për fëmijët. Pakata përfshin edhe 4 miliardë dollarë ndihmë për vendet e tjera në përpjekjet e tyre për vaksinim kundër COVID-19-s.

“Populli amerikan duhet të jetë i sigurt se ndihma po vjen”, tha udhëheqësi i Shumicës së Senatit Mitch McConnell.

Demokratët kishin kërkuar miratimin e një paketë lehtësuese shumë më të madhe. Në muajin maj Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë prej 3 trilionë dollarësh dhe në tetor një variant tjetër prej 2 trilionë dollarësh, por republikanët e kundërshtuan.

Udhëheqësi i demokratëve në Senat Chuck Schumer tha se kushdo që e konsideron ndihmën e re si të mjaftueshme “nuk ka dëgjuar dëshpërimin në zërat e zgjedhësve, nuk ka parë sytë e pronarve të biznesit të vogël në prag të shkatërrimit”.

Në komentet e tij për agjencinë Associated Press, zoti McConnell, tha se republikanët do të shohin çdo të ndodhë për të vepruar më tej.

“Pikëpamja ime për atë që vjen më pas është le ta vlerësojmë situatën bazuar në nevojat me të cilat do të përballemi në shkurt dhe mars”, u shpreh ai.

Çdo raund i ri shpenzimesh do të varej shumë nga dy gara balotazhi për Senatit që zhvillohen në shtetin e Xhorxhias më 5 janar. Rezultati i tyre ose do t’u garantonte republikanëve kontrollin e Senatit ose do t’u jepte demokratëve avantazhin e kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit si dhe të Shtëpisë së Bardhë.

Buxheti prej 1.4 trilionë dollarësh financon qeverinë deri në shtator.

Në të përfshihet edhe një zgjatje e lehtësirave tatimore për bizneset për vitin e ardhshëm, 45 miliardë dollarë për transportin, përfshirë mbështetjen për operatorin hekurudhor Amtrak dhe 13 miliardë dollarë për programin e ndihmave ushqimore, duke garantuar një zgjerim të madh të tij.

Marre nga: VOA 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri