LIVE UPDATES
Bota

Bie dukshëm numri i atyre që kalojnë testet e gjuhës gjermane

5 Janar 2021, 07:39 Nga DOSJA
Bie dukshëm numri i atyre që kalojnë testet e gjuhës

Gjithnjë e më shumë të huaj po dështojnë në testin e gjuhës gjermane të kërkuar për të marrë nënshtetësinë gjermane. Përgjigja e qeverisë gjermane ndaj një pyetje në Bundestag tregon se në gjysmën e parë të vitit 2020, testin e gjuhës gjermane e kanë kaluar me sukses në Gjermani vetëm 59.2% e pjesëmarrësve në kurset e integrimit. Ndërkohë që kjo përqindje në vitin 2015 ishte 72,6 %. Niveli i suksesit në testet e gjuhës, që është kusht për nënshtetësi, ka rënë jo vetëm tek të moshuarit por edhe tek të rinjtë. Në vitin 2015 ata kanë qenë të suksesshëm me 83.6 përqind, ndërsa në vitin 2019 vetëm 63.5 % prej tyre e kanë kaluar me sukses këtë test.

Kurset për integrim

Prej vitit 2010 deri tani, kursin e integrimit e kanë ndjekur në Gjermani rreth 1.2 milion të huaj. Pjesëmarrësit e këtyre kurseve mësojnë për zhvillimet më të rëndësishme në Gjermani, por edhe nivelin e duhur të gjuhës gjermane, për marrjen e nënshtetësisë. Qeveria gjermane ka ndarë për këto kurse të integrimit rreth 4,6 miliardë euro, për periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2020.

Rene Springer, përfaqësues i partisë së djathtë populiste Alternativa për Gjermaninë (AfD), i tha gazetës Neue Osnabrücker Zeitung se është e papranueshme të shpenzohen kaq shumë para të taksapaguesve për këto qëllime. Sipas tij, numri i lartë i të dështuarve në teste tregon se “shumë migrantë nuk kanë kulturën e duhur arsimore ose vullnetin për t’u integruar”.

Ministria: Interesimi ekziston

Një mendim të kundërt ka Ministria e Brendshme gjermane. Përfaqësuesit e ministrisë thonë se ekziston një “interes i madh” për mësimin e gjuhës gjermane. Një zëdhënës i ministrisë tha se gati gjysmë milioni azilkërkues me perspektivë të mirë për të qëndruar në Gjermani, me vetëiniciativë kanë aplikuar dhe janë regjistruar në kurset e integrimit – pa qenë të detyruar ta bëjnë këtë.

Arsyet për numrin e lartë të testeve të pasuksesshme në gjuhën gjermane shpjegohen nga Ministria e Brendshme me faktin se që nga kriza e refugjatëve në 2015/2016, struktura e pjesëmarrësve në kurset e integrimit ka ndryshuar ndjeshëm. Kohët e fundit, numri i pjesëmarrësve është dominuar nga njerëz “me arsim të ulët dhe me dallime të konsiderueshme në kulturë dhe gjuhë”.

Shkaqet e dështimit

Ekspertët thonë se problemi qëndron diku tjetër. Ata mendojnë se ka edhe “arsye të thella” për performancën e dobët të disa azilkërkuesve. Shumë prej këtyre refugjatëve kanë përjetuar trauma të mëdha psikologjike dhe tortura gjatë luftës, por edhe gjatë arratisjes së tyre deri në Evropë. Ekspertët mendojnë se edhe këta faktorë ndikojnë në uljen e aftësisë së përqendrimit në mësimin e gjuhës.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani gjermani

Sondazh

Poll
Bota 4 Janar 2021, 21:41

Arabia Saudite do rihap kufijtë me Katarin

ARABIA SAUDITE– Do të rihapen kufijtë tokësorë dhe detarë midis Arabisë Saudite me Katarin, në hapat e parë drejt përfundimit të një krize diplomatike që ...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë