Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kandidoi për Prokuror të Përgjithshëm, Ferdinand Elezi ‘bie’ në rrjetën e Vetting-ut
9 Prill 2019, 10:11Nga DOSJA
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra sot drejtuesin e Porkurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezin. Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici ka vendosur sot shkarkimi e tij nga detyra.
Sipas KPK-së Elezi rezulton të ketë pasur probleme me pasurinë për shkak të blerjes të dy apartamenteve dhe mospagimit të taksës nga fitimet e qirasë së apartamentit në Tiranë pranë Komunës së Parisit. Elezi ishte shprehur se pasurinë e ka vënë me punë ndërsa taksën për të ardhurat nga qiraja nuk e dinte se duhet t’i paguante dhe sapo është njohur me këtë fakt i ka paguar.
Kujtojmë që ai ka qenë dhe kandidat për Prokuror të Përgjithshëm, por pas këtij vendimi ai do të largohet nga çdo pozicion në gjyqësor dhe nuk mund të kandidojë për asnjë post në këtë fushë.
Kush është Ferdinand Elezi?
Ferdinand Elezi është diplomuar jurist në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1996. Ai ka kryer gjithashtu Master të Nivelit të Dytë si dhe ka përfunduar studimet Doktorale në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2012.
Elezi e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Kavajës në vitin 1999, ndërsa gjatë viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në vitin 2005 ai është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2006.
Përgjatë viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës.
Ferdinand Elezi ishte një ndër kandidaturat e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, e cila u mbyll me zgjedhjen e Arta Markut në dhjetor të vitit 2017.
Ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë mbajtur tre senaca ku janë dhënë vendimet për dy prokurorë dhe një gjyaktës. Të tre këto subjekte sipas KPK-së kanë pasur probleme me pasurinë dhe janë shkarkaur. Nga sot Apeli i Krimeve të Rënda, Prokuroria e Sarandës dhe Prokuroria e Durrësit do të jenë pa drejtues. Fehmi Petku (Lexo këtu) që drejtonte Apelin e Krimeve të Rënda është zëvendësuar me Saida Dollapi e komanduar. Ndërsa Edison Ademi (Lexo këtu) dhe Ferdinand Elezi kanë lënë institucionet pa drejtues.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Moderatori Enkel Demi ka deklaruar së fundmi se filozofia politike e kryeministrit Edi Rama është anarkia, dhe se ai po shkatërron strukturat bazë të P...
TIRANË- Altin Isaraj, i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar është vëllai i ish-Drejtorit të Transportit Rrugor Arben Isaraj. Ky i fundit, ish-deputeti i PS-...
TIRANË- Vijon të jetë e tensionuar situata te Bulevardi i Ri, mes policisë e banorëve, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Forca të shumta ...
Tiranë- Protesta te Bregu i Lumit vijon dhe nuk mungojnë përplasjet mes policisë dhe banorëve.Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Nga ...
TIRANË- Qeveria shqiptare i jep titullin “Dëshmor i Atdheut” ish-komisarit të vrarë poshtë banesës së tij, Artan Cuku. Cuku u vra në pallatin e tij nga vra...
Tiranë- Për protestën te Bregu i Lumit ka reaguar edhe Avokati i Popullit. Ky institucion shprehet se po ndjek hap pas hapi protestën dhe përplasjet që po ndodh...
Tiranë- Në protestën e Bregut të Lumit nuk kanë munguar përplasjet mes policisë dhe banorëve. Deri më tani raportohet se 3 efektivë policie janë lënduar dhe n...
KUKËS-Muaji prill ka risjellë dimrin në qarkun e Kukësit. Vranësira, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, kjo është panorama në qytetin verior. Burime p...
TIRANË– Ministrja e Arsimit Besa Shahni ka raportuar sot përpara Komisionit të Medias dhe mjeteve të Informimit, duke bërë publike të gjithë pikat e arritu...
Tiranë- Studentët dhe pedagogët e UBT-së kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme pasi nuk janë dakort që të prishet fidanishtja në këtë korpus universitar. ...