LIVE UPDATES
Ekonomi

Bien eksportet e tekstileve për 7 mujorin, shkak zhvlerësimi i euros dhe mungesa e fuqisë punëtore

20 Gusht 2019, 06:28 Nga DOSJA
Bien eksportet e tekstileve për 7 mujorin, shkak zhvlerësimi i euros

TIRANË- Eskportet e grupit të tekstileve shënuan sërish rënie gjatë muajit korrik. Të dhënat e publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme treguan se eksportet gjatë korrikut shënuan rënie prej 3% në krahasim me të njëjtin muaj një vit më parë, ndërsa për 7 muajt e parë të vitit tkurrja e eksporteve të tekstileve përllogaritet rreth 2%, nga 75.4 miliardë lekë në 73.9 miliardë të realizuara për periudhën janar-korrik 2019.

Sipas Florian Zekja, kryetar i Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë  rënia e eksporteve lidhet me dy faktorë kryesorë. Së pari, Zekja liston zhvlerësimin e monedhës europiane. Pasiguria për kursin e këmbimit ka sjellë që fasonët të ngurrojnë që të lidhin kontrata të reja dhe po mundohen të shtrengojnë rripin duke mos investuat në teknologji dhe në vende të reja pune. Sipas Florian Zekja duhet pasur parasysh se për shkak të zhvlerësimit të eruso të ardhurat dhe fitimi i kompanive përllogaritet të kenë rënë me gati 10% që prej fillimit të vitit.

Euro ka rënë nga rreth 138 lekë në mes të vitit 2016, në rreth 121 lekë aktualisht, pra 16 lekë më pak, me një nënçmim prej 11.5%, që automatikisht ka ulur po me kaq të ardhurat e eksportuesve.

Për shkak të zhvlerësimit të euros në tregun vendas, Flamur Hoxha, administrator i kompanisë Kler, që prodhon këmisha, shikon një humbje mesatare nga 5 deri në 8% të xhiros totale. Humbjet e eksportuesve në sektorin e fasonit llogariten nga 500-600 euro në vit për person të punësuar.

Kompanitë e fasonit i kanë të ardhurat në euro dhe shpenzimet në gati 90% i kanë lekë. Për pasojë, nënçmimi i euros po i çon disa nga kompanitë më të mëdha të sektorit në kolaps.

Së dyti, Zekja liston edhe problematikën që lidhet  me mungesën e fuqisë së kualifikuar të punës. Kjo sjell edhe mosrealizimin 100% të kontratave të nënshkruara një vit më parë.

Rënia e numrit të të rinjve, për shkak të nivelit të lartë të emigracionit dhe lindjeve gjithnjë e më të pakta në dy dekadat e fundit po shteron fuqinë punëtore për fabrikat e fasonit. Gjergj Leqezja nga Shqipëria Tricot tha për kompaninë e tij se mungesa e fuqisë punëtore është problemi më i madh i momentit.

Dobësitë në gjetjen e fuqisë punëtore janë të mëdha dhe kjo cenon qëndrueshmërinë e aktivitetit të fabrikave dhe zgjerimin e tyre të mëtejshëm, tha ai. Leqejza tha se aktiviteti i fabrikave në zotërim të tij është frenuar këtë vit. Biznesmeni tjetër me përvojë, zoti Hoxha, nga kompania Kler, e konsideroi shterimin e fuqisë punëtore si një pengesë të madhe për aktivitetin e fabrikave të fasonit.

Bizneset e sektorit në të gjithë vendin, nga Shkodra në Gjirokastër, kanë dhënë alarmin se po përballen me mangësi serioze të fuqisë punëtore. Për shkak të përvojës së krijuar, numri i kontratave të reja po rritet me shpejtësi, por, nga ana tjetër, gjetja e punonjësve të rinj është bërë një mision i vështirë.

Eksportuesit e mëdhenj në sektor janë pesimistë për ecurinë e tij, ndonëse sipas tyre kërkesa për punë ka qenë në rritje të vazhdueshme nga kontraktorët e huaj, bizneset e fasonit nuk kanë më mundësi për të përballuar flukset e reja të punës dhe madje, janë në vështirësi edhe për të përmbushur kontratat aktuale.

Ndër të tjera vonesat në rimbursimin e TVSH-së, por dhe kriza politike duket se kanë përkeqësuar situatën.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi bien eksportet eksportet ne shqiperi eksportii tekstileve bien eksportet eksportet ne shqiperi eksportii tekstileve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet