LIVE UPDATES
Aktualitet

Bilanci i një jave, Policia: Janë arrestuar 171 persona dhe kemi bërë 11 operacione

30 Janar 2022, 13:03 Nga DOSJA
Bilanci i një jave, Policia: Janë arrestuar 171 persona dhe kemi

TIRANË- Policia ka bërë bilancin e javën që lam pas. Me anë të një njoftimi bëhet me dije se këtë javë janë arrestuar 171 persona si dhe janë proceduar penalisht 251 të tjerë. Mësohet se gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 27 persona të tjerë. Po ashtu njoftohet se gjatë kësaj jave janë kryer 11 operacione policore si dhe janë sekuestruar 78 kilogram kanabis. Gjithashtu janë pezulluar dhe 303 leje drejtimi, nga të cilat 225 për shpejtësi tej normave të lejuara, 58 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 20 për qarkullim në sens të kundërt.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit në një javë Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet policore për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, për goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike. Njëkohësisht vijojnë kontrollet, duke përdorur teknologjinë, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, janë arrestuar 171 persona, janë proceduar penalisht 251 persona dhe janë shpallur në kërkim 27 persona, për vepra të ndryshme penale. Janë kapur 17 persona të shpallur në kërkim, nga këta 16 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet burg.

Janë zhvilluar 11 operacione policore të koduara, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës, armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe lojërave të fatit, konkretisht operacionet: “Storm”, “Red Jacket”, “Kral”, “Munella”, “Kaçinari”, “Transporter” “Transporter 2”, “Fati i lojërave”, “Volloder”, Liqeni i Zi” dhe “Kepi i Vozajve”, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 49 persona, janë proceduar penalisht 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 persona.

Po në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar rreth 78 kg kanabis, një kallashnikov, një sasi e madhe municioni luftarak, një pushkë sportive, 4 pistoleta sportive, tavolina pokeri, çipsa e shuma parash. Gjithashtu, gjatë operacionit në Sarandë, është zbuluar një ambient që shërbente për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

Janë evidentuar dhe goditur 29 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe janë proceduar penalisht 27 persona. Në fushën e narkotikëve janë goditur 39 raste, janë arrestuar 24 persona, janë proceduar 18 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona. Janë arrestuar 11 persona, 8 janë proceduar penalisht dhe 1 është shpallur në kërkim, për dhunë në familje.

Në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 16 raste, për të cilat janë arrestuar 6 persona, janë proceduar 9 persona dhe 1 është shpallur në kërkim. Janë sekuestuar euro, dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe franga zvicerane. Po gjatë javës janë evidentuar 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë. Për këto raste janë arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Në fushën e qarkullimit rrugor janë pezulluar 303 leje drejtimi, nga të cilat: 225 për shpejtësi tej normave të lejuara, 58 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 20 për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar 50 persona, nga këta: 25 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 23 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën. Policia e Shtetit është duke vijuar operacionet dhe kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton sërish qytetarët për të denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i 1 jave policia e shtetit bilanci i 1 jave policia e shtetit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë