E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË- Dy biznesmenë, babë e bir, kanë konkuruar kundër njëri-tjetrit në tenderin mbi 100 milionë lekë të vjetra të zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës për tabela sinjalistike për Parkimet e Rezidentëve.
Në fund, tenderi është fituar nga kompania e të riut Stefan Çaçi, “SI-SI.AL”, e cila kishte përballë kompaninë “RSM” në pronësi të babait të tij, Nikolla Çaçi. E gjithë procedura është në shkelje flagrante të ligjit “Për Prokurimit Publik”.
Ky ligj, në nenin 19 të tij, parashikon se përbëjnë konflikt interesi rastet kur për të njëjtën procedurë konkurojnë mes tyre kompani në pronësi të personave familjarë me njëri-tjetrin. Në këto situata, Autoriteti Kontraktor duhet të refuzojë ofertat, para se të zhvillohet tenderi.
Por, në rastin konkret, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka zhvilluar procedurën dhe në 24 Janar 2022 ka botuar rezultatet në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik. Agjencia e Parqeve shpalli në fillim të Dhjetorit 2021 tenderin për “Plotësim me Sinjalistikë i Blloqeve të Parkimit të Rezidentit”, me fond limit 106 milionë lekë të vjetra pa TVSH.
Në procedurë morën pjesë bashkimi i operatorëve “Eral Construksion” dhe “SI-SI AL” nga njëra anë, e cila paraqiti ofertën 91 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Përballë tyre ishte shoqëria ‘RSM” shpk, e cila paraqiti ofertën me vlerë 99 milionë lekë të vjetra. Në përfundim, fitues u shpall konkurrenti me ofertën më të ulët. Procedura do të ishte normale, në rast se konkurentët ishin babë e bir.
Ligji për “Prokurimet Publike” parashikon se autoritetet kontraktore, pasi vihen në dijeni për lidhjet familjare mes konkurentëve rivalë, i njofton ata për përjashtimin nga procedura. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nuk e ka ndërmarrë një masë të tillë, megjithëse i njeh shumë mirë të dy kompanitë e përfshira në këtë procedurë.
Shoqëritë “SI-SI AL” dhe “RSM” kanë qenë pjesëmarrëse frekuente në tenderat e zhvilluar nga kjo strukturë, por edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, të dyja struktura në varësi të Bashkisë së Tiranës.
Kompania “RSM” është krijuar në vitin 2013 dhe zotërohet nga Nikolla Çaçi. Ndërsa kompania “SISI AL” është krijuar në vitin 2007 dhe është në pronësi të djalit të tij, Stefan Çaçi, i cili ishte vetëm 18 vjeç kur u regjistrua në listën e biznesmenëve në Shqipëri.
Marrë BoldNews.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Policia ka kryer kontrolle të imtësishme ndaj mjeteve me targa të shteteve të tjera, që u ka kaluar afati i përdorimit, apo targa që nuk u pë...
KOSOVË- Rreth 10 kilogram kanabis janë sekuestruar ditën e djeshme në Prizren të Kosovës. Mësohet se droga është kapur në një makinë tip Citroen C3. Pas ko...
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar shkrimin e një medjaje poloneze, në lidhje me kontraditat mes qeverisë si dhe ekspertëve mjekësor në lidhje me C...
BERAT– Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Drobonik të Beratit. Fuoristrada tip ‘Mitsubishi’ ka rrëshqitur duk...
VLORË– Tetë të rinj kanë mbetur të bllokuar në malin e Sevasterit në Selenicë të Vlorës. ‘Panorama’ shkruan se njëri prej të rinjve ka te...
TIRANË– Dy persona janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të 13 grabitjeve në Tiranë. Dyshohet se Edmond Gjonaj dhe Daniel Dodaj së bashk...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi akuzoi ditën e sotme kryedemokratin Lulzim Basha për atë që ndodhi më 25 prill...
SHBA- Sky ECC është aplikacioni që çoi në kapjen e mbretit të dyshuar të drogës në SHBA, shqiptarit Ylli Didani. Mediat amerikane i kanë kushtuar një art...
KUKËS– Myzafere Ugur dhe Hasan Ugur janë vënë në hetim nga policia e Kukësit pasi dyshohet se ushtronin aktivitet në një klinikë dentare të palicensu...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën gjermane ”Manager Magazine” (MM), partnere e Harvard Business. Një intervistë e zh...