LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kemi ardhur të bëjmë dhëmbët”, italianët të frikësuar nga koronavirusi ‘pushtojnë’ Shqipërinë, dynden drejt

28 Shkurt 2020, 07:23 Nga DOSJA
“Kemi ardhur të bëjmë dhëmbët”,

TIRANË- Një birrari në Rrugën e Kavajës në kryeqytet ka nisur të gëlojë nga italianët. “Ne na frekuentojnë shumë të huaj, por ajo që kemi vënë re pasi koronavirusi ka shpërthyer në Itali, kemi një prezencë të jashtëzakonshme çdo natë të shtetasve italianë në restorantin tonë. Teksa më parë kishim një, dy tavolina, prej disa ditësh kemi mbi 50 italianë (8-9 tavolina) çdo darkë”- tregon një nga kamerierët e restorantit, i cili mendon se ata ( italianët) të frikësuar nga infektimi i koronavirusit, kanë ardhur të qëndrojnë në Tiranë.

Gazeta “Si” shkoi ta vërtetonte fenomenin tek ky restorant, por italianët që po darkonin atë ditë nuk preferuan të prononcoheshin gjatë. Ata u shprehën se arsyeja e ardhjes së tyre këto ditë është për “bërjen e dhëmbëve sepse në Shqipëri kushtojnë lirë”.
Ajo që vuri re Gazeta “Si” ku qëndroi në restorant mbi dy orë, është se shtetasit italianë ishin të moshave të ndryshme; fëmijë, adoleshentë dhe të rritur. Në fakt në restorant kishte edhe shtetas italianë të shoqëruar me shqiptarë apo edhe me shtetas të kombësive të tjerë të cilët flisnin për biznes. Sipas agjencive turistike në Tiranë, të pyetura nga Gazeta “Si”, udhëtimet drejt dhe nga Italia po funksionojnë normalisht. “Zgjedhjet janë individuale, jo në grup. Në agjencinë time ka vetëm dy anulime drejt Italisë; një në Milano dhe tjetri në Romë. Ishin udhëtarë shqiptarë të cilët janë trembur nga përhapja e koronavirusit. Gjithçka tjetër është si më parë”, thotë Eva Rama nga Explorer Travel & Tours.

Edhe Edlira e cila ka agjencinë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” thotë për Gazetën “Si” se nuk ka vënë këto ditë ndonjë fenomen të ri të sjelljes së udhëtarëve.
“Kemi pasur vetëm një anulim bilete për në Milano, shtetas shqiptar. Gjithçka është si më parë. Aeroporti është i populluar si përherë. Shikohen njerëz me maska, por kaq”, shprehet Edlira. Ekspertët e sektorit të turizmit thonë se është shpejtë të flasësh për efektet e koronavirusit tek turizmi shqiptar. Sipas tyre njerëzit janë më vigjilentë dhe të kujdesshëm, por nuk e shfaqin me sjellje ekstreme. “Jemi akoma në pritje, nuk vlen të thuash diçka në këtë kohë ende”, shprehet Kliton Gërxhani nga ATOA (Shoqata Shqiptare e Tur Operatorëve). Të njëjtën gjë konfirmon edhe Besnik Vathi nga ATHS.

“Perceptohet frikë ndër njerëz, pra psikologjikisht sjellja e njerëzve ka ndryshuar, por pa statistika nuk mund të flasim për një fenomen se si po ndikon përhapja e koronavirusit në Itali në turizëm apo në transportin e njerëzve jashtë kufirit dhe nga jashtë brenda kufirit. Por në aspektin e turizmit është shpejt të flitet sepse nuk kemi ndonjë fluks turizmi me Italinë dhe Kinën, kryesisht lëvizim në rajon dhe Europë”, shprehet Besnik Vathi. Të tjera agjenci ankohen se nëse paniku shtohet, do të dëmtojë bizneset e udhëtimit më kot. “Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim negativ apo anulim. Por do t’ju sugjeroja ta trajtoni me shumë kujdes se kjo është bërë krye tema e ditës kudo në botw dhe do të ndikojë shumë negativisht dhe te ne e bizneset tona, ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus”, thotë Migen Xhelo nga Travel Club Albania.

Sipas INSTAT, në muajin janar kanë hyrë në Shqipëri 21 mijë e 67 shtetas italianë ose 9% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin janar 2020, janë 693 mijë e 956 ose 20,9 % më shumë se në janar 2019. Aktualisht sipas Aeroprotit Ndërkombëtar Nënë Tereza nuk ka asnjë anulim fluturimesh nga Italia në Shqipëri apo anasjelltas. Pjesa më e madhe, kryesisht njerëzit që lëvizin për biznes drejt Italisë e konsiderojnë një grip atipik dhe asgjë më shumë. Daniela nga Tirana që ka udhëtuar një ditë më parë drejt Milanos për çështje pune shprehet se “Kjo është një frikë e kotë. Për një grip atipik që prek njerëzit me imunitet të ulët, nuk mund të ndërpritet jeta”, thotë ajo.

(Marrë nga Gazeta SI)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet frika nga koronavirusi italianet dynden ne shqiperi koronavirusi ne itali frika nga koronavirusi italianet dynden ne shqiperi koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë