LIVE UPDATES
Aktualitet

Krimi në familje, psikologia bën thirrje: Edukojini fëmijët të jenë njerëz, femra rrit jetë dhe është e shenjtë

27 Shkurt 2020, 21:48 Nga DOSJA
Krimi në familje, psikologia bën thirrje: Edukojini fëmijët

TIRANË– Psikologia Lira Gjika ka shkruar rreth ngjarjeve të rënda që mbushën mediat dy ditët e fundit pasi dy gra u vranë nga burrat e tyre. Në një status në rrjetet sociale, Gjika e përshkruan gruan si një qenie Brenda të cilës rritet jetë dhe mundësinë që i ka dhënë Zoti për ta bërë këtë gjë. Lira shton më tej se të gjithë nëna, baballarë, mësues dhe të rritur duhet të përpiqen të edukojnë fëmijët që në radhë të parë të jenë njërëz. Psikologia shton se meshkujt nuk kanë nevojë të mësojnë ta dominojnë femrën por ta duan dhe ta respektojnë atë për ato çfarë përfaqëson dhe për vendimet e saj.

Këto ditë kemi dëgjuar gjëra të shëmtuara, se si burra apo ish burra vrasin nga inati, se gruaja nuk i nënshtrohet, se gruaja guxon ta ndajë. Nëna, baballarë, mësues, të rritur në përgjithësi, përpiquni të edukoni te fëmijët, që në rradhë të parë janë njerëz. Gjinia edhe pse ekziston, nuk është aspak vlerë, që të jep të drejta apo jo, por thjesht një veti. Ka ardhur koha, që në shkollat tona të mësohet, se njeriu njihet nga fjala dhe fytyra dhe jo nga organet e tij. Mos harroni njerëz, se në trupin e femrës rritet jetë. Këtë veti Zoti apo natyra, ia ka besuar vetëm asaj, gruas. Zoti apo natyra, jo vetëm i dhuroi vezën, që duke u bashkuar me spermatozoidin ngjizet njeriu, por e bëri dhe universin e parë të jetës së njeriut përpara se të vijë në këtë botë. Ai, njeriu qëndron në trup të femrës, aty rritet, formëzohet duke marrë jetë dhe informacion nga trupi i saj dhe nëpërmjet saj. Këtë veti të femrës, të gruas, gjithmonë kanë dashur ta anashkalojnë madje dhe vetë ato, femrat. E megjithatë universi femëror mbetet i pandryshueshëm edhe pse keqpërdoret. Vetëdija e parë për tjetrin, është ndërtuar pikërisht brenda universit femëror dhe kjo fal rritjes së jetës brenda trupit të saj. Femra kur piqet seksualisht e di, që duhet të përgatitet për tjetrin, i cili do të jetoj disa muaj brenda trupit të saj dhe do ta përdor atë. Prandaj femra nuk e ka të vështirë të pranoj tjetrin, ndërsa meshkujt edhe pse flasin për tjetrin dhe kanë arritur ta çojnë shkencën në majat, por ende sot, nuk janë të vetëdijëshem për tjetrin, pasi ata nuk e pranojnë, që femra është një njeri tjetër. Ata kanë nevoj për atë, e duan ta dominojnë. Mbase kanë të drejtë gjithë atë pushtet që i ka falur Zoti apo natyra, provokon tek ata ndjenjë të thellë xhelozie dhe pafuqie. Por me emancipimin e njeriut, vet meshkujt po bëjnë përpjekje, që të zhvillohen dhe të jenë më të vetëdijëshëm për veten e tyre dhe për femrën. Tashmë ata sëbashku janë në një krah në luftën për emancipim, për të shmangur diskriminimi i gjinor dhe të pranohet femra si një njeri tjetër,”– shkruan Lira Gjika në Facebook.

Një ditë më parë, Durrësi u trondit nga një krimi i rëndë që ndodhi, ku Ruzhdi Tosuni ka qëlluar bashkëshorten, Hajdie Tosuni me levë brenda një dyqani metrazhesh duke e lënë të vdekur. Ndërsa dy netë më parë u trondit Mirdita. Fatmir Kolecaj ekzekutoi me armë zjarri ish-gruan e tij Esmeralda Filopatin dhe vëllanë e saj, Vledisonin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet krimet ne familje lira gjika krimet ne familje lira gjika

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj