LIVE UPDATES
Aktualitet

“Hiqe maskën dhe jep llogari për krimet”, CRCA lajmëron protestë ndaj ministres Shahini pas skandaleve seksuale në shko

27 Shkurt 2020, 20:52 Nga DOSJA
“Hiqe maskën dhe jep llogari për krimet”, CRCA

TIRANË– Qendra Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale CRCA/ECPAT ka ftuar të gjithë qytetarët që ditën e nesërme, datë 28 shkurt, të dalin në një protest paqësore kundër ministres së Arsimit, Besa Shahini. Në një njoftim zyrtar, CRCA shkruan se Shahini duhet të heqë maskën dhe të japë llogari për dhunën seksuale ndaj fëmijëve në shkolla.

Çdo javë ne do të dalim të protestojmë deri sa Ministria, Qeveria dhe Kuvendi të kenë dhënë deri në fund llogari në lidhje me dhunën dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve, duke marrë edhe përgjegjësinë morale, politike dhe qytetare që ju takon! Për ne është e patolerueshme që zyrtarët që paguhen nga taksat e qytetarëve lejojnë që fëmijët të shfrytëzohen seksualisht në shkollat tona publike dhe nga ana tjetër të mos dalin të japin llogari përpara taksapaguesve se përse lejohet që këto ngjarje të ndodhin,”– shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë

PROTESTË PAQËSORE

BESA SHAHINI HIQE MASKËN, JEP LLOGARI PËR KRIMET

SEKSUALE NDAJ FËMIJËVE NË SHKOLLA!

28 SHKURT 2020, ORA 12:00

PËRPARA KRYEMINISTRISË DHE KRYESISË SË KUVENDIT

Pavarësisht se ka dy javë që është denoncuar dhunë sekusale me fëmijët, në Shqipëri deri tani as Ministria e Arsimit, as qeveria shqiptare nuk kanë dhënë llogari dhe as kanë informuar publikun me këtë shkelje tepër të rëndë të të drejtave të fëmijëve. Për më tepër as nuk kanë informuar publikun se cilat janë masat që qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit do të marrin për t’i bërë shkollat të sigurta dhe jo streha për grabitqarët seksualë. Shoqeria Civile ka protestuar dhe ka kërkuar llogaridhënie nga të gjitha instiucionet përgjegjëse, përfshi këtu dhe angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë, por deri më sot jemi përballur me një heshtje absolute nga të gjitha institucionet, të cilat supozohet se janë aty për të mbrojtur dhe kujdesur për qytetarët. Sikur të mos mjaftonte kjo heshtje absoulte nga ana e Qeverisë, në të vetmen dalje në publik që Ministrja e Arsimit znj. Shahini ka dhënë përmes një rrjeti social siç është Facebook, duke mos patur kurajon të dalë përballë mediave dhe përballë publikut, ajo akuzoi si mediat, gazetarët ashtu dhe shoqërinë civile me një gjuhë që i shkon përshtat vetëm atyre njerëzve të cilët vijnë nga vendet më anti demokratike të botës, por Shqipëria nuk është një vend i tillë dhe ne asnjëherë nuk do ta lejojmë këtë gjë.

Çdo javë ne do të dalim të protestojmë deri sa Ministria, Qeveria dhe Kuvendi të kenë dhënë deri në fund llogari në lidhje me dhunën dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve, duke marrë edhe përgjegjësinë morale, politike dhe qytetare që ju takon! Për ne është e patolerueshme që zyrtarët që paguhen nga taksat e qytetarëve lejojnë që fëmijët të shfrytëzohen seksualisht në shkollat tona publike dhe nga ana tjetër të mos dalin të japin llogari përpara taksapaguesve se përse lejohet që këto ngjarje të ndodhin. Ne për këtë bëjmë fajtore kryesore Ministren e Arsimit znj. Besa Shahini, si dhe çdo zyrtar tjetër publik në Qeveri dhe Kuvend që vazhdojnë si struci të fshihen me kokën në rërë duke shpresuar se ”çudia e rradhës të zgjasë vetëm tre dite”! Këtë të Premte, datë 28 Shkurt 2020, CRCA/ECPAT Shqipëri ju fton t’i bashkoheni Protestës së 3-të Paqësore përpara godinës së Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit (në bllok) për t’i kërkuar znj. Besa Shahini të heqë maskën dhe të japë llogari për shfrytëzimin seksual të fëmijëve në shkolla!

Emisioni “Stop” në televizionin “Klan”, prej ditësh ka publikuar episode të ndryshme për shkollën në Fier, ku dy mësuesit Agron Bego dhe Vasil Niko iu kërkonin favore seksuale nxënëseve. Mësuesi Agron Bego u kap në kamera teksa ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”. Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e sigurisë “arrest me burg” dhe çështja po hetohet nga autoritetet. Pas Begos u denoncua dhe Vasil Niko, i cili kishte shkëmbyer mesazhe me një nxënëse.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini crca protesta ndaj shahinit besa shahini crca protesta ndaj shahinit

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron