Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
LEZHË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me vetëvrasjen e Fatmir Kolecajt në fshatin Zejman të Lezhës. Efektivët e Policisë kishin marrë informacione, se 46-vjeçari ishte futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij.
Menjëherë efektivët e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës dhe Policia e Lezhës kanë rrethuar perimetrin e banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit të vrasjes së dyfishtë të ish-gruas dhe kunatit të tij, që të dorëzohej.
Por dorëzimi në duart e Policisë duket se nuk ka qënë opsion për 46-vjeçarin, i cili nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr duke plagosur në këmbë një punonjës të FNSH-së, që aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale RENEA, që kanë krijuar më pas rrethin e dytë në banesë duke i bërë sërish thirrje Kolecajt që të hidhte armën dhe të dorëzohej.
Duke e parë të pamundur që t’i shpëtonte prangave të Policisë, Fatmir Kolecaj ka vrarë veten me armë zjarri. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.
Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej. Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.
Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë. Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka vrarë veten me armë zjarri. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Dy ditë më parë në Rrëshen Fatmir Kolecaj nxorri armë dhe vrau ish-bashkëshorten dhe kunatin, Esmeralda dhe Vladison Filopati, në oborrin e shtëpisë së tyre. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas sherrit për 3 fëmijët e çiftit, pasi vikitimat kohët e fundit nuk kanë lënë autorin që t’i shikonte ata. Skena makabre është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Pas krimit, Koleci u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia kishte vendosur edhe shpërblim për këdo që jep informacion për autorin.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave. Në një status në rrjetet sociale, Vetëvendosje denoncon dhunën ndaj gra...
MIRDITË– Vetëvritet në banesën e tij, Fatmir Kolecaj, autori i vrasjes së dyfishtë të kunatit dhe ish-bashkëshortes së tij dy ditë më parë në Kodër Rrëshen...
TIRANË– Zbardhet letra e fundit që Nexhmije Hoxha i ka lënë pas familjes së saj. E veja e ish-diktatorit Enver Hoxha edhe në ditët e fundit nuk e ka shtrën...
TIRANË- Emisioni “Historia ime” në TV Klan u ndal ditën e sotme tek situata që është krijuar kudo në botë për shkak të koronavirusit. I ftuar në studio ish...
TIRANË- Përzgjidhen 4 nga 8 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së për dy ditë zhvilloi intervi...
TIRANË- Mbi 90% e shërbimeve po kalojnë online duke u dhënë mundësinë qytetarëve që me një klik të aksesojnë çdo dokument. Ndërkaq, sot, në ditën Bo...
TIRANË- Gjykata kundër Krimit, Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfirmon sekuestron e OFL-së dhe SPAK, lidhur me pronat e Hajrave. Nën sekues...
ELBASAN- Vendi ynë është përfshirë këtë mëngjes nga reshje shiu dhe dëbore, si dhe ulje temperaturash në vendet malore. Reshje dëbore janë regjistruar në Elbasa...
BERAT- Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit këtë paradite.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre mjete.Po të një...
TIRANË- Policia e Tiranës ka shtuar masat për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Partizani...