LIVE UPDATES
Aktualitet

Krimet në familje dhe abuzimet ndaj grave, Vetëvendosje: Sistemi po i shtyp gratë, po rrënohen

27 Shkurt 2020, 17:40 Nga DOSJA
Krimet në familje dhe abuzimet ndaj grave, Vetëvendosje: Sistemi po i

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave. Në një status në rrjetet sociale, Vetëvendosje denoncon dhunën ndaj grave në Shqipëri, duke renditur edhe krimet në familje që kanë ndodhur vetëm në fillim të këtij viti. Vetëvendosje përmend edhe dhunën seksuale ndaj vajzave siç është edhe rasti i shkollës në Fier, teksa shton se në Shqipëri kjo gjë është kthyer në fenomen. Sipas Vetëvendosje është sistemi ai që ushqen një frymë shtypëse nda grave duke bërë që të rrënohet shteti i së drejtës dhe shteti i mirëqenies sociale, duke rrënuar edhe arsimin public.

Denoncimi i plotë

Terrori neoliberal ndaj grave dhe vajzave duhet mposhtur. Katër gra janë vrarë në Shqipëri në katër krime të ndryshme pa u mbyllur muaji i dytë i këtij viti. Janë vrarë me armë automatike, me sëpatë, me thikë, me gërshërë, me levë e me shkop druri. 23 gra të tjera janë vrarë në dy vitet e fundit. Mbi 3,200 kërkuan urdhër mbrojtjeje nga policia në vitin 2019 – shumë nuk e morën. Mbi 50% e grave në Shqipëri kanë përjetuar dhunë direkte, të formave të ndryshme, siç dëshmojnë studimet e INSTAT-it dhe UNDP-së. Dhuna prek edhe të miturat, si në rastin e fundit në një prej gjimnazeve të Fierit ku u denoncua ngacmimi dhe abuzimin seksual i mësuesve ndaj nxënësve. Organizatat për të drejtat e grave tregojnë se rreth 30,000 punojnë në sektorin e fasonerisë me rroga minimale e me orare të tejzgjatura përmes një shfrytëzimi maksimal, ndërkohë që rreth 60,000 gra të tjera punojnë pa kontrata në këtë sektor në kushte skllavërie moderne. Por shembujt dhe statistikat nuk mjaftojnë për të treguar situatën e dhunës strukturore dhe direkte ndaj grave në Shqipëri, nuk i përçojnë dot vuajtjet e mëdha dhe padrejtësinë e thellë, e as nuk na tregojnë dot rrugën përpara. Patriarkalizmi është vetëm gjysma e së vërtetës së kësaj dhune. Ai ushqehet nga pabarazia dhe varfëria që prodhon sistemi, nga shtypja e të drejtave politike e nga shfrytëzimi i egër ekonomik që është shtresëzuar historikisht, dhe tashmë ka marrë superxhiro në neoliberalizimin shqiptar duke prodhuar terror. Ky sistem duket sikur vepron nën efektin e steroideve që kanë goditur shtetin e së drejtës dhe shtetin e mirëqenies sociale, duke rrënuar edhe arsimin publik. Varfëria prodhon frustrim; shkatërrimi i institucioneve edukuese prodhon injorancë dhe ringjallje të zakoneve të prapambetura; kriza e vlerave prodhon nxitjen e arrogancës dhe brutalitetit të “më të fortit” si dhe mjerimin e të drejtit; komercializimi i trupave dhe i seksualitetit bashkë me stereotipizimin e femrës me atribute prej fëmije, ose si e brishtë që pret e josh, dhe mashkullit agresiv që merr dhe gjuan: të gjitha këto rezultat i sistemit të ndërtuar me plot vetëdije nga një grup perversësh të të gjitha gjinive, të pasuruar duke vjedhur e duke abuzuar. Burra e gra bashkë, shtypin, shfrytëzojnë e dhunojnë ato gra e vajza që janë më në nevojë e më pak të mbrojtura nga ky sistem brutal.

E gjithë kjo dhunë e shndërruar në sistem është kthyer në një terror të përhapur masivisht. Ky sistem e përfshin edhe neoliberalizmin, edhe logjikën e xhunglës, edhe “laissez-faire”, edhe nxjerrjen në treg të gjithçkaje, përfshi njeriun, e në fund, ndër pësueset më të shpeshta janë gratë, sidomos ato të shtresave popullore, të ulëta e të mesme, të cilat përveç shtypjes shtresore e sistemike, pësojnë edhe dhunën direkte të të afërmve të tyre. Burrat e varfër, të lënë në situatë të pashpresë e pa kontroll në jetën e tyre, në raste gjithnjë e më të shpeshta shpërthejnë ndaj të vetmit njeri që e mendojnë gabimisht nën vete. Gruas ose fëmijës. Shfrytëzimi shkon deri aty sa detyron vajza e gra të mbijetojnë duke shitur trupin e tyre në të gjitha mënyrat. Shfrytezimi, për mbijetesë, shkon nga një herë edhe deri ne vetë-shfrytëzim, që eshte forma më tinëzare e skllavërimit. Terrori neoliberal ka ecur krah për krah me shoqërinë e spektaklit dhe të reklamave që i shfaq vajzat e gratë si mallra për konsum seksual. Në ngritjen e industrisë së spektaklit kontribuojnë jo vetëm burrat, por edhe gra që përfitojnë drejtpërdrejtë nga shfrytëzimi i grave të tjera.

Ndërkohë që përgjegjësit duhet të dënohen, të mos gënjehemi se zgjidhja është kjo. Zgjidhja kërkon angazhim shoqëror, për rimëkëmbjen e sistemin edukues, për të dobësuar e kufizuar sistemin e vlerave të arrogancës dhe bullizmit që rrjedh nga pushteti politik, ekonomik e mediatik, për të ofruar një perspektivë punësimi e drejtësie shoqërore për gratë e burrat e shtresave popullore. Të drejtat nuk fitohen e as nuk mbrohen nga shkaktarët e shtypjes së tyre, nga ata që mirëmbajnë dhe i kontribuojnë direkt dhunës. Gra e burra bashkë kemi nevojë të reflektojmë, të analizojmë dhe të veprojmë të organizuar për të kundërshtuar ata burra e gra që janë kthyer në drejtues, ekzekutues, mbikëqyrës e shërbëtorë të përhapjes së terrorit neoliberal. Shqipëria e ka të domosdoshme formësimin e një lëvizjeje të gjerë shoqërore që e mposht këtë terror ndaj grave dhe vajzave, duke ndryshuar edhe modelin ekonomiko-politik drejt shtetit zhvillimor. Çlirimi i grave dhe vajzave nga kjo dhunë sistemike është çlirim i shoqërisë.

Tiranë, 27 shkurt 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj grave vetëvendosje në shqipëri dhuna ndaj grave vetëvendosje në shqipëri

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen