LIVE UPDATES
Bota

Bisedë mes miqsh në kohë Karantine

2 Maj 2020, 12:47 Nga DOSJA
Bisedë mes miqsh në kohë Karantine

KANADA- Në muajt e fundit tema më e diskutuar për të cilën jemi të interesuar për të mësuar sa më shumë informacion është Covid-19 dhe format më të mira të mbrojtjes prej tij. Në media qarkullojnë “teori” të ndryshme që nga ato shkencore dhe deri tek ato me lakuriq nate apo me “shërimin” e sëmundjes duke pirë detergjent!! Komuniteti shqiptar në Kanada është me fat se ka në gjirin mjekë specialistë të kësaj fushe, të cilët mundo të n’a japin këshilla shumë të vlefshme për këtë sëmundje.

Për këtë cështje u takuam me Dr. Bernard Meshi në Calgary, ose Dr. Nardi siҫ e thërrasin me dashuri miqtë dhe shokët e tij. Cili është rrugëtimi si mjek deri në specializimin në fushën e sëmundjeve të mushkërive për Dr. Nardin?

Ai kam mbaruar Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Tiranës në vitet “89-’90. Pas një Observership në Angli, ka sudiuar për Imunologji në King’s College, London ku dhe përfundoi gradën shkencore Master (MSc Immunology), në vitet ’93-‘95. Në pranverën e vitit ’97 familjarisht emigron në Canada dhe vendoset në Vancouver, British Columbia. Pasi fillon punë si Research Associate në Universitetin e British Columbia (UBC) dhe St. Paul’s Hospital Center for Heart Lung Innovation, fiton një Fellowship 5-vjecar nga Canadian Institutes for Health Research (CIHR). Në fillim të vitit 2006, lëviz në Calgary për t’u rikthyer në aktivitetin klinik ku dhe bën specializimin 5-vjecar për Sëmundjet e Mbrëndëshme (3-vjet) dhe për Sëmundjet e Mushkërive (2-vjet).

Për të n’a ndihmuar që të kuptojmë më mirë sëmundjen e corona virusit, në i bëmë disa pyetje Dr. Nardit:

Pyetje: Ḉdo shqiptar, i cili ashtu si çdokush tjetër është i shqetësuar për pandeminë e COVID-19, kërkon të mësojë diҫka më tepër për këtë pandemi famëkeqe. Ḉfarë është COVID-19 dhe si shpërndahet ai?

Përgjigje: COVID-19 (SARS-CoV-2) është pjestar i ri i familjes së Coronovirus që u identifikua në qytetin Wuhan, Hubei Province të Kinës, në fund të vitit 2019, si shkaktar i rasteve të pneumonive (sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes) jo tipike dhe Sindromit akut të distresit respirator (ARDS), (mungesa e aftësisë për të marrë frymë). Transmetuesit janë kryesisht lakuriqët e natës dhe është hera e parë që virusi transmetohet tek njerëzit. Transmetimi nga personi në person bëhet nepërmjet “piklave” nga kollitja, tështirja, e folura (ngjashmërisht me influenzën) dhe që është arsyeja për masat e marra për distancimin social në distancën 2 metra. Infeksioni gjithashtu përhapet kur personi prek sipërfaqet e infektuara dhe pastaj prek fytyrën, gojën, hundën etj. Rreziku më i madh, rreth 10%, është infektimi për antarët e familjes.

Pyetje: Ju jeni specialist në fushën e sëmundjeve të sistemit respirator. Ju lutem, n’a përshkruani situatën aktuale të pandemisë në Calgary? A keni dijeni nëse ka pacientë nga komuniteti ynë?

Përgjigje: Alberta ka rreth 5355 raste të konfirmuara me COVID-17 nga të cilët 2,883 janë në Calgary. Ka 2161 persona të shëruar dhe 89 persona kanë humbur jetën. Planifikimi është që deri në fund të muajit, Alberta të ketë në disposicion rreth 2500 krevate të shërbimit akut dhe mbi 761 ventilatorë. Ne kemi ndër përqindjet më të mira në botë të testimit. Në bazë të modelit statistikor presupozohet që për ҫdo person të infektuar të infektohen 1-2 persona të tjerë, mendohet se duhet të arrijmë kulmin e rasteve në mes të muajit Maj 2020 (mid-May peak). Unë nuk jam në dijeni të rasteve me Covid-19 nga komuniteti shqiptar në Calgary.

Pyetje: Cilat janë simptomat e coronavirus COVID-19?

Përgjigje: Spektri i sëmundjes varion nga sëmundje e lehtë në 81% të rasteve deri tek sëmundje rëndë në 14% të rasteve. Rreth 5% rasteve vuajnë dështim të organeve jetike (mushkërive dhe të tjera) dhe fataliteti i përgjithshëm është rreth 2.5%. Simptomat fillojnë 4-5 ditë pas ekspozimit/ infektimit dhe janë: temperature 99%, Fatige/lodhje 70%, dhimbje fyti dhe kollë i thatë 59%, mungesë oreksi 40%, dhimbje muskulore 35%, vështirësi në frymëmarrje 31%,

Pyetje: Kush është më i predispozuar për t’u infektuar nga COVID-19?

Përgjigje: Rreziku më i madh është për moshat mbi 65 vjeҫ, dhe për pacientët me probleme shëndetësore si sëmundjet kronike të mushkërive, të veshkave, sëmundjet cardiovasculare, diabeti, me imunitet të ulët dhe që kanë pasur transplant organesh.

Pyetje: Ḉfarë duhet të bëj nëse kam simptomat ose dyshoj se mund të jem infektuar ?

Përgjigje: Qëndro në shtëpi dhe izolohu. Plotëso formularin COVID-19 në këtë website https://myhealth.alberta.ca/Journey/COVID-19/Pages/Assessment.aspx dhe telefono 811. Në rast se keni vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi të forta, letargji apo konfusion mendor duhet të telefononi 911.

Pyetje: Si mund të trajtohem në shtëpi, nëse kam këto simptoma?

Përgjigje: Trajtimi në shtëpi është i ngjashëm me ato të virozave sezonale -me antipiretike (aspirinë, paracetamol, ibuprofinë), lëngje, fruta dhe dietë të shëndetëshme.

Pyetje: Ḉfarë masash duhet të marr që të mos infektoj pjestarët e familjes sime?

Përgjigje: Isolim i plotë, në dhomë (me banjo etj.) të veҫantë për 14 ditë dhe “testim testim testim”.

Pyetje: Ḉfarë masash duhet të marr që të mos infektohem nëse jam duke i shërbyer një pjestari tjetër të familjes?

Përgjigje: Nuk duhet të ketë asnjë kontakt direkt me pacientin. Vetëm një person i familjes mundësisht t’i shërbejë pacientit dhe mundësisht të ketë apo të sajojë veshje të mbrojtjes personale. Pacienti duhet të përdorë maskë dhe të mbajë distancën 2 metra nëqoftëse del nga dhoma. Ajrosni ambientet. Ushqimet dhe rrobat që i shërbehen pacientit duhe të lihen prapa derës së dhomës së izolimit. Rrobat e palara dhe enët e përdorura nga pacienti duhet të kapen me doreza dhe të lahen me sanitim. Disinfektoni sipërfaqet e kontaminuara, ndërrohuni dhe lani duart vazhdimisht.

Pyetje: Kur duhet të dalim nga karantina?

Përgjigje: Evidenca dhe rekomandimet më të mira që kemi deri tani është pas 14 ditësh.

Pyetje: Ka nisur testimi i personave të cilët kanë simptoma të dukshme të COVID-19? Kush kualifikohet për të bërë testimin? Kur merret rezultati i një testimi të tillë? Po testimi i antitrupave kur do vihet në zbatim?

Përgjigje: Ḉdo person që ka simptoma: temperaturë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje etj. duhet të testohet. Gjithashtu, personeli mjekësor, punonjësit e shtëpive të pleqëve, të atyre në strehim publik, të ndihmës së shpejtë, të rendit dhe zjarrfiksëve duhet të testohen. Testimi analizohet nga Laboratoret Provinciale dhe raportimi i resultatit (Turn Around Time or TAT) merr deri në 4 ditë. Testimi i antitrupave nuk është në zbatim akoma dhe mvaret kur miratohet nga Health Canada Agency. Vlera e këtij testimi është vetëm për të vërtetuar nëse personi ka qenë i ekspozuar ndaj virusit, por deri tani nuk ka evidencë të mjatftueshme se prezenca e antitrupave përkthehet në imunitet ndaj COVID-19.

Pyetje: Një pjesë e shqiptarëve jetojnë me prindër, të cilët i përkasin asaj moshe e cila është më e rrezikuar ndaj këtij virusi. Çfarë këshille do ju jepni për të parandaluar ndonjë transmetim të mundshëm, sepse një pjesë këtyre familjarëve edhe punojnë. Pra, çfarë mund të bëjmë që t’i mbajmë prindërit larg rrezikut që u kanoset.

Përgjigje: Shumica personave (>50%) që transmetojnë COVID-19 nuk kanë simptoma, por paraqesin rrezikun më të madh për përhapjen e infeksionit. Minimizoni kontaktin me moshat e vjetra dhe ata më në rrezik. Izolohuni dhe menjëherë kaloni në karantinë nëqoftëse keni simptoma, keni udhëtuar ose keni qenë në kontakt me persona të dyshuar për infeksion, në rrezik ose të konfirmuar me COVID-19. Personat që vazhdojnë të punojnë, duhet të ndërrohen dhe të bëjnë dush sapo të vijnë në shtëpi. Mundësisht të kenë dhomë dhe banjo të veҫantë.

Pyetje: A është e mundur që Covid-19 ka qarkulluar më parë nga ç’jemi në dijeni të gjithë ne?

Përgjigje: Ky është thjeshtë një nga mitet që qarkullojnë. Sekuencimi i plotë i gjenomit dhe analiza filogjenike vërtetojnë që Coronavirus që shkakton COVID-19 është “novel” (i ri), filloi në Wuhan, dhe nuk është i krijuar (“man made”) apo “aksident” laboratorik.

Pyetje: A mund të sugjeroni mënyra se si të forcojmë imunitetin në mënyrë që edhe nëse infektohemi ta kalojmë sa më lehtësisht?

Përgjigje: Përveҫ se “common sense” dhe të mënyrës të shëndetëshme të jetesës nuk ka mënyra të vërtetuara që të garantojnë immunitet ndaj COVID-19.

Pyetje: Nga informacionet që keni ju a po bëhen kërkime për gjetjen e vaksinës këtu në Kanada dhe sa mund të zgjasë dalja e kësaj vaksine në treg.

Përgjigje: Health Canada ka marrë dhe po shqyrton shumë aplikime për prodhimin e vaksinës. Të paktën tre prova vaksinash kanë filluar nga vendet të tjera dhe janë në fazën e parë. Për fat të keq, sado e avancuar të jetë teknologjia e shkencat bilogjike, vaksinat marrin 18 muaj dhe minimumi një vit për t’u prodhuar. Vaksinat duhet të provojnë që së pari, nuk paraqesin rrezik dhe së dyti, që pastaj janë efektive.

Pyetje: Çfarë parashikohet për muajt e ardhshëm. Diçka pozitive dhe shpresëdhënëse në lidhje me një zgjidhje më imediate, të shpejtë në mënyrë që jeta të kalojë në normalitet.

Përgjigje: COVID-19 do të jetë një nga bashkëudhtarët e padëshiruar të njerzimit. Për muajtë e ardhëshëm duhet të tregohet kujdes dhe veҫanërisht për personat e moshuar dhe me sëmundje të ndryshme, jeta nuk duhet të kthehet në jetën normale të para-COVID-19 derisa të kemi vaksinën. Realiteti është që do të ketë dhe valë të dytë të COVID-19. Do të jetë shumë gabim nëqoftëse të gjithë nuk e marrin vaksinën e gripit. Pavarësisht nga mosha dhe shëndeti, mund të jetë fatale nëqoftëse dikush sëmuret nga të dyja: si COVID-19 edhe Influnza. Shpresëdhënës është fakti që asnjëherë në historinë e njerëzimit dhe të mjekësisë nuk ka pasur mobilizim intelektual dhe shkencor të këtyre përmasave për të gjetur trajtimin dhe vaksinën kundër COVID-19. Organizata WHO ka filluar provat për disa medikamente (Solidarity Clinical Trial) për COVID-19. Shumë qendra në Canada, përfishirë edhe në Calgary, marrin pjesë në këtë dhe projekte të tjera. Shpresojmë që brenda vitit të kemi të paktën trajtime effektiv.

Pyetje: A keni ndonjë mesazh, këshillë për komunitetin tonë këtu në Kalgari por edhe më gjerë, për çdo shqiptar që po lexon këtë intervistë?

Përgjigje: Uroj dhe shpresoj që të gjithë shqiptarët kudo në botë t’a kalojnë me sa më pak sakrifica dhe dhimbje këtë peruidhe të vështirë. Gjithashtu, ju ftoj që të ndjekim rregullat e vendosura nga qeveria për të mbrojtur vehten dhe njëri tjetrin. Tregohuni të kujdesshëm edhe mbas relaksimit të rregullave sepse virusi do të vazhdojë të jetë mes nesh. Respektoni distancën, higjenën e duarve. Familjarizohuni me websitet dhe guidelines të Shëndetit Publik të Pronvincave apo Shtetit ku jetoni. Merrni informacion që është i besuar dhe i konfirmuar nga Health Canada, WHO, CDC (Europe dhe US) dhe mos hezitoni të kontaktoni mjekun e familjes apo specialistët që ju shërbejnë rregullisht. Faleminderit për privilegjin dhe mundësinë për të ndarë disa mendime me ju.

E mbyllim intervistën duke falenderuar Dr. Meshin dhe duke i uruar shëndet e lumturi!

Marrë nga: ALBCANYYCC

(a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora adriana fishta-bejko bernard meshi kanada komuniteti shqiptar në kanada adriana fishta-bejko bernard meshi kanada komuniteti shqiptar në kanada

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen