LIVE UPDATES
Bota

Kosovë/ Vjen reagimi i ministrit Vitia, pasi Gjykata vlerësoi se ai e shkeli Kushtetutën

2 Maj 2020, 08:16 Nga DOSJA
Kosovë/ Vjen reagimi i ministrit Vitia, pasi Gjykata vlerësoi se ai e

Kosovë- Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se ministri në detyrë, Arben Vitia, shkeli Kushtetutën e vendit, kur e vendosi Prizrenin në karantinë, për shkak të koronavirusit.

“Të gjitha masat që kemi marrë vijnë si rekomandim direkt i IKSHPK-së. IKSHPK ka konsideruar që Prizreni konsiderohet i infektuar ose drejtpërdrejt i rrezikuar nga përhapja e infeksionit COVID-19”, thuhet në një komunikatë të MSH’së. “Puna jonë është bërë gati e pamundur në këtë kohë kur opozita në vazhdimësi ka refuzuar të bashkëpunojë në raport me nismat legjislative”, thekson MSH. “Megjithatë, ne mbesim të përkushtuar në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por po me aq përkushtim ne veprojmë për respektimin e të drejtës në jetë – e cila është e drejtë absolute”, thuhet më tej.

Komunikata e plotë e MSH’së:

Të dashur qytetarë,

Sonte pranuam njoftimin nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me rastin KO 61/20.

Sipas këtij njoftimi Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Vendimet “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, janë në përputhshmëri me Kushtetutën, me përjashtim të pikave përkatëse të dispozitivit të cilat përcaktojnë kundërvajtjet administrative, ndërsa Vendimin për shpalljen “zonë karantinë” në Komunën e Prizrenit, e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjykata njëzëri konstatoi se në nxjerrjen e Vendimeve të lartcekura, Ministria e Shëndetësisë, ka vepruar në përputhje me autorizimet e përcaktuara përmes Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, dhe rrjedhimisht “ndërhyrjet” në të drejtën e lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, përmes pikave të lartcekura, ishin “të përcaktuara në ligj”. Gjykata gjithashtu konstatoi se të njëjtat ndjekin një “qëllim legjitim”, përkatësisht atë të mbrojtës së “shëndetit publik”, siç është përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së; janë proporcionale në raport me “qëllimin legjitim” të ndjekur; dhe janë “të domosdoshme në një shoqëri demokratike”.

Mirëpo, Gjykata në anën tjetër me shumicë votash ka vendosur se vendimi për vendosjen e Komunës së Prizrenit në zonë karantine nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën meqenëse “karantina” sipas Ligjit nr.02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, mund të urdhërohet nga Ministria e Shëndetësisë, pas rekomandimit të IKSHPK-së, vetëm për persona fizikë për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshuar për sëmundje ngjitëse.

Ne dëshirojmë të qartësojmë tre gjëra sonte:

1. Të gjitha masat që kemi marrë vijnë si rekomandim direkt i IKSHPK-së. IKSHPK ka konsideruar që Prizreni konsiderohet i infektuar ose drejtpërdrejt i rrezikuar nga përhapja e infeksionit COVID-19.

2. Puna jonë është bërë gati e pamundur në këtë kohë kur opozita në vazhdimësi ka refuzuar të bashkëpunojë në raport me nismat legjislative.

3. Megjithatë, ne mbesim të përkushtuar në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por po me aq përkushtim ne veprojmë për respektimin e të drejtës në jetë – e cila është e drejtë absolute.

Të gjithë së bashku do të organizohemi më së miri edhe për procedurat e mbi të gjitha për mbrojtjen e shëndetit publik.

Bashkë do ta kalojmë edhe këtë fazë të hidhur pandemie.

Falenderime për të gjithë të angazhuarit në këtë betejë, por edhe për të gjithë zyrtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët janë dhe ata në krye të detyrës në këto ditë të vështira.

Marrë nga Gazeta Ekspress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben vitia arben vitia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet