Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Lajme të mira nga Kosova, konfirmohen 7 raste të reja dhe 27 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit
1 Maj 2020, 21:00Nga DOSJA
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19. Në një deklaratë për mediat kanë bërë me dije se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 813.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare ka testuar 221 mostra, prej të cilave 7 kanë rezultuar pozitive, por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 27 persona.
“Sot më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës. Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste.
Nga data 08 shkurt deri më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.644 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e trembëdhjetë (813) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 01 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.372.285 raste të COVID-19 dhe 238.084 raste të vdekjes”, është ky njoftimi nga IKSHPK.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI- Ventilatorët kinezë që ministrat britanik kërkuan për t’i përdorur për trajtimin e pacientëve me koronavirus, kanë rezultuar të dobët dhe të papërshtat...
MAQEDONI E VERIUT– 4 persona kanë humbur jetën gjatë 24-orëve nga Covid-19 në Gjermani, duke e çuar totalin në 81 viktima.Autoritetet shëndetësore kanë n...
FRANCË– Franca ka shënuar një numër më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi, krahasuar me ditët e mëparshme. Autoritet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë ...
KOSOVË- Kryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh deputet, Behgjet Pacolli, ka thënë se asnjëherë nuk ka shprehur kundërshtimin e tij për një vendosje të ...
SHBA– Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka dalë në mbështetje të protestuesve të Michiganit, të cilët kanë dalë të protestojnë, për masat e vendosura ndaj kor...
SHBA- Një nga këshilltaret kryesore të Drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të ...
KOSOVË– Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka marrë sot vendimin që të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, që mandatonte Abdullah...
TIRANË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e Thaçit e nuk lejon formimin e qever...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e Presidentit për mandatimin e qe...