LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Biznes, këngë e skandale, Xhesika Ndoja i futet kinemasë: S’kam nevojë për partner, më mbyllet një dhe më hapet një t

27 Tetor 2019, 14:58 Nga DOSJA
Biznes, këngë e skandale, Xhesika Ndoja i futet kinemasë:

TIRANË- Është 31 vjeçe, ka një vajzë, një biznes, disa këngë e disa skandale, një film e një biznes, por jo partner për momentin. Bilanci i jetës së Xhesika Ndojës ka dhe aksionin brenda, ndaj kjo ishte arsyeja pse e pranoi rolin e parë në kinema, si aktore në filmin “Gjurmë pa shenjë”.

Pasi realizoi klipin “S’ta fali”, ka vendosur të bëjë pak pushim, për t’u rithyer më një projekt të mirëmenduar. Për jetën e saj para dhe pas kamerave, Xhesika flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Je bërë pjesë e xhirimeve të një filmi me titull “Gjurmë pa shenjë”. Kush ta bëri ofertën për t’i hyrë edhe kinemasë, përveç muzikës? 

Xhirimet e filmit “Gjurmë pa shenjë” ka qenë dëshira e Maxit, pra regjisorit dhe kryesorit të filmit dhe me kënaqësi e pranova, pasi edhe vetë u binda që ia vlente. Ishte një histori që më goditi kur lexova skenarin. Dhe ndaj vendosa, duke qenë se në shumë filma më kanë kërkuar të luaj si aktore, por nuk kam pranuar.

Cili është roli yt në këtë film dhe t’u duk e vështirë të hyje nën lëkurën e një personazhi që s’është si ty? 

Unë luaj rolin e dëshmitares së një martese, ku në fund unë përfshihem edhe në një skenë aksioni, që s’dua ta zbuloj. Mbetet ta shikoni kur filmi të jetë gati. Biznesi tashmë është angazhimi yt parësor. Është aq fitimprurës sa të bëjë të lësh gjithçka tjetër? Përsa i përket biznesit, ‘Xhesika Store’ është një butik që sjell veshje të një stili të veçantë e jo veshje që gjenden në çdo cep rruge. (Qesh)

Me sa shifra pretendon ta çosh pasurinë?

S’mund të them ndonjë shifër se sa do e bëj pasurinë, por që vajza ime Alessia të mos ketë nevojë të punojë. Sa i takon muzikës, ke menduar ta përsërisësh duetin me Kallashin dhe me cilën këngëtare tjetër të showbizz-it mendon se përshtatesh për skena provokuese? Bashkëpunimin e dytë me Kallashin e kishim menduar, por më pas hoqa dorë sepse mendova ta lëmë pak famën e të bëjmë pak pauzë sepse u lodhën portalet duke u marrë me ne.

E si mund të jetë një rikthim ndryshe nga ty? 

Në fakt, jam duke punuar për këngën e re dhe jo më kot nuk kam sjellë këngë të reja këto kohë në treg, pasi dua të vij me diçka bombë kësaj here.

Jeta jote në botën e showbizz-it është shoqëruar edhe me skandale. Çfarë nuk do të doje të përjetoje më tani e tutje? 

Jeta ime është shoqëruar me skandale dhe unë mendoj se “skandali” janë vetë ata që e krijuan atë, jo unë. Unë s’jam penduar për asgjë, pasi këtu ku jetojmë ne, e bëjnë zhurmën vetë njerëzit.

Je nënë e vetme e një vajze. Çfarë do t’i mësosh të bëjë mirë në jetë? 

Unë jam nënë e një vajze, e lumtur pafund. Deri tani e kam mësuar dhe do ta mësoj vit pas viti që të arrijë të kuptojë e ta jetojë jetën si të vijë.

Ndihesh e zhgënjyer nga meshkujt dhe, a mendon se ka diçka që nuk shkon mirë tek ata në marrëdhënie me ty? 

Unë nuk ndihem e zhgënjyer nga meshkujt, pasi kush ia bën vendin vetes, ia bën. Mua asgjë s’më bëjnë, thjesht mbyllet një derë dhe hapet një tjetër. Është dashuria një ndjenjë që e kërkon, apo ia lë rastësisë? Dashuria për mua është shumë e vlefshme dhe s’do qëndroja kurrë me dikë nëse s’do ta doja.

Martesën e aspiron dhe cilit person mund t’i thuash ‘po’? 

Burra ka, por për mua s’ka sepse unë pjesën më të bukur të jetës sime po e kaloj vetëm. Më vonë burri s’më hyn në punë më, sepse jam bërë vetë burrë e vetë grua dhe s’më bën përshtypje më asgjë.

Marrë nga Panorama Plus

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz intervista e xhesika ndojes xhesika ndoja intervista e xhesika ndojes xhesika ndoja

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 27 Tetor 2019, 13:40

Më fal bir! (Tregimi i së dielës)

Gjelinës ia thanë ashpër:”Nesër,pa gdhirë mirē dil në xhade e me ndonjë Škodë të druve thyej zverkun në fshatin tënd. Të mbaroi internimi. E rri sus se të sjell...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni