LIVE UPDATES
Ekonomi

Bizneset e mëdha/ Një karantinë e dytë do kishte pasoja fatale për ekonominë

15 Tetor 2020, 10:16 Nga DOSJA
Bizneset e mëdha/ Një karantinë e dytë do kishte pasoja

Në Shqipëri, nga dita e sotme të gjithë do të duhet të vënë maska, edhe në ambientet jashtë, si një masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Kryeministria Rama, pak ditë më parë, kur bëri publike këtë vendim, tha se “Ishte parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të fillonin të rriteshin, por ndërsa në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo që ne duhet me çdo kusht të përpiqemi dhe të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e përgjithshme e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonomitë e shumë familjeve dhe shtetin”.

Vetëm nga një mbyllje prej gati 3 muajsh, nga mesi i marsit deri në mes të majit, ekonomia shqiptare pati pasoja të rëna. Në tremujorin e dytë, rënia e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) ishte -10% me bazë vjetore. Humbjet në vlerë absolute vetëm në këtë tremujor ishin 500 milionë euro dhe duke përfshirë edhe marsin arritën në 570 milionë euro.

Ekonomia pritet të bjerë të paktën me -7.5% këtë vit, sipas FMN-së, -8.4% sipas Bankës Botërore dhe -9% sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke shënuar tkurrjen më të madhe nga kriza e piramidave në 1997-n.

Vetëm për 6 mujorin e parë të vitit, zyrtarisht rreht 50 mijë persona mbetën të papunë, pjesa më e madhe e tyre të rinj të moshës deri në 29 vjeç. Disa prej përfaqësuesve të bizneset më të mëdha në vend, të intervistuar nga Monitor, kanë paralajmëruar se një mbyllje e dytë do të kishte pasoja mjaft të rënda, në mos fatale për ekonominë.

“Një karantinë e dytë, do ta dëmtonte shumë biznesin, konsumin dhe prodhimin dhe do të jetë fatale për ekonominë”, tha Arif Shkalla, drejtor ekonomik i Kurum.

Kompania më e madhe e prodhimit të çelikut në vend dh eksportuesi i dytë në vend u detyrua të ndërpriste për disa javë aktivitetin gjatë periudhës së karantinës, çka solli humbje të mëdha.

Edlira Muka, Drejtoreshë e Përgjithshme e grupit BALFIN, më i madhi i pakicës në vend pohon se në lidhje me ecurinë e bizneseve, nëse do të kishte një mbyllje tjetër të ngjashme me atë të pranverës, mund të themi që situata do të bëhej mjaft e zymtë.

“Shumë biznese, dhe jo vetëm në rajonin tonë, do ta kishin të vështirë të përballonin një përsëritje të mbylljes. Kjo do të vinte edhe vetë shtetet në vështirësi të mëdha, pasi do të rritej papunësia dhe do të uleshin të ardhurat e shtetit nga taksat si pasojë e mbylljes së bizneseve. Edhe më e vështirë do të ishte rindezja e motorëve të ekonomisë, pas një mbylljeje të dytë. Jo të gjithë bizneset do t’ia dilnin të rihapeshin. Pra, nuk do të ishte e lehtë për askënd, por gjërat duhen gjykuar rast pas rasti dhe në varësi të situatës shëndetësore, duke shpresuar gjithnjë për më të mirën”, ka pohuar znj. Muka.

Pasojat do të ishin të mdha edhe në sistemin financiar.

“Do të jetë mjaft e vështirë për të tejkaluar koston financiare të ndonjë mbylljeje të re, por mund të shohim hapa të ngjashëm të marra nga vendet e tjera me masa shtesë apo kufizime të reja. Është e vështirë të jesh indiferent nga trendi global. Karantina është mundësia e fundit për menaxhimin dhe duhet të shmanget derisa të provohen të gjithë zgjidhjet e tjera të mundshme”, thotë z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare, më të madhes në vend.

Zëvendespresidenti i Kastrati Group, z. Leonard Kastrati, kompanisë më të madhe në vend, sipas të ardhurave, është pak më optimist. Ai pohon se në kushtet normale, çdo ndërprerje e aktivitetit ndikon në ecurinë e biznesit në tërësi.

“Një ndërprerje e dytë, ndryshe nga ajo e para, ndonëse nuk do të kishte efektin ‘shock’, do të rriste pasiguritë dhe pasojat e saj do të vareshin nga kohëzgjatja. Çdo pasiguri dhe çdo shtyrje në kohë e planeve të rikuperimit, do të kishte pasoja negative për ekonominë. Projeksionet tona janë për një normalizim dhe mosmbyllje. Të gjitha të dhënat flasin për një ecuri normale dhe një përmirësim të shpejtë të të gjithë indikatorëve të biznesit, dhe më kryesorja, kompensim të kohës dhe energjive të humbura”, pohon ai.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi bizneset e mëdha kriza e covid-19 bizneset e mëdha kriza e covid-19

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet