LIVE UPDATES
Aktualitet

Biznesmeni po blinte vezë për nënën e sëmurë, zbardhet zanafilla e vrasjes së Niko Goros, e motra ulëriti: Mos, vëllai

19 Tetor 2020, 12:03 Nga DOSJA
Biznesmeni po blinte vezë për nënën e sëmurë,

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje nga zanafilla e krimit të ndodhur në Vlorë, ngjarja e ndodhur të shtunën që lamë pas. Mësohet se viktima, mëngjesin e fundit të jetës së tij, kishte dalë nga shtëpia, për të blerë vezë në supermarketin e të motrës, të cilat do t’ia dërgonte në banesë nënës së tyre të sëmurë.

Por, sipas gazetarit Qyno, sapo ka dalë nga supermarketi, biznesmeni i ndërtimit, Niko Goro, është qëlluar me 6 plumba pistolete, nga autori i krimit Kliti Leka, ku 5 prej tyre e kanë kapur në trup. Niko Goro, ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një plumb në këmbë, ka marrë motra e tij, Eftinia, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy punonjëset e supermarketit, fillimisht kanë menduar se krismat ishin fishekzjarre, por kur kanë dalë jashtë dhe kanë parë një person me kapele dhe armë, janë futur poshtë sportelit të supermarketit.

“…Mos vëllai im…, mos vëllai im…”, këto janë fjalët e vetme që motra e Nikollaq Goros, Eftinia, i ka shqiptuar duke bërtitur me zë të fortë, teksa shikonte vëllanë e saj, që u qëllua me armë nga Kliti Leka.

Pas krimit, autori Kliti Leka, u largua me një automjet të marrë me qira në Tiranë, ndërsa një nga dëshmitarët në vendngjarje ka bërtitur disa here:“…e vrau, e vrau…”. Në ikje e sipër, Leka është lokalizuar nga policia e Himarës në plazhin e Livadhit, ku kishte braktisur makinën dhe ishte larguar me vrap në drejtim të godinave të një ish-reparti Ushtarak, që vendasit e quajnë “Ish-prozhektori”.

Efektivët e policisë që po e ndiqnin, e kanë pikasur Kliti Lekën, në një ferrë, ku i kanë pohuar: “…Jemi Policia e Shtetit, hidhe armën, dorëzohu, mos bëj asnjë lëvizje…”. Ndërsa Leka, u është përgjur: Nuk kam asnjë punë me ju…”. Në këtë moment Kliti Leka, ka hedhur armën dhe ka dalë në një terren të hapur, ku efektivët e policisë kanë shkuar dhe e kanë arrestuar.

 Gjatë kontrollit, Kliti Lekës, ju sekuestrua një automatik kallashnikov me dy karikatorë, një pistoletë “Heckler Koxh” me fishek në fole, dhe 60 fishekë automatiku. Mes sendeve të sekuestruara, efektivët e policisë i gjetën Kliti Lekës, dhe një qese ku brenda saj kishte një mollë dhe një banane, ku me sa duket autori kishte planifikuar të largohej në mal dhe për pasojë ishte pajisur dhe me ushqim.

Pritet që ditën e nesërme Kliti Leka, të dalë parë gjykatës së Vlorës, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”, që do kërkojë prokuroria. Kliti Leka, ka pranuar autorësinë e krimit, pasi siç ka deklaruar ai në polici, vrasjen e ka kryer pasi ishte mashtruar nga biznesmeni Nikollaq Goro, kushëri i kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro. Ky mashtrim kishte ndodhur pasi Kliti Leka, kishte vënë në dispozicion plot 2650 metra katror me qëllim ndërtimin e pallatit nga Niko Goro, por ky i fundit më pas nuk kishte pranuar ti jepte pjesën takuese të apartamenteve.

Nuk më dha pjesën takuese të apartamenteve. E vrava se nuk kisha zgjidhje tjetër me Goron, kisha folur kaq shumë herë me të, dhe nuk dija ç’të bëja me,”- ka rrëfyer ai para grupit hetimor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kliti leka vritet ndërtuesi niko goro arrestohet kliti leka vritet ndërtuesi niko goro

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet