“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Blenë 2400 ton krom! EMRAT-Kush janë biznesmenët që prej 3 vitesh kishin konflikt me Çalin
5 Prill 2022, 14:00Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Vëllai i Iljaz Çalit nuk ka mbajtur “sekrete” ndaj grupit hetimor duke treguar me emra personat që kanë pasur përplasje dhe konflikte me ta. Sipas tij, Rrahim Dedaj dhe Ilir Çami janë personat e vetëm që kanë pasur probleme me vëllezërit e tij, madje pretenoi se i kanë pasur shumën prej 1 milionë dollarësh borxh.
Por sipas gazetarit Elton Qyno, i cili ka siguruar dosjen hetimore, Rrahim Dedja, rezulton të jetë një biznesmen kromi dhe zotëron disa galeri në zonën e quajtur “Fushë-Lopë” në Bulqizë. Ndërsa Ilir Çami, rezulton të jetë pronar i kompanisë “Drini Bulqiza”, i cili ka marë leje shfrytëzimi për galeritë Nr. 45-47 deri gal 29 tek zona “D” në Bulqizë.
Me të dy, vërtetohet se viktima Iljaz Çali, i cili prej vitit 2011 zotëronte kompaninë “Çami-Metal”, kishte një konflikt të theksuar për sa i përket gërmimeve të paligjshme që kryheshin në territorin e tij. Rrahim Dedja, sipas dy vëllezërve i kishte blerë një sasi prej 2400 ton mineral dollarë, me vlerë prej 1 milion euro. Para që nuk i kanë marrë kurrë pas edhe pse kishin kaluar 3 vite, e pikërisht kjo shumë ka ngjallur konflikte verbale prej disa kohës. Madje dhe natën e krimit, i vëllai dëshmoi se Çali po debatonte me dikë në celular.
Si Dedja dhe Ilir Çami, mësohet të jenë shoqëruar në polici, ku dhe kanë deklaruar mbi përplasjet që kanë pasur me Iljaz Çalin dhe vendodhjen e tyre mbrëmjen kur është kryer vrasja në autostradë, e më pas janë lënë të lirë. Derimë tani të dy janë përjashtuar në mënyrë kategorike implikimin e tyre në këtë ngjarje të rëndë. Po ashtu, Rrahim Dedja, rezulton të jetë dhe anëtar në Këshillin Bashkiak të Bulqizës, ku përfaqëson Partinë e të Drejtave të Mohuara.
Bilbil Beqaraj, prej 40 vitesh punon si agronom. Ai thotë që arsyeja kryesore se përse prodhimet bujqësore shqiptare rezultojnë të mbingarkuara me pesticide ësh...
ELBASAN– Detaje të reja janë publikuar nga përplasja me armë mes të fortëve të Elbasanit, ku i plagosur dhe më pas i arrestuar mbeti Nuredin Dumani, një n...
TIRANË– Ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Alqi Bllako, do të merren në pyetje nga SPAK, në cilësinë e të pandeh...
ELBASAN– Një makinë ka përfunduar në ujërat e liqenit të Belshit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pranë postës së Policisë teksa një mjet ka përfundu...
DURRËS– Pas 10 muajsh është zbuluar brenda një kamioni në Portin e Durrësit 1 kilogramë heroinë. Më parë u zbulua në këtë kamion 17 kilogram heroinë ...
VLORË- Një aksident është shënuar në vendin e punës, pasditen e sotme në Dhërmi. Një 60-vjeçar, i identifikuar me iniciale Th.P., nga Lushnja është ...