6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
DURRËS– Pas 10 muajsh është zbuluar brenda një kamioni në Portin e Durrësit 1 kilogramë heroinë. Më parë u zbulua në këtë kamion 17 kilogram heroinë në muajin qershor të 2021. Në pranga, në atë kohë, ka rënë shoferi i kamionit Sulo Paja. Policia thotë se kishte informacion, se brenda kamionit kishte sërish lëndë narkotike, ndërsa mbetet e paqartë, sesi nuk është mundur që të zbulohet në atë kohë. Policia e Durrësit sot ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionin tip “Scania” dhe pas ndërhyrjeve me mjete prerëse, në shasinë e kamionit, u bë e mundur gjetja e sasisë së lëndës narkotike heroinë, me peshë 1 kilogramë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Port Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “ATTEMPT”. Sekuestrohet në portin e Durrësit, në vijim të operacionit, edhe 1 tjetër kilogramë heroinë. Operacioni i nisur më 26 qershor 2021, nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Shkodrës. Gjatë operacionit u sekuestruan 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit, shtetasi S. P. Në vijim të veprimeve të thelluara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës kanë marrë informacion se në kamionin e sekuestruar në portin e Durrësit, gjatë operacionit “ATTEMPT”, në qershor 2021, mund të kishte përsëri lëndë narkotike. Bazuar në këto informacione, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Shkodër, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionin tip “Scania”. Pas ndërhyrjes me mjete prerëse, në shasinë e kamionit u bë e mundur gjetja e një sasie tjetër lënde të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 1 kilogramë. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit të arrestuar S. P. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. Theksojmë se në datën 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në kuadër të operacionit policor “ATTEMPT”, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte në drejtim të Malit të Zi. Për një kontroll më të specializuar, kamioni që drejtohej nga shtetasi S. P., 56 vjeç, është shoqëruar në portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit të Durrësit, që veprojnë përherë në port. Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në kamion ishin fshehur rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
VLORË- Një aksident është shënuar në vendin e punës, pasditen e sotme në Dhërmi. Një 60-vjeçar, i identifikuar me iniciale Th.P., nga Lushnja është ...
ELBASAN– Një 42 vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit dhe pritet t’i dorëzohet drejtësisë italiane. Klodjan Hajderlli ishte shpallur në kërkim ...
Një punëtor u rrah në mes të një kafeneje në kryeqytet nga një i ri, që mbasi e priti gjatë që t’i rregullonte rubinetin e çezmës, shkoi në vendin ku bur...
TIRANË– Dhjetë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Po ashtu policia ka shpallur në kërkim edhe 4 të tjerë. N...
Zyrtarët zgjedhorë në Hungari kanë njoftuar se numërimi fillestar i votave sugjeron se Viktor Orban dhe partia e tij, Fidesz, kanë shënuar fitore në zgjedhjet e...
TIRANË– Ilax Çali njihej me 3 emra. Julian, Jurgen dhe Iljaz Çali janë emrat që viktima përdorte. 37-vjeçari rezultonte të kisht...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim dosjen ndaj Rasim Dodës, ish-gjyqtarit të Sarandës, i akuzuar për korrupsion. Gjykata e Lartë thotë se...
Në Tiranën tone të mbipopulluar ekziston një komunitet studentësh prej 82 personash. 15 linja qarkullojnë në kryeqytet. Kevini së bashku me 4 studentë të tjerë ...
BULLGARI– Vizita dy ditore e presidentit Ilir Meta në Bullgari është zbardhur nga mediat vendase. Mësohet se ceremonia e pritjes së Metës është zhvilluar ...
TIRANË- Para ekzekutimit, Iljaz Çali ndaloi në një sufllaqeri në rrugën e Elbasanit. Oranews raporton se viktima para se të shkonte në banesën e tij...