LIVE UPDATES
Bota

“Bleu mobilje me lekët që vodhi”, Prokuroria kërkon burg për Katica Janevan (Video)

21 Gusht 2019, 15:09 Nga DOSJA
“Bleu mobilje me lekët që vodhi”, Prokuroria kërkon

MAQEDONIA E VERIUT– Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (PKOK) mbajti konferencë për shtyp në të cilën sqaroi detajet e arrestimit e kryeprokurores së Prokurorisë Speciale (PSP), Katica Janeva në rastin “Reket”.

Sipas Joveskit, ekzistojnë dyshime të bazuara në bazë të nenit 353, alinea 3 sipas Kodit Penal se prokurorja publike e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka përfituar të mira materiale.

Prokuroria e ka zgjeruar hetimin duke përfshirë edhe prokurorin publik që është arrestuar dhe është kërkuar masë paraburgimi. Në bazë të dëshmive të siguruara është vërtetuar se prokurorja e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare që e ka fituar në bazë të Ligjit për Prokurori Speciale duke përfituar kështu për vete dhe për persona të tjerë të mira materiale” tha Joveski.

Duke ia shlyer masat e paraburgimit të dyshuarit në lëndën “Perandoria”, duke ia kthyer dokumentet e udhëtimit dhe duke propozuar që ai të jetë dëshmitar i fshehtë ose të pranojë fajin dhe të ketë dënim më të vogël”, Janeva e ka keqpërdorur pozitën e saj,”- tha prokurori.

Ajo dhe dy të dyshuarit tjerë, Bojan Jovanoski- Boki 13 dhe Zoran Milevski – Zoki Kiçeec, kanë përfituar materialisht nga Orce Kamçevi,  i dyshuari në lëndën “Perandoria”.

Janeva për vete ka blerë mobilje dhe gjësende në vlerë prej 298 mijë denarë ndërsa për Boki 13 dhe Zoran Milevskin ka blerë pronë prej 1,5 milionë euro.

Sipas kryeprokurorit, “nga muaji nëntor 2018 deri në prill 2019 njëri nga të dyshuarit në këtë hetim (bëhet fjalë për Boki 13 – shënim i redaksisë), duke e shfrytëzuar ndikimin e tij ndaj prokurores të krijuar nga lidhjet shoqërore, e ka ndikuar atë të kryhen vepra zyrtarisht të ndaluara.”

Joveski tha se pasi që prokurorja e dyshuar e ka miratuar vendimin për zhvillim të hetimit për më shumë persona në lëndën “Perandoria”, ajo ka ndikuar në rast për njërin nga personat ndaj të cilit ka pasur hetim, t’i lehtësohet pozita e tij në procedurën hetimore, duke ia hequr kështu masën e paraburgimit me paraburgim shtëpiak, (bëhet fjalë për biznesmenin Orce Kamçev– shënim i redaksisë), t’i jepet kualifikimi “dëshmitar i mbrojtur” dhe me vendim të ndërpritet procedura hetimore për të OSE të bëhet marrëveshje që ai ta pranojë fajin dhe më këtë t’i pasojë dënim më i ulët për vepra penale më të lehta në rastin “Perandoria” si dhe të paguajë dëmshpërblim dhe ti hiqet masa e kujdesit duke ia kthyer atij dokumentet e udhëtimit.

“Prokurorja e ka pranuar ndikimin e bërë nga i dyshuari (Boki 13) dhe ka dhënë propozim që i ndërpritet paraburgimi i të dyshuarit në lëndën “Perandoria” dhe ti jepet masë më e lehtë, paraburgim shtëpiak, kështu që në datë 27 dhjetor 2018, Gjykata e Apelit e ka lëshuar në paraburgim shtëpiak personin e dyshuar,”- tha Joveski.

Pas disa telefonatave me zë të hapur- spikerfon dhe pas disa takimeve, pasi që Kamçev dhe gruaja e tij janë bindur në ndikimin që ka pasur i dyshuari për rastin “Reket” Boki 13 ndaj Katica Janevës; Boki 13 dhe i dyshuari tjetër – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec i kanë kërkuar 8 milionë euro për “lehtësim të pozitës së tij” në lëndën “Perandoria”. Me 20 shkurt 2019, dy personat në fjalë kanë shkuar te shtëpia e Orce Kamçevit dhe i kanë marrë 1 milion euro ndërsa më herët derisa Kamçev ka qenë në paraburgim, nga gruaja re tij kanë marrë 500 mijë euro, tha prokurori. Më pas me propozim të prokurores, në mars gjykata ia ka kthyer Kamçevit dokumentet e udhëtimit.

Joveski tha se nuk ka të dhëna se paratë kanë përfunduar jashtë shtetit apo te ndonjë politikan.

Prokurorja Vilma Ruskoska konfirmoi se Janevës i është konfiskuar edhe kompjuteri i punës në Prokurorinë Speciale.

Një ditë më parë, Janeva është marrë katër orë në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nga ana e shefes Vilma Ruskoska. Janeva, ka dalë lirshëm prej Prokurorisë dhe tha se nuk ndihet fajtore.

“Unë nuk mundem të them nëse hetimi do të zgjerohet kundër meje. Për atë do ta pyetni prokuroren. Unë nuk ndihem fajtore”, tha Janeva.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen përpos Janevës të dyshuar janë edhe dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” publikoi disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Marrë nga Portalb.mk

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arrestimi i katica janeva skandali ne maqedonine e veriut arrestimi i katica janeva skandali ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë